Shi dhe borë, ky është parashikimi i motit për sot

Sot mot me shi dhe me borë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 07-08.04.2021

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey