Shi dhe shkarkime rrufesh , parashikimi i motit për sot

Mos dilni pa çadër sot.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërkaq, dita e shtune parashihet kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey