Shilegov: Humbja e Bashkisë së Shkupit ndodhi për shkak të ndarjeve në parti

Ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, mbrëmë para organeve partiake tha se disfata në Shkup ishte krejtësisht e papritur dhe se ajo ka ndodhur për shkak të ndarjes në parti, transmeton “TV21” duke u thirrur në burime partiake.

“Kur askush nuk na priste, humbëm në Shkup”, u tha Shilegov anëtarëve të partisë.

Para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, Zoran Zaev në televizion tha se do të japë dorëheqje nga kryesimi i LSDM-së dhe posti i kryeministrit nëse partia humbet Shkupin dhe kjo më pas çoi në zgjedhjet aktuale të zyrtarëve të rinj të partisë dhe qeverisë së re.

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, para organeve të partisë, sipas të njëjtave burime, ka thënë se të nominuarit e rinj “nuk vijnë në pozita, por përkundrazi janë njerëz të realizuar që vetëm do të sjellin shtesë forcë dhe bashkim në parti”.

Kovaçevski bëri thirrje që të mos krijohen fraksioneve, sepse vetëm një muaj më parë u diskutua për bashkim.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey