Shilegov ministër i mundshëm i Transportit dhe Lidhjeve?

Burime qeveritare nga kampi i LSDM-së bëjnë të ditur për TV21 se Petre Shilegov është kandidat për të udhëhequr me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në përbërjen e re qeveritare. TV21 kontaktoi me Shilegov, i cili as nuk e mohoi por as nuk e pohoi informacionin. Ndryshe, me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve aktualisht udhëheqë Bllagoja Boçvarski, kuadër i LSDM-së, ndërkaq Shilegov në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey