Shkalla e infeksionit dhe vdekshmërisë nga Covid-19 ka rënë për 80% pas dozës së parë të vaksinës

Pesë javë pasi u vaksinuan me dozën e parë të vaksinës Pfizer, Moderna dhe AstraZeneka, shkalla e infeksionit tek të rriturit e të gjitha moshave ka rënë me 80 përqind, tregon studimi italian i botuar fundjavën e kaluar, shkruan Panacea.mk.

Studimi i parë i tillë evropian mbi ndikimin real të imunizimit u krye nga shkencëtarët nga Instituti kombëtar i shëndetit dhe Ministria e Shëndetësisë në Itali tek 13.7 milion njerëz të vaksinuar në të gjithë vendin.

Shkencëtarët studiuan të dhënat nga dita kur filloi vaksinimi në Itali – 27 dhjetor 2020 dhe studimi zgjati deri më 3 maj 2021.

Analiza e tyre tregoi se rreziku i infektimit me virusin SARS-CoV-2, si dhe hospitalizmi dhe vdekshmëria, gradualisht ulen pas dy javëve të para të marrjes së dozës së parë të vaksinës.

“35 ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, shkencëtarët panë 80 përqind më pak raste të infeksionit, 90 përqind më pak hospitalizime dhe 95 përqind më pak vdekje nga efektet e COVID-19”, njoftuan nga instituti.
Prandaj, ata tregojnë se i njëjti model vërehet si tek burrat ashtu edhe tek gratë, pavarësisht nga mosha e tyre.

“Këto të dhëna mbështesin efektivitetin e fushatës së vaksinimit dhe nevojën për të arritur vaksinimin më të madh të popullatës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos përballemi më me gjendje urgjente mjekësore”, thakson drejtori i institutit, Silvio Brusafero.

Midis pjesëmarrësve në studim, 95 përqind e atyre që morën dy doza të vaksinës Pfizer dhe Moderna, ndërsa pjesa tjetër iu referua personave të vaksinuar me vaksinën AstraZeneka, të cilët akoma nuk kishin marrë dozën e dytë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey