Shkarkimi i Mourinho-s, flet Kane: U surprizova nga lajmi, largimin e tij e mësova…

Harry Kane mungoi në stërvitjen e së premtes dhe po lufton me kohën për të mos munguar në finalen e Kupës së Ligës kundër City-t nesër në “Wembly”.

Sulmuesi, i cili vuan një dëmtim në kavilje, flet për herë të parë edhe për shkarkimin e Jose Mourinho të hënën. Gjatë një interviste për “Sky Sports”, ai tha se e zbuloi atë vetëm 5 minuta përpara se të njoftohej zyrtarisht dhe ishte i surprizuar: “Do jem 100% i sinqertë.

Unë u surprizova nga lajmi. Erdha në qendrën stërvitore atë ditë dhe e zbulova pas 5-10 minutash përpara se të komunikohej. Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me Mourino-n. I uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Tani kemi një finale për të përgatitur”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey