Shkarkohet drejtori i Hetimeve në Policinë e Kosovës

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova është shkarkuar nga detyra që kishte deri tani.

Mësohet se në vend të ish-drejtorit Shillova si ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të Hetimeve është vendosur Arben Paçarizi.

Shkarkimi i Shillovës siç mëson KALLXO.com ndodhi gjatë ditës së sotme. Zëvendësuesi i Shillovës, Arben Paçarizi ka punuar në po të njëjtën drejtori.

Telegrafi ka provuar ta kontaktojë Shillovën për të konfirmuar shkarkimin e tij, por telefoni i tij ka qenë i mbyllur.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey