Shkarkohet Zllatko Perinski, drejtor i N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup

Qyteti i Shkupit shkarkoi Zllatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Uji dhe Kanalizimi” , përcjell TV21. Nga Qyteti i Shkupit thonë se shkarkimi është bërë për shkak

të sjelljes së papërshtatshme gjatë procedurës së “tenderit në vlerë të milionave.”

“Për shkak të tentativave për ndikim, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të papërshtatshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktorit për tenderin prej 136 milionë eurosh, për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Perinski u shkarkua të premten, më 9 shtator 2022”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Loading...