Shkëlqeu me Brentford, Eriksen kërkohet nga “gjiganti” i Premier League

Christian Eriksen është kthyer në formën e tij të mirë që e kishte edhe përpara problemit kardiak që pësoi në Europianin e vitit 2020. Mesfushori danez pas eksperiencës 6-mujore me Brentford ka tërhequr interesin e shumë klubeve.

Kështu, një prej tyre është Manchester United i cili ka nisur kontaktet e para me agjentët e lojtarit. “Djajtë e Kuq” e shohin Eriksen si alternativën perfekte në rast se nuk arrijnë dot të firmosin me mesfushorin e Barcelonë Frenkie de Jong.
Nga ana tjetër, Eriksen nuk e konsideron United si zgjedhjen e tij të parë. Ish-mesfushori i Interit është i interesuar që të transferohet në një klub që sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey