Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut nga vaksina AstraZeneca

Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjes së gjakut që ndodh pas injektimit të vaksinës AstraZeneca, një fenomen ky jashtëzakonisht i rrallë.

Një ekip nga Cardiff në Angli dhe SHBA kanë treguar në detaje se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një kompenent i rëndësishëm i vaksinës, raporton BBC.

Sipas grupit të shkencëtarëve, që iu bashkua edhe një ekip nga vetë AstraZeneca, pas tërheqjes së proteinës nis një reaksion zinxhir që prek sistemin imunitar dhe më pas përfundon me mpiksjen e gjakut që shkakton edhe vdekjen e pacientit.

Mpiksja e gjakut që shkaktohej pas injektimit të vaksinës AstraZeneca, edhe pse ndodh në raste shumë të rralla, krijoi shqetësim në mesin e qytetarëve.

Një zëdhënëse e AstraZeneca tha se mpiksjet e gjakut ka më shumë shanse që të ndodhin nga infektimi me Covid se sa nga vaksina AstraZeneca.

Megjithatë, zbulimi i shkakut të mpiksjes së gjakut nuk është ende përfundimtar dhe ekipi i shkencëtarëve synon të rregullojë këtë efekt anësor të rrallë. /tvklan.al

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey