Shkëndija “demolon” Rabotniçkin në Shkup

Java e 30 në Ligën e Parë Futbollistike në Maqedonisë , kaloi në luftë mes skuadrave që kërkojnë dalje në Evropë dhe atyre që kërkojnë mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

Në derbin e javës së 30-të, në Strugë nuk kishte gola, andaj Akademia Pandev dhe FC Shkupi, arkëtuan nga një pikë. Ndërkoë në Shkup, Makedonija Gjorçe Petrovi nuk lejoi befasi dhe me 3-0 mundi Pelisterin. Ndërkohë në garën për mbijetesë, skuadra e Renovës arkëtoi një pikë të madhe në terrenin e Akademia Pandevit, duke mbyllur takimin me rezultat 1-1. Golin e vetëm për skuadrën tetovare e shënoi Selmani.

Ndërkohë Sileksi shënoi fitore me rezultat 3-1 në terrenin e Bellasicës, ndërsa Vardari pësoi disfatë 2-0 në Veles, kundër Borecit. Sfida më efikase u zhvillua në Shkup, ku kampioni aktual, Shkwndija mundi Rabotniçkin me 5-3 me pesë autor të ndryshëm të golave. Për skuadrën tetovare shënuan: Da Silva, Hebaj, Nafiu, Alimi dhe Ibraimi.

Liga e Parë – Java 30

Rabotniçki 3–5 Shkëndija

Struga Trim Lum 0–0 FC Shkupi

Akad. Pandev 1–1 Renova

Makedonija Gj.P. 3–0 Pelisteri

Boreci 2–0 Vardari

Bellasica 1–3 Sileksi

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey