Shkëndija – Shkupi ndahen me barazim pas 140 minutave lojë dhe tensioneve (VIDEO)

Shkëndija – Shkupi, një ndeshje me tensione të mëdha para, gjatë dhe pas ndeshjes që më në fund përfundoi me barazim. Pas 140 minutave lojë, Shkëndija megjithatë arriti të sigurojë një pikë dhe do të luajë në Evropë.

Por, në këtë derbi të luajtur në Tetovë më së paku ka pasur futboll, pasi që kishte tensione, incident kur futbollisti i Shkupit, Ardit Iljazi u godit me guri në kokë. Më pas tifozët “Ballistët” ndërprenë lojën për shkak të fishekzjarreve masive që në fillim të pjesë së dytë të ndeshjes. Kishte tensione tjera por edhe rrahje mes lojtarëve.

Shkëndija nuk pati fat dhe në minutat e fundit të ndeshjes humbi edhe një penallti, pra nuk arriti ta realizojë Lupço Doriev.

Shkëndija sikur Akademia Pandev do të luajnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey