Shkrepi pamjet e ylberit ngjyrë rozë

Sinclair Cunningham ka mbetur i mahnitur, kur gjatë lindjes së diellit, ka parë që ishte krijuar një ylber ngjyrë rozë.

Derisa ndodhej në një pjesë periferike në Fife të Skocisë, fotografi 43-vjeçar arriri të shkrepte pamjet e ylberit të pazakontë, transmeton KosovaToday.

“Isha pikërisht te zona, ku ndodhen dy drunj që duket sikur puthen, Në imazhin që realizova, arrita t’i kapja edhe të dy pemët në cep të ylberit që mu shfaq përpara” ka thënë Cunningham.

Në momentin që po e bënte fotografinë, përpara tij ishte duke lindur dielli, derisa pas shpinës së tij binte shi. Këto duhet të kenë qenë kushtet atmosferike, që e kanë krijuar këtë fenomen të rrallë natyror, që ofroi dukje të mahnitshme.

Megjithëse ka realizuar fotografi të peizazheve për tetë vjet, fotografi thotë se kjo është fotografia më e mahnitshme që e ka bërë ndonjëherë. /KosovaToday/

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 9, 2019 11:26 am ne Kurioz. ne link https://lajme.mk/?p=148999
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit