Shkup, largohen 169 automjete të parkura në mënyrë të parregullt

Gjatë javës së kaluar, nga 1 prill deri më 7 prill të vitit 2021, 169 automjete u ngritën nga vendet publike me automjete speciale karrotrec. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara dhe të marra në mënyrë të paligjshme, 17 u hoqën nga vendet e parkimit të zonës, ndërsa 152 automjete të tjera u urdhëruan nga policia e trafikut në bazë të shkeljeve të kryera: parkimi në rrugë, shtegu i biçikletave, vendkalimi për këmbësorë , trotuar, zonë e gjelbër, përballë shenjave të komunikacionit, si dhe me thirrjen e një pale të tretë, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit informoi se kontrolluesit e parkingjeve të zonës në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 249 automjete, për shkak të parkimit të parregulluar, gjegjësisht për shërbimin e parkimit të papaguar. Nga këto, siç shtuan ata, 17 automjete u hoqën nga shërbimi karrotrec, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar të ndalimit në parking.

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” apelojnë tek qytetarët që të mbajnë gjelbërimin dhe vendet e tjera publike, si dhe t’i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në vendet e shënuara për parkim.

“U bëjmë apel të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që të rregullojnë pagesën për shërbimin e parkimit në kohë, në mënyrë që ata të mos sanksionohen dhe të mos instalohet bllokues i rrotave. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet me SMS ose me kartelë me gërvishtje”, theksuan nga Qyteti i Shkupit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey