Shkup, policia brenda 24 orëve shqiptoi 192 gjoba

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 192 masa, në mesin e të cilave, për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 37 sanksione.

Nga MPB informojnë se 17 sanksione janë për vozitje pa patentë shoferi, pesë për vetura teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar 20 masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për kalim në dritë të kuqe, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurisë, 64 për parkim të parregullt”, njoftuan nga MPB.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey