Auto Draft

Shkup, thyhet tabela e re për Aleksandrin e Madh

Persona të panjohur kanë hequr dhe thyer tabelën e vendosur tek përmendorja e Aleksandrit të Madh, që njihet si “Ushtari në kale”, ku shkruante se ai i takon historisë helene.
Menjeherë pas vendosjes së kësaj tabele gjatë ditës së djeshme kanë pasuar reagime të disa historianëve. Tabela është vendosur në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa në të shkruan: ““Për nder të Aleksandrit të Madh, figurë historike, që i përket historisë dhe qytetërimit antik helen dhe trashëgimisë kulturore dhe historike botërore. Këtu është paraqitur si luftëtar në kalë”, përcjellë INA.
Edhe historiani shqiptar Skender Hasani ka kundërshtuar këto teza.

“Maqedonia Antike ka qenë në përbërje iliro-thrake. Këtë e dëshmojnë të gjithë autorët e vjetër por edhe historianët e mëvonshëm. Unë jam i bindur që shumë shpejt do të demantohet kjo politikë, që po bëhet me vënien e kësaj pllake, duke shtrembëruar historinë. Unë si historian bëj apel te Qeveria që sa më shpejt të hiqet kjo pllakë që është një sajesë tjetër historike. Duke i ikur një problemi krijohen probleme tjera brenda shtetit”, theksoi për TV21, historiani Skender Asani. (INA)

Auto Draft

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 16, 2019 11:11 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=148435
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit