“Shkupi 2014” shkakton përplasje edhe pas 8 vitesh!

Në seancën e fundit për pyetje deputetësh, që ishte e para për Qeverinë e re, kryeministri Dimitar Kovaçevski e kritikoi projektin “Shkupi 2014”.

“Bashkëpartiakët tuaj në projektin më të madh kriminel “Shkupi 2014””, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Pas kësaj, opozitarja VMRO-DPMNE sot publikoi një video se si Kovaçevski merr pjesë në hapjen e pjese të objekteve të “Shkupit 2014”. Opozitarët thonë se Kovaçevski vazhdimisht përkrah politikat e VMRO-DPMNE-së, edhe pse nuk është anëtar i tyre.

“Shihet se Kovaçevski është i lumtur gjatë hapjes së teatrit kombëtar maqedonas në vitin 2013 si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe praktikisht këtë që e patë në këtë video është hipokrizia e Kovaçevskit i cili tani si kryeministër e kritikon të gjithë projektin “Shkupi 2014”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

E sipas LSDM-së, janë të mjerueshme përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për ta diskredituar Kovaçevskin që nga dita e parë të mandatit të tij.

“Fakti që Kovaçevski si drejtor i SHA Telekom të Maqedonisë ishte ftuar dhe ka marrë pjesë në hapjen e objektit të Teatrit kombëtar të Maqedonisë, nuk ka asnjë lidhje me krimin e VMRO-DPMNE-së. Për krimin e VMRO-DPMNE-së, duke e përfshirë këtu edhe projektin “Shkupi 2014”, fjalën e fundit e kanë gjykatat e Maqedonisë. Shumë lëndë gjyqësore dhe pranime të fajit të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së e konfirmojnë këtë krim”, thonë nga LSDM.

Edhe pse kryeministri refuzoi duke thënë se “nuk pranon shantazhe”, megjithatë nga opozitarja VMRO-DPMNE edhe më tej kërkojnë takim të liderëve në të cilin do të dakordohej datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey