Shkupi dhe Sofja pajtohen se nevojitet dialog konstruktiv dhe se e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut ka perspektivë

E ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut ka perspektivë dhe të dy shtetet duhet të punojnë me besim dhe dialog edhe më të madh,I cili duhet të udhëhiqet mes bashkëbiseduesve të barabartë, pa nënçmime, me respekt të ndërsjelltë në mënyrë që të arrihet përparim dhe progress, porositën dje nga Roma presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev. Nevoja për dialog mes dy vendeve dhe gjetja e zgjidhjeve të ndërjsellta të pranueshme u potencua edhe në bisedën telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Stefan Janev.

“Ajo që jemi sot bashkë me Radevin nuk është e rastësishme. Dëshirojmë të tregojmë se edhe në Ballkan ka njerëz, politikanë të cilët mund të flasin me gjuhë evropiane, për sfidat por edhe për të ardhmen. Te Radevi e gjeta bashkëbiseduesin me të cilin mund të flas në gjuhën e njëjtë, atë evropiane, që mund të sjellë të ardhme më të ndritur për dy vendet tona”, theksoi Pendarovski në Romë.

Ai theksoi se shënimi i përbashkët i Kirilit e Metodit është dinamikë e re në marrëdhëniet bilateral, me çka do të tejkalohen kufijtë nacional dhe rajonal dhe shfaqi shpresë se në vitit dhe muajt që janë para nesh qëndrojnë shumë ditë më të mira edhe para Maqedonisë së Veriut edhe para Bullgarisë.

Radev ndërkaq theksoi se Bullgaria është e gatshme të punojë në ndërtimin e urave mes të dy vendeve për zhvillim të lidhjeve ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore dhe për afrim mes njerëzve.

“Porosi shumë e fuqishme është se nga ky vend i shenjtë bazilika ‘Santa Maria Maxhore’ presidentët e Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut dërgojnë porosi të qartë drejtë qytetarëve tanë për bashkëpunim, besim dhe miqësi. Ajo porosi është shumë e fuqishme”, tha Radevi.

Sipas Radevit, në bisedimet për tejkalimin e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk ka nevojë për ndërmjetës evropianë, sepse “askush më mirë se ne nuk e din historinë tonë”.

“Zgjidhja e problemeve varet nga ne, nga dialogu kosntruktiv në bazë të dokumenteve dhe burimeve historike në të cilat do të punojë komisioni I përbashkët. Komisioni do të merret me historinë, por më me rënësi është ne në nivel të alrtë politik t’I ndërmarrim hapat e nevojshëm. Këta hapa nuk kalojnë nëpër metropolet e tjera evropiane dhe pej atje në asnjë rast të mos bëhet presion ndaj Bullgarisë. Hapi I vërtetë është një – në Sofje. Atëherë do të zgjidhen të gjitha problemet. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, deklaroi Radev.

Se liderët politikë të të dy vendeve kanë përgjegjësi të krijojnë kushte për dialog dhe për bisedime kosntruktive, u dakorduan në bisedën telefonike edhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Stefan Janev, të cilët u dakorduan se nevojiten shumë përpjekje për zgjidhje të pranueshme të ndërsjelltë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey