Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Shkupi garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut tani kanë mësuar edhe kundërshtarin për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Shkupi në raundin e tretë të kësaj gare do të përballet me skuadrën irlandeze, Shamrock Rovers, që u eliminua sonte nga Ludogoretsi me rezultatin e përgjithshëm 2:4.
Ndeshjet e raundit të tretë do të zhvillohen më 4 dhe 11 gusht.