Shkupi nikoqir i spektaklit “ Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”, mblodhi shumë figura

Të shtunën në Shkup u mbajt spektakli “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës”, ku filantrop shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mqedonia e Veriut dhe diaspora u mblodhën në një mbrëmje plotë magji duke evidentuar sukseset e njëpasnjëshme dhe aspektin e tyre humanitarë.

Qëllimi i spikatur i këtij spektakli ishte të promovojë njerëz të mëdhenjë të fushës së biznesit të cilët kan mbështetur jo vetëm bashkombasit e tyre në aspektin se tyre humanitar, por edhe qështjet e tyre kombëtare.

Të ftuar të këtij spektakli ishin rreth njëzet emra shumë të rëndësishëm , nga ku pas inserteve me rrëfimet mbi punën e tyre të jashtezakonshme, patën rastin të jepnin mesazhe sensibilizuese për publikun në sallë dhe në televizion. Disa nga emrat e të pranishmëve ishin z. Muharrem Salihu nga Medvegja që jeton dhe vepron në Venecia – Itali, Nagip Fejzi nga Maqedonia e Veriut, Argtim Hani nga Struga me vendqëndrim në Vien – Austri, Eugen Murtishi nga Struga, Nebih Hoxha nga Shkupi, dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm ku morën dhe nga një trofe në shenjë mirenjohje për kontributin e tyre.

Këtë nderim që më bëni dua ta shohë si një shenjë nxitjeje për të gjithë bashkombasit e mi që luftojnë qdo ditë për të mos humbur rrënjët e tyre të lëkundura në Medvegjë.

Ne Medvegjasit e Idriz Ajetit, Veli Dedit, Zenel Hajdinit, Xhim Xhemës, etj, jemi në kufijtë e t’kurrur të ekzistencës sonë kombëtare dhe nuk duam që kufijtë të t’kurren akoma. Për katërmbëdhjetë dekada në pamundësi për të bërë atë që donim ne por bëmë atë që mundëm. Punuam sikur mos të vdisnim kurrë, punuam për ide të mëdha e jo për rezultatet.

Nëse duam që ta lëmë vendin më mire se që e kemi gjetur, na duhet një politikë e përbashkët kombëtare. Në të kundërtën gjithmonë do të mbetemi të ekspozuar rreziqeve të kohës.

Në Medvegjë po luhet beteja moderne për m’pakjen e egzistencës tonë përmes pasivizimit dhe asgjësimit të adresave.

Ne nuk duhet të humbim, edhe pse sot jemi të vetmuar. Dua të citojë një thënje të shenjtë nga Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës: “Vetmia dhe ndjenja e të qenurit pa dashuri janë varfëria më e madhe”.

Shën Tereza shqiptare e gjithë botës ishte frymëzimi më I mirë për ta, ishte rrugë e shtruar me plotë dashuri dhe mirësi. Andaj dhe në këtë mbrëmja nuk hezituan që të gjithë t’i citonin fjalët e saj të shejta.

Organizator të kësaj mbrëmje të jashtezakonshme ishte Guga Production në bashkepunim TV Klan Plus dhe Klan Macedonia, ku magjinë e këtij eventi mundë ta ndiqni edhe në transmetim televizivë më datën 5 Shtatorë 2022.

Për portalin tonë Medvegja Sot, ne morëm edhe një prononcim të z. Muharrem Salihut.

“Këtë nderim që më bëni dua ta shohë si një shenjë nxitjeje për të gjithë bashkombasit e mi që luftojnë qdo ditë për të mos humbur rrënjët e tyre të lëkundura në Medvegjë.Ne Medvegjasit e Idriz Ajetit, Veli Dedit, Zenel Hajdinit, Xhim Xhemës, etj jemi në kufijtë e t’kurrur të egzistencës sonë kombëtare dhe nuk duam që kufijtë të t’kurren akoma. Për katërmbëdhjetë dekada në pamundësi për të bërë atë që donim ne por bëmë atë që mundëm. Punuam sikur mos të vdisnim kurrë, punuam për ide të mëdha e jo për rezultatet.

Nëse duam që ta lëmë vendin më mire se që e kemi gjetur, na duhet një politikë e përbashkët kombëtare. Në të kundërtën gjithmonë do të mbetemi të ekspozuar rreziqeve të kohës.

Në Medvegjë po luhet beteja moderne për m’pakjen e egzistencës tonë përmes pasivizimit dhe asgjësimit të adresave. Ne nuk duhet të humbim, edhe pse sot jemi të vetmuar. Dua të citojë një thënje të shejtë nga Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës: “Vetmia dhe ndjenja e të qenurit pa dashuri janë varfërija më e madhe”.

Përgatiti: M. Krasniqi

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey