Shkupi qyteti i dytë më i ndotur në botë

Shkupi sot është qyteti i dytë më i ndotur në botë, në listën e ajrit vizual. Para tij është vetëm Daka në Bangladesh.

Të dhënat nga stacionet matëse të cilësisë së ajrit të Ministrisë së Mjedisit, tregojnë se Shkupi dhe Kavadari mëngjesin e sotëm janë qytetet më të ndotura në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.

Këto dy qytete kanë ngjyrë vjollce, gjë që tregon ajër shumë të ndotur. Ajri edhe në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë është shumë i ndotur. Në Strumicë, Gjevgjeli, Koçani dhe Velesi u regjistrua ajër mesatarisht i ndotur. Ndryshe, Strumicë dhe Tetova për dy ditë me radhë kishin ajër jashtëzakonisht të ndotur. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey