Shkupi-Tirana e Beogradi me deklaratë të përbashkët për të ardhmen evropiane

Rama-Vuçiq-Zaev me deklaratë trepalëshe për “Ballkan Perëndimor Evropian”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, homologu i tij shqiptar dhe presidenti serb gjatë një video konference të përbashkët kanë përsëritur qëndrimet e tyre se vendi i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë është në BE dhe se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Deklarata e përbashkët Rama-Vuçiq-Zaev:

“Vendet tona janë pjesë e Evropës dhe gjithmonë do të jenë. Vendeve të Ballkanit Perëndimor u nevojitet BE-ja, aq sa edhe ato i nevojiten BE-së. Mossuksesi i vazhdueshëm i BE-së për të plotësuar premtimet dhe pamundësia e saj për të lëvizur para me hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është në kundërshtim me vullnetin evropian të vendeve tona dhe kundër interesave të vetë BE-së”.

Ndonëse në konferencë nuk morën pjesë liderët e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, në deklaratën e përbashkët i bëhet thirrje vendeve të rajonit t’i bashkohen iniciativave të tilla dhe të zbatojnë marrëveshje të cilat kanë për qëllim forcimin ekonomik të Ballkanit Perëndimorë./Alsat-M

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey