Nëpunës policorë të SPB Kumanovë dje në ora 16:30 minuta në Kumanovë, e kanë privuar nga liria D.S. (32) nga Shkupi.
Siç njofton MPB-ja, për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest nacional me të cilin është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 235a të Kodit Penal.
Personi do të dërgohet në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit me burg.