Shkurte Fejzes e Gresa Behlulit vijnë “Si dy nana”

“Si dy nana” e Shkurte Fejzes e Gresa Behlulit që do ta dëgjoni pa ndalë – Gresa zbulon fytyrën e të birit.

Nënë e bijë, Shkurte Fejza e Gresa Behluli, i kanë bashkuar edhe një herë forcat për një projekt të ri muzikor, këtë herë më të ndjeshëm dhe personal se kurrë më parë.

Ikona e këngës, Shkurte Fejza dhe e bija, kengëtarja e njohur Gresa Behluli, i kanë dhënë dritën e gjelbërt këngës me titull “Si dy nana”. Videoklipi në fillim ka pamjet ekskluzive ku Gresa shihet duke e mbajtur të birin në krahë, të cilit edhe i këndon në këngë.

Ky krijim artistik që ngërthen në vete forcën e ndjenjes së nënës e gjyshes, vjen me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani, orkestrim nga Ardian Kastrati dhe videoklip nga “Urban Graphics”. Producente e projektit është vetë Gresa Behluli.

Lë shije tejet të mirë interpretimi i jashtëzakonshëm i nënë e bijë, stili që është në harmoni, teksti i bukur me fraza dedikimi për dashurinë ndaj nënës dhe dashurinë e gjyshes për nipin dhe elementë të tjera përcjellëse, të cilat e bëjnë këtë projekt për duartrokitje.

Për herë të parë në videoklipin e këngës me titull “Si dy nana”, zbulohet edhe fytyra e Diellit të vogël, djalit të Greses e nipit të Shkurtes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey