Shoferi për pak të marr në qafë policin në Gostivar, ngjarje e frikshme (VIDEO)

Një ngjarje që mund të kishte fund fatal ka ndodhur në Gostivar, ku protagonist ka qenë një pjesëtar i policisë.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të Gostivarit, kur policia ka ndaluar një makinë për ta kontrolluar, por shoferi pasi që ka ndaluar, më pas ka refuzuar identifikimin dhe kontrollin policor, ashtu që ka nisur makinën, duke rrezikuar jetën e policit, që ishte me derën e hapur. Polici ka rezistuar dhe ka kapur shoferin, por që makina po vijonte të lëvizte, përcjell INA.

Pas disa metrave është ndaluar makina dhe se autori menjëherë është ndaluar. Bëhet fjalë për një 49 vjeçar nga fshati Balindoll. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey