Shpend Ahmeti uron Edi Ramën me këto fjalë

“Shpresoj që Shqipëria t’i plotësoj qëllimet dhe ambiciet e veta të zhvillimit dhe integrimit”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve.

Ahmeti përmes një cicërime në Tëitter, ka uruar edhe kundërkandidatin e Ramës, Lulzim Basha për rezultatin e integrimit.

“Urime @ediramaal, urime @erionveliaj dhe miqëve në PS për fitoren. Përgëzoj edhe mikun tim Lulzim Basha për rezultatin e arritur”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti shpreson që Shqipëria t’i plotësoj qëllimet e veta të zhvillimit dhe integrimit.

“Shpresoj që Shqipëria t’i plotësoj qëllimet dhe ambiciet e veta të zhvillimit dhe integrimit”.

Kryeminstri Edi Rama ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste.

Ndërsa deri tani janë numëruar gjithsej 1,540,108 vota, 48.77 % e tyre kanë votuar PS-në dhe 39.57% e votuan PD-AN.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey