Shpërthen ndaj tifozëve kapiteni Granit Xhaka, i shan dhe heq fanelën e Arsenal

Sharing is caring!


Granit Xhaka ka reaguar në mënyrë të pakënaqshme në momentin e zëvendësimit në ndeshjen Arsenal -Crystal Palace.

Trajneri Unai Emery vendosi ta largonte nga loja mesfushorin shqiptar në minutën e 61-të dhe në vend të tij e futi në lojë Bukayo Sakan.

Mirëpo, në momentin e zëvendësimit, ai u fishkëllye nga tifozët vendas, ashtu që reagimi i tij ishte i menjëhershëm duke kapur veshin, është parë duke sharë dhe e ka hequr fanellën, para se të hynte në tunel.

“F*uck Off” është dëgjuar të thotë Xhaka, duke ofenduar tifozët.

Xhaka është caktuar kapiten i Arsenalit nga Emery, por kur trajneri vendosi ta zëvendësonte, tifozët në mënyrë ironike e mbështetën vendimin e tij dhe më pas e fishkëllyen shqiptarin, gjë që nxiti reagimin e tij.

27-vjeçari asistoi në golin e parë të këtij takimi që u mbyll me rezultatin 2-2.

Sharing is caring!

Loading...
shares