Shpërthen transformatori, një i vdekur dhe tre të lënduar

Sharing is caring!

Ka humbur jetë një punëtor dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës.

Mendohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe të transformatorit në këto ditë të nxehta vere.

Defekti la pa energji për pak kohë bizneset përgjatë autostradës, zonën e Kamzës, Vorës dhe Mëzezit, por OSHEE njoftoi se furnizoi stacionin me linjën rezervë dhe situata është normalizuar./rtsh/

The post Shpërthen transformatori, një i vdekur dhe tre të lënduar appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares