Shpërthim i fuqishëm në Iran (FOTO)

Droga e ISIS futet në Itali, bllokohen 84 milionë doza amfetaminë me vlerë 1 miliard euro

Droga e ISIS futet në Itali, bllokohen 84 milionë doza amfetaminë me vlerë 1 miliard euro

Agjencia iraniane e lajmeve “Fars” ka raportuar se 13 persona kanë humbur jetën dhe 6 tjerë janë lënduar në një shpërthim që është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një klinikë në veri të Teheranit.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar për televizionin publik se në shpërthim kanë humbur jetën 10 femra dhe tre meshkuj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në klinikën “Sina Athar” në Teheran dhe autoritetet bëjnë më dije së shpërthimi u shkaktua si pasojë e një rrjedhje gazi.

Bilanci i viktimave mund të rritet më tej, pasi shumë persona janë të plagosur rëndë ndërsa ka dhe të tjerë që ende nuk janë gjetur nën rrënoja.

Shefi i departamentit të zjarrfikësve Jalal Maleki bën me dije se pjesa më e madhe e personave që humbën jetën ndodheshin në katet e larta të klinikës, në sallën e operacionit. “Ata fatkeqësisht humbën jetën si pasojë e nxehtësisë dhe tymit të dendur”, shpjegon Maleki.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey