Shqetësimi i ASH AAA për shtetësinë përfshihet në raportin e Departamentit të të Shtetit të SHBA

Në raportin e publikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan për Maqedoninë e Veriut, për të drejtat e njeriut ku përmenden çështje si ajo e Shqetësime për korrupsionin e nivelit të lartë, kërcënime ndaj gazetarëve eth shkelje të tjera, përmendet edhe çështja e personave pa shtetësi, shqetësim ky që është ngritur nga opozita shqiptare ASH AAA të cilin e kane paraqitur nëpërmjet propozim Ligjit për shtetesi në Kuvendin e RMV.

Në kë raport mes tjerash per personat pa shtetësi thuhet:

“Pavarësisht nga mbrojtjet themelore kundër ndalimit arbitrar dhe disa masave mbrojtëse për të parandaluar dhe zvogëluar pashtetësinë, nuk ka asnjë mekanizëm për të identifikuar dhe përcaktuar shtetësinë, nuk ka status të mbrojtjes pa shtetësi, ose ndonjë rrugë për të marrë shtetësinë për shtetasit pa shtetësi në vend. Mbeten boshllëqe të konsiderueshme, të cilat penguan përparimin e vendit drejt pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e personave pa shtetësi dhe parandalimin e pashtetësisë” (pjese e shkëputur nga raporti)

Në këtë raport poashtu thuhet: “Në Maqedoni ka qytetarë që nuk kanë shtetësi edhe pse plotesojnë një ose më shumë kritere. Sipas statistikës qeveritare, UNHCR dhe organizatave joqeveritare, në fund të gushtit ka pasur 563 persona pa nënshtetësi, thuhet në raportin e Stejt Departamentit lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut”

Mirëpo aty theksohet se partitë opozitare shqiptare thonë që në Maqedoninë e Veriut ka 7.000 qytetarë të cilët nuk mund ta realizojnë të drejtën për nënshtetësi.

Në raport poashtu theksohet se nuk ekzistojnë mekanizma për zbulim të personave pa nënshtetësi si dhe për mbrojtjen e tyre.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey