Bota

Bota Shqiptare

Skandali i “Fb”, Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e kompanisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.Cambridge Analytica ka mohuar çdo akuzë. Zuckerberg kërkoi falje për, siç tha, përdorimin e mjeteve të Facebook-ut për të shkaktuar dëme. “Ky ka qenë gabim”, tha ai para Parlamentit Evropian.Zuckerberg është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar palët e treta, si Cambridge Analytica, të kenë qasje në informacionin e përdoruesve të Facebook-ut.Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rreme.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

SHBA, një grua me ngjyrë mund të drejtojë shtetin e Georgias

Një ish-ligjvënëse në shtetin e Georgias SHBA, ka ndërmarrë një hap të madh drejt të shpallurit guvernatorja e parë afrikano-amerikane e një shteti amerikan.Stacey Abrams fitoi garën brenda vetë Partisë Demokratike të martën, duke u thënë votuesve se përpjekjet për të “kthyer” republikanët në demokratë kishin dështuar më parë.Një demokrat nuk ka qenë guvernatori i shtetit të kuq ku ajo garon që nga viti 2003. Abrams, 44 vjeç, do të përballet me një kandidat republikan në garën afat-mesme të lartë në nëntor.Lt Gov Casey Cagle dhe Brian Kemp janë në balotazh mes republikanëve dhe më 24 korrik do të vendoset kundërshtari i saj eventual. Nëse zgjidhet në shtetin thellësisht konservator, zonja Abrams do të bëhej gruaja e parë dhe personi i parë nga një pakicë etnike që do të udhëheqë shtetin jugor.Një numër i lartë i femrave grave fituan mundësinë për të garuar nën siglën e Partisë Demokratike në Kentaki, Arkansas dhe Teksas, duke theksuar forcën e kandidateve femra pas lëvizjeve #M..

Read More »

Skandali i abuzimit seksual në Kili, pezullohen 14 priftërinj

Katërmbëdhjetë priftërinj të përfshirë në skandalin e abuzimit seksual në Kili janë pezulluar.Kjo u njoftua nga dioqeza e Rancagua, duke shpjeguar se edhe pse nuk ka “elemente për faktin se veprimet e priftërinjve të pezulluar përbëjnë krime nga pikëpamja ligjore”, u paraqit një ankesë në Prokurorinë Publike për fillimin e një hetimi.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Rripi i Gazës, Izraeli godet objektivat e Hamasit

Pas infiltrimit në Izrael të disa palestinezëve nga Gaza që dogjën një stacion ushtarak, forcat ajrore izraelite kanë goditur dy objektiva të Hamasit gjatë natës.Kjo u raportua nga zëdhënësi i ushtrisë, duke deklaruar se avioni izraelit kishte goditur një “infrastrukturë nëntokësore të sigurisë” në veri të Rripit të Gazës dhe dy objektiva të “forcës detare terroriste të Hamasit”.Këto sulme të armatosura vijnë në një kohë që tensioni është i lartë në Gaza, ku qindra palestinezë u vranë dhe mbi 1 mijë u plagosën nga përplasja me forcat ushtarake izraelite gjatë kohë që në Jeruzalem inaugurohej ambasada e SHBA-ve.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Dyshohet për CV të modifikuar, Mattarella merr kohë për Conte-n

Kandidati i përzgjedhur për kryeministër në Itali, Giuseppe Conte Kandidati i përzgjedhur i populistëve italianë për postin e kryeministrit, Giuseppe Conte, po përballet me akuzat se ai ka modifikuar rezymenë e tij. Këto polemika kanë bërë që presidenti Sergio Mattarella të shtyjë vendimmarrjen e tij për konfirmimin e Contes, i cili gëzon mbështetjen e plotë nga Lëvizja 5 Yjet që propozoi emrin e tij për detyrën e kryeministrit.Mediat vendase raportojnë se 53-vjeçari Conte, një profesor jo shumë i njohur i drejtësisë, ka modifikuar kualifikimet akademike në jetëshkrimin e tij. Rezymeja e tij prej 12 faqesh ndërtohet mbi lidhjet e Contes me universitete elitare ndërkombëtare në Francë, Britani, Austri dhe Shtetet e Bashkuara, por institucionet nuk konfirmojnë regjistrimin e 53-vjeçarit në kurset e ofruara prej tyre. Ajo që dihet është se Conte është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Sapienzas në Romë, në 1988.Megjithatë, Lëvizja 5 Yjet e ka mbrojtur kandidimin e Contes dhe k..

Read More »

Çnuklearizimi, SHBA jep “garanci sigurie” për Phenianin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për çnuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit.“Ky është një pakt që prej 25 vjet mbahet pezull në pritje të zbatimit,” tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin Fox News.Shefi i diplomacisë amerikane tha se deri sa erdhi në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Trump, “asnjë president nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë sa që udhëheqja koreano-veriore ta mendonte këtë të realizueshme realisht, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”.Pas dy takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Phenian, zoti Pompeo tha se është i bindur se udhëheqësi Ki..

Read More »

Çnuklearizimi, SHBA jep “garanci sigurie” pë Phenianin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se nëse Koreja e Veriut bie dakord për çnuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “t’i ofrojnë garanci sigurie” qeverisë së Phenianit dhe të lejojnë firma private amerikane të investojnë për të modernizuar rrjetin e dobët dhe të vjetëruar elektrik të vendit.“Ky është një pakt që prej 25 vjet mbahet pezull në pritje të zbatimit,” tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin Fox News.Shefi i diplomacisë amerikane tha se deri sa erdhi në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Trump, “asnjë president nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë sa që udhëheqja koreano-veriore ta mendonte këtë të realizueshme realisht, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”.Pas dy takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Phenian, zoti Pompeo tha se është i bindur se udhëheqësi Ki..

Read More »

Sulmi në Paris, autori i premton besnikëri ISIS-it (Video)

Shteti islamik, përmes agjencisë së propagandës, Amaq, ka publikuar një video ku autori i atentatit në zonën e Operës në Paris, 21-vjeçari çeçen Akhmat Azimov, i betohet për besnikëri ISIS-it dhe liderit të tij Abu Bakr al-Baghdadi. Gjatë filmimit, më shumë se dy minuta, i riu me fytyrë të mbuluar pohon se dhuna në Francë “është rezultat i agresionit të Perëndimit ndaj Shtetit Islamik”.#BREAKING #ISIS released a footage of #Paris attacker pic.twitter.com/K5Wp81Mxwo— Guy Elster (@guyelster) May 13, 201813 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Marrëveshje politike në Itali, pritet vetëm emri i kryeministrit

Mateo Salvini, pas raundit të parë të bisedimeve Lega Nord dhe Lëvizja 5 yjet, kanë komunikuar në godinën e qeverisë se janë gati të mbyllin gjithçka sa i takon ngritjes së qeverisë së re.Por sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, për momentin nuk i kanë propozuar akoma presidentit Matarella një emër për kryeministrin e ri.Në këtë pikë, është shumë e mundur që në konsultimet e nesërme, gjithçka të marrë fund. Është ky rezultati i takimeve dhe bisedimeve të sotme mes dy lëvizjeve politike në Itali. Salvini dhe Di Maio, janë takuar sërish pasdite rreth një orë në Milano në studion e komercialisit Stefano Buffagni, parlamentar i “5 yjeve”.Zyra ndodhet në rrugën “Tunisia”, shumë pranë vendit ku u mbyllën bisedimet dy ditore mes Lega-s dhe “5 yjeve” për programin e qeverisë.Sipas burimeve mediatike italiane, nevojitet të paktën një ode dy ditë për të gjetur emrin e kryeministrit “të tretë”, që sipas asaj që specifikon Di Maio: “Është gjithnjë politik, asnjëherë teknik”.13 maj 20..

Read More »

Paris, fotoja e atentatorit me origjinë çeçene pas ekzekutimit

Terroristi që plagosi me thikë kalimtarët të shtunën në mbrëmje në Paris, quhej Akhmat Azimov, kishte lindur në Çeçeni në vitin 1997 dhe është natyralizuar si francez në vitin 2010.Ishte pa precedentë të mëparshëm penalë, por i skeduar si rrezik radikalizmi islamik (“S”), pasi ishte në kontakt me bashkëshortin e një gruaje të nisur në Siri.Autori është neutralizuar nga policia në nëntë minuta he u ka ulëritur agjentëve para se ta qëllonin: “Më vrisni, ose do ju vras unë…”.Ndërkohë, një mik i atentatorit të Parisit mbrëmjen e djeshme është arrestuar në mesditë në Strasburg të Francës.Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë gjyqësore franceze dhe thekson se Azimov ka qëlluar me thikë kalimtarët të shtunën në mbrëmje në qendër të kryeqytetit francez, duke lënë të vdekur një grua dhe plagosur katër persona.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Jeruzalem, 4 vende të BE në inaugurimin e ambasadës së SHBA

Janë katër vendet e Bashkimit Evropian nga 28 anëtarë të unionit, të cilat do të marrë pjesë në ceremoninë e së hënës në Jeruzalem, ku do të inaugurohet kalimi i ambasadës amerikane në Izrael nga Tel Avivi, ku ajo ka qenë deri më tani.Në inaugurimin e selisë së re do të ketë përfaqësues diplomatikë nga Austria, Rumania, Republika Çeke dhe Hungaria. Linja e shumicës së vendeve të BE-së është ajo që njeh Jerusalemin si kryeqytetin e dy shteteve dhe prandaj kundërshtojnë zgjedhjen e Trump-it për ta njohur atë vetëm si kryeqytet të Izraelit.Në ceremoni, Trump do të jetë “pjesëmarrës” me një mesazh video. Fillimisht, presidenti amerikan kishte shprehur dëshirën për të marrë pjesë në inaugurimin, por në fund për ta përfaqësuar atë do të jetë vajza e tij Ivanka me bashkëshortin e saj Jared Kushner, që tashmë ndodhen në Jeruzalem. Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit, John Sullivan, gjithashtu do të marrin pjesë.Të shtunën, Ivanka Trump kishte shkruar në ..

Read More »

Erdogan viziton Anglinë, në fokus Qipro dhe Lindja e Mesme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka nisur vizitën e tij në Britani të madhe ku do të takohet me Mbretëreshën Elizabeta dhe kryeministren Theresa May të martën.Para nisjes nga Stambolli, Erdogan e quajti Britaninë “partner strategjik dhe aleat” dhe tha se do të diskutojë çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.Një ndër këto çështje janë edhe zhvillimet me Qipron, ku Turqia dhe Britania veprojnë si garantues si dhe një plan të përbashkët në Lindjen e Mesme, në veçanti në Siri, Irak dhe Iran.Erdogan theksoi se takimet do të fokusohen në marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Britanisë.Ai shtoi se do te vazhdojë raportet ekonomike me Britaninë edhe pas Brexit.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Një familje kamikaze shpërtheu kishat në Indonezi, shkaktoi 11 viktima

Anëtarët e një familjeje besohet se fshihen pas një vale shpërthimesh që ndodhën në tre kisha në qytetin indonezian Surabaya.Policia thotë se sulmet që lanë të vdekur, paktën 11 vetë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, janë kryer nga një familje me 7 anëtarë. Nëna dhe dy fëmijë ishin dislokuar në kishën kryesore, ndërsa babai dhe tre djemtë synuan kishat e tjera, tha shefi i policisë Tito Karnavian.Sulmi është akti terrorist me më shumë viktima në Indonezi që nga viti 2005. Grupi i Shtetit Islamik ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.Më parë gjatë ditës, Wawan Purwanto, nga agjencia e inteligjencës e Indonezisë, tha se një grup i frymëzuar nga ISIS, Jemaah Ansharut Daulah (JAD), dyshohej se qëndronte pas sulmit.Ai shtoi se shpërthimet kishin të ngjarë të kishin lidhje me një incident të ndodhur më parë gjatë këtij muaji, ku pesë anëtarë të forcave të sigurisë u vranë gjatë një përplasje 36 orëshe me të burgosurit militant islamist në një burg të sigurisë së lartë në perif..

Read More »

Shembet ura në Pakistan, 3 të vdekur e 15 të zhdukur

Të paktën tre vetë kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i një ure në pjesën pakistaneze të Kashmirit, në luginën popullore Neelum.Personat që kanë humbur jetën janë studentë të shkollës mjekësore në Faisalabad të Pakistanit, të cilët po shkrepnin disa fotografi para se struktura e drurit të shembej.Ndërkohë pesë studentë janë shpëtuar, por polumbarët e zjarrfikësja po kërkojnë 15 të tjerë, pasi rryma e lumit që rrjedh nën urë është shumë e fortë.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »