Bota

Bota Shqiptare

Administrata Trump ndan 2 mijë fëmijë emigrantësh nga familjet në 6 javë

Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit, në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës.Kjo ka ardhur pas një urdhri të administratës Trump, për të ndaluar të gjithë ata që kalojnë, apo kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke bërë që të humbin kujdestarinë nga fëmijët e tyre.Kjo çështje po shkakton një ‘stuhi politike’ në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions përmendi edhe Biblën javën e kaluar, për të mbrojtur qasjen “Zero tolerancë’.Kjo do të thotë se të gjithë ata emigrantë që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, tashmë ndiqen penalisht, ndryshe nga legjislacioni i mëparshëm, që parashikonte vetëm një gjobë për ata që futeshin ilegalisht për herë të parë.Pra, të gjithë të rriturit që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohen dhe dërgohen në paraburgim, ndërsa fëmijët e tyre klasifikohen si të mitur të pashoqëruar.16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Gjermani, Bundestagu aprovon ligjin për bashkim familjar

Me shumicë prej 370 votash deputetët e Bundestagut votuan për ligjet e reja për bashkimin familjar. Me ligjin e ri merren tani të gjithë, sepse në diskutim është zbatimi i tij.Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Për gjithë Gjermaninë do të lejohen në të ardhmen të vijnë 1000 familjarë çdo muaj. Këtë vendim ka marrë parlamenti gjerman, Bundestag. Deputetët aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 vota kundër. Tre vota ishin abstenime.Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa rasteve që janë raste të vështira. Duke patur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe lejeqëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil subsidiar, të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin f..

Read More »

Zjarr në shkollën e artit në Glasgow, u dogj edhe 4 vite më parë

Shkolla e artit në Glasgow, e njohur botërisht, është përshirë nga flakët katër vite pas shkatërrimit të një pjese të ndërtesës nga zjarri.Raportohet se zjarri nisi rreth orës 23.20 të së premtes dhe më shumë se 120 zjarrfikës po luftojnë me flakët për të shuar zjarrin.Si pasojë e zjarrit janë prekur edhe ndërtesat aty pranë, përfshirë një lokal nate dhe vendi i muzikës O2 ABC, i cili ka dëme të mëdha materiale.“Asnjë viktimë nuk është raportuar. Përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pritet të jenë ‘të zgjatura”, raportojnë shërbimet zjarrfikëse.1 of 3pic.twitter.com/8A4tpMW9SA— blair (@bl4irrr) June 16, 201816 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Trump: Obama është fajtor që Rusia ka aneksuar Krimenë

Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar paraardhësin e tij Barack Obama për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.Trump u tha gazetarëve se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë të pushtojë Krimenë.“Putin nuk ka respektuar presidentin Obama… presidenti Obama ka humbur Krimenë, vetëm ta dini”, është shprehur ai.Nga ana tjetër pritet që Trump gjatë verës të zhvillojë një takim me presidentin Vladimir Putin. Lideri rus ka thënë se ai do të kishte dëshirë të takonte Shefin e Shtëpisë së Bardhë, kurdo që Shtetet e Bashkuara të jenë të gatshme për të mbajtur samitin.Prej kohësh Trump kërkon të rregullojë marrëdhëniet me Moskën, ndonëse administrata e tij ka vazhduar politikën e Obamas për të shënjestruar Rusinë me sanksione.Demokratë dhe disa republikanë në Kongresin amerikan i kanë bërë thirrje Trumpit të vazhdojë presionin ndaj Rusisë.15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Italia dhe Franca kërkojnë krijimin e qendrave për emigrantë në Afrikë

Kryeministri italian Giuseppe Conte dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë takuar sot në Paris për të shqyrtuar çështjen e emigrantëve.Conte i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të krijojë qendra për të shqyrtuar kërkesat e emigrantëve për azil në vendet e tyre. Një propozim i tillë është përkrahur edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.“Ne duhet të krijojmë qendra europiane në shtetet e nisjes”, ka thënë Conte në një konferencë të përbashkët me Macronin në Paris, duke iu referuar personave me kombësi afrikane.Presidenti francez ka bërë thirrje për më shumë solidaritet me Romën për krizën e emigrantëve, duke kërkuar reforma thelbësore sa i përket rregullave të azilit në Bashkimin Europian.Propozimi i përbashkët ka ardhur pas ngritjes së tensioneve në mes të Francës dhe Italisë, si pasojë e refuzimit të Qeverisë italiane për të ankoruar anijen “Aquarius” me 600 emigrantë afrikanë në portin e saj.Macron ka akuzuar Romën më herët gjatë kësaj jave për cinizëm dhe papërg..

Read More »

SHBA sanksione ndaj produkteve kineze, Pekini paralajmëron hakmarrje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur një tarifë prej 25 për qind për produktet kineze që hyjnë në SHBA. Tarifat prekin më shumë se 800 lloje të produkteve, të cilat do të nisin të zbatohen më 6 korrik.​“Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa të tjera nëse Kina hakmerret”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.Trump ka thënë se tarifat do të godasin planin “Made in China 2025”, i cili ka për qëllim që të kthejë në industri dominante sektorin e teknologjisë së lartë.Ai ka thënë se ky plan do të dëmtonte rritjen ekonomike për Shtetet e Bashkuara dhe disa shteteve të tjera.SHBA-ja kërkon që Kina të ndalojë praktikat që supozohet se inkurajojnë transferimin e pronës intelektuale te kompanitë kineze.Më herët, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang ka paralajmëruar se të gjitha negociatat tregtare mes Kinës dhe SHBA-së do të anashkalohen nëse Uashingtoni vendos sanksione tregtare. Shuang ka thënë se Kina do të hakmerret nëse dëmtohen interesat e shtetit të tij.15..

Read More »

Afganistan, ushtarët australianë valëvisin flamurin nazist

Kryeministri australian Malcolm Turnbull tha se ishte “krejtësisht e papranueshme” për një grup ushtarësh që të valvisnin një flamur nazist mbi automjetin e tyre, ndërsa patrullonin në Afganistan në vitin 2007.Korporata e transmetimeve televizive australiane publikoi një fotografi të incidentit të enjten, të një njësie të forcave speciale australiane, ndërsa patrullonte. Rrjeti televiziv citonte një burim të paidentifikuar brenda Departamentit të Mbrojtjes që e kujtonte incidentin si “një shaka shqetësuese”.Departamenti i Mbrojtjes lëshoi një deklaratë, duke thënë se njësia e komandës, “mori masa të menjëhershme” për ta hequr flamurin dhe se ushtarët e përfshirë kishin marrë masë disiplinore.Në deklaratë thuhej se Forcat Australiane të Mbrojtjes “hedhin poshtë si diçka të neveritshme atë që përfaqëson ky flamur. As flamuri dhe as përdorimi i tij nuk janë në përputhje me vlerat e Forcave australiane të Mbrojtjes”.Publikimi i fotografisë vjen mes akuzave se ushtarët e forcave spe..

Read More »

Rusi-Arabia Saudite, zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e naftës

Rusia dhe Arabia Saudite thanë se u pajtuan për të zgjeruar bashkëpunimin në çështjet e naftës dhe të gazit.Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman, dhe ministrat e Energjisë të të dyja vendeve arritën marrëveshjen në Moskë.Ministri saudit i Energjisë, Khalid al-Falih, dhe homologu i tij rus, Aleksander Novak, thanë në një deklaratë të përbashkët se dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për menaxhimin e tregut, duke ofruar furnizim të besueshëm dhe të mjaftueshëm me naftë.Zyrtarët sauditë dhe rusë nuk ofruan shumë detaje për përmbajtjen e marrëveshjes, por ajo u miratua edhe nga Putin, edhe nga Salman.“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku në zonën më të rëndësishme për ne”, tha Putin.15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Droni amerikan godet kreun e talibanëve, dyshohet të jetë vrarë

Zyrtarë të Pentagonit thanë se një dron i Shteteve të Bashkuara ka shënjestruar udhëheqësin e talibanëve pakistanezë në një provincë afgane, pranë kufirit me Pakistanin.Raportet e pakonfirmuara lokale thonë se Mullah Maulana Fazlullah është vrarë.Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se sulmi ka shënjestruar Fazlullahun, shefin e grupit Tehrik-e-Taliban Pakistan, i shpallur terrorist, në një sulm me dron në provincën Kunar.Zyrtarët amerikanë, që folën në kushte anonimiteti, thanë se statusi i Fazlullahut nuk është i qartë dhe mohuan të thonë nëse operacioni ka qenë i suksesshëm.Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara ofruan shpërblim prej pesë milionë dollarësh për informacione rreth Fazlullahut, duke thënë se grupi i tij “ka treguar aleancë të afërt me Al Kaidën”.15 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Tragjedi në Mesina, humbin jetën nga zjarri dy vëllezër të mitur

Dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç humbën jetën në një zjarr që u ra rreth orës 4 të mëngjesit në shtëpinë e tyre, në Via dei Mille në Messina të Italisë. Në shtëpi ishin prindërit dhe dy vëllezërit e tjerë që u shpëtuan. Prindërit u përpoqën të shpëtonin dy fëmijët e tjerë, por flakët nuk i lejuan ata shkruajnë mediat italiane.Flakët do të përhapeshin në një oborr të brendshëm të ndërtesës. Një fqinj i shtëpisë vuri re zjarrin dhe i dha alarmin duke thirrur zjarrfikësit.Nga zjarri, humbën jetën, Francesco Filippo Messina, 13 vjeç dhe vëllai i tij, Raniero 10. U shpëtuan për fat të mirë, dy vëllezërit më të vegjël të moshës 8 dhe 6 vjeç, Tancredi dhe Francesco, si dhe prindërit e tyre Giovanni dhe Chiara Messina. Policia ka filluar hetimin dhe po pyet fqinjët për të konstatuar shkaqet e zjarrit.1 of 415 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Gjermania arreston një tunizian: Përgatiste një armë biologjike

Një shtetas tunizian është arrestuar të mërkurën në Këln nga policia gjermane “është në dyshim të fortë se ka tentuar të prodhojë një armë biologjike”.Në apartamentin e të dyshuarit, Saifallah H., janë gjetur me mijëra substanca helmuese nga të cilat mund të nxirren toksina vdekjeprurëse.Për hetuesit ekzistojnë “tregues konkretë për planifikimin e një sulmi”: kjo do të ishte “rreziku më i madh potencial” i humbur ndonjëherë në Evropë.14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Erdogan: Pas zgjedhjeve do heq gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka premtuar për herë të parë se do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme gati 2-vjeçare, në rast se fiton zgjedhjet e këtij muaji.“Pas 24 qershorit, nëse më jepet e drejta për të vazhduar punën në zyrë, me vullnetin e Zotit, puna jonë e parë do të jetë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi Erdogan.Komentet e tij kanë ardhur pasi edhe kandidatët tjerë kanë premtuar heqjen e kësaj mase. Kjo gjendje është kthyer në temë të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale që do të mbahen më 24 qershor, pasi partitë opozitare kanë premtuar se do t’i japin fund.Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pesë ditë pas tentativës së dështuar për puç më 15 korrik 2016.14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Hungari, dënohet banda për 71 emigrantët e vdekur në kamion

Katër burra janë dënuar secili me nga 25 vjet burgim në Hungari për shkak të 71 migrantëve të vdekur që janë ngufatur në një kamion të mbyllur në gusht të vitit 2015.Policia ka gjetur trupat e viktimave të kamion, i cili ishte regjistruar në Hungari dhe ishte braktisur në një fshat austriak. Ky rast ka ndodhur në kohën e krizës së migrantëve në Evropë.Një afgan i identifikuar si lideri i ekipit është dënuar me 25 vjet burgim, ashtu sikur tre burrat tjerë bullgarë që kanë bashkëpunuar në këtë rast.Dhjetë persona të tjerë janë ndëshkuar me dënime tjera më të vogla, pasi janë shpallur fajtorë për kontrabandim me njerëz.Më 2015, Evropa Qendrore është përballur me fluks të migrantëve, shumica prej tyre nga Siria dhe zona tjera të konfliktit.Të akuzuarit mund të apelojnë vendimin e gjykatës.Shumica prej tyre kanë shprehur keqardhje gjatë shpalljes së dënimeve në qytetin Kecskemet, derisa tre burrat bullgarë janë dënuar në mungesë.14 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Rusia 2018, Navalni: Janë modernizuar burgjet për të pritur huliganë anglezë

Rusia rrëmben për një muaj të gjithë vëmendjen e globit pasi organizon evenimentin më të madh sportiv, por Botërori 2018 është shoqëruar me shumë polemika dhe disa liderë europianë e kanë bojkotuar.Përplasja kryesore është ajo mes Rusisë dhe Anglisë për çështjen Skripal, precedent që për pak e detyroi kombëtaren e “Tre Luanëve” të bojkotonte Kupën e Botës, por fatmirësisht diçka e tillë u shmang.Por vetëm një orë përpara startit të ndeshjes hapëse, kreu i opozitës ruse dhe kundërshtari kryesor i Presidentit Putin, Aleksei Navalny, i sapo liruar nga qelia ka hedhur “bombën” e rradxhës duke thënë se autoritetet ruse “mezi po presin që të ndalojnë disa tifozë britanikë”.“Burgjet janë përgatitur për të akomoduar huliganët anglezë”, tha Navalny. Përmes Instagramit ai shpjegoi se burgjet e Moskës që përdoren për paraburgimet administrative do të transformohen në “dhoma të klasit të parë”, me “Ekrane LCD” dhe “bare të pikturuar”, ku përdoren menu të llojeve të ndryshme, “si në aeroplan”..

Read More »