Bota

Bota Shqiptare

OKB thirrje Trump: Mos u tërhiq nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të mos tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.Guterres tha se ka rrezik real për luftë nëse marrëveshja e vitit 2015 nuk ruhet. Trump është kritik i fuqishëm i marrëveshjes, me të cilën Irani është pajtuar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.Ai ka kohë deri më 12 maj për të vendosur nëse do të mbetet ose jo në këtë marrëveshje, nënshkruese të së cilës janë: Irani, SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.Guterres tha se marrëveshja me Iranin ka qenë fitore e rëndësishme diplomatike dhe se ajo duhet të vazhdojë.3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Stuhi në Indi, mbi 74 të vdekur dhe dëme të mëdha

Së paku 74 persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë ta plagosur si pasojë e një stuhie në shtetet veriore indiane të Rajasthan dhe Uttar Pradesh.Raportohet se për shkak të stuhisë është ndërprerë energjia elektrike, janë rrëzuar pemë, shkatërruar shtëpi dhe kanë ngordhur shumë bagëti.Shumë prej viktimave ishin në gjumë, kur shtëpitë e tyre u shembën, pasi u goditën nga rrufetë.Stuhitë e rërës janë të zakonshme në disa vende të Indisë gjatë verës, por humbjet e jetës në këto përmasa janë të pazakonshme.Kryeministri i Rajasthan, Vasundhara Raje tha se zyrtarët po shkonin në zonat e prekura për të ndihmuar personat e prekur nga kjo tragjedi.3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Trump i dha 130 mijë $ avokatit të tij për heshtjen e pornostares

Donald Trump ka paguar nga xhepat e tij Michael Cohen, avokatin personal, tashmë nën hetim nga FBI-ja, për 130 mijë dollarët e dhëna para zgjedhjeve presidenciale pornostares Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj mbi marrëdhënien e mundshme seksuale me presidentin në vitin 2006.Lajmin e ka bërë të ditur për “Fox News” Rudy Giuliani, një nga avokatët e Trum. Miliarderi e ka mohuar gjithnjë jo vetëm çështjen, por edhe të ketë pasur dijeni mbi pagesën.Ish kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani thotë se “Trump rimbursoi ish avokatin e tij Michael Cohen, i cili pagoi Stormit shumën gjatë fushatës elektorale të 2016.Presidenti amerikan ka thënë më parë se nuk ka dijeni rreth pagesës, por së fundmi pranoi se një marrëveshje ishte “goditur”.Daniels, nga ana e saj insiston se pagesa i është bërë për t’i “mbyllur gojën” rreth marrëdhënies me Trump.“Ata bënë pagesën përmes një firme ligjore dhe së fundmi presidenti pagoi faturën”, thotë avokati Giuliani, i cili është bashkuar ..

Read More »

SHBA: Irani të dëmshpërblejë viktimat e 11 shtatorit

Gjykata e Nju Jorkut ka vendosur që Irani,Banka Qendrore Iraniane dhe Rojet Revolucionare Ismalime, janë përgjegjës për vdekjen e më shumë se një mijë personave pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.Për këtë arsye, gjykatësi amerikan George Daniels, ka vendosur që Teherani duhet të dëmshpërblejë familjet e viktimave për një shumë totale prej 6 miliardë dollarësh.Nuk ka proa që lidhin direkt Iranin dhe terroristët përgjegjës të sulmit në Kullat Binjake, por vendimi është formuluar mbi bazën e hipotezve që atentatorët janë stërvitur në vendin shiit.Gjykatësi ka vendosur si dëmshpërblim: 12.5 mln dollarë bashkëshortët, 8.5 milionë dollarë për prindërit dhe fëmijët dhe 4.25 milionë dollarë për vëllezërit e motrat.Mbetet për t’u parë në planin ndërkombëtar si dhe nëse vendimi do të vijojë. Irani nuk e ka komentuar akoma vendimin e Gjykatës së Nju Jorkut, por në të shkuarën kishte cilësuar akuzat si “qesharake”, pasi pretendon se asnjë nga autorët e sulmit ishte iranian dhe se nuk k..

Read More »

BE kufizon lirinë e lëvizjes për personat që kanë bërë krime lufte

Shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian, për të cilët dyshohet se kanë bërë krime lufte, mund t’u kufizohet lëvizja në vendet e tjera. Kështu vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë, në rastin e gjykimit të një kroati.Me këtë vendim Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg i ka konfirmuar vendimet e mëparshme të gjykatave në Holandë dhe Belgjikë. Në rastin e parë bëhet fjalë për personin K. me nënshtetësi kroate dhe atë të Bosnje-Hercegovinës. Gjykata në Holandë e ka shpallur atë person të padëshiruar në territorin e saj, për shkak të dyshimeve serioze se ka bërë krime lufte në Bosnje-Hercegovinë. Në vendimin e Gjykatës Evropiane thuhet se autoritetet holandeze i kanë ndaluar personit K. qëndrimin në këtë vend, me shpjegimin se gjatë luftës ka qenë pjesë e një njësie speciale e cila ka marrë pjesë në krime lufte.Krimet e K.Për hir të mbrojtejs së identitetit të personit, gjykata nuk jep shpjegime se në cilën njësi dhe në cilën zonë janë bërë krimet. E vetmja që thuhet është..

Read More »

Skandali Facebook, Cambridge Analytica shpall falimentin në Britani dhe SHBA

Cambridge Analytica, një firmë për nxjerrjen e të dhënave që u përfshi në një skandal mbi punën e tij për fushatën e 2016 të Presidentit të SHBA, Donald Trump, tha se po i mbyll të gjitha operacionet në fuqi menjëherë. Firma deklaroi të mërkurën se ka filluar procedurat e falimentimit në Britani dhe po paraqet gjithashtu falimentimin në SHBA, sipas një deklarate në faqen e internetit të Cambridge Analytica. Kompania tha se humbi “pothuajse të gjithë” klientët dhe furnizuesit pas New York Times, The Observer të Londrës dhe publikime të tjera raportuan se Cambridge Analytica ka marrë informacion të paautorizuar nga dhjetëra miliona përdorues të Facebook Inc. Shkelja ndihmoi kompaninë të zhvillojë reklama politike dhe teknika të tjera që mbështesin punën e saj në fushatën e Trump, sipas New York Times. Çfarë ndodhi? Sipas Facebook, profesori i psikologjisë Aleksandër Kogan i Universitetit të Kembrixhit grumbulloi të dhëna nga afërsisht 270,000 përdorues të Facebook në vitin 2015, në f..

Read More »

Kroaci/ Qeveria thekson planet për të reduktuar borxhin dhe për të përmirësuar mjedisin e investimeve

Deri në vitin 2021, Kroacia synon të zvogëlojë borxhin e saj publik në 66% të prodhimit ekonomik nga 78% që është aktualisht, të ulë taksat dhe kostot e biznesit, duke dixhitalizuar shërbimet publike dhe duke bashkuar gjykatat, tha zyra e shtypit të qeverisë kroate javën e kaluar. Të gjitha këto ndryshime synojnë që ta bëjnë Kroacinë një vend më tërheqës për të rritur numrin e investimeve. “Fuqizimi i konkurrencës, krijimi i një lidhjeje më të mirë ndërmjet arsimit dhe nevojave të tregut të punës dhe qëndrueshmërisë së financave publike janë tri shtylla kryesore të përpjekjeve tona”, tha Kryeministri Andrej Plenkoviç, në një seancë parlamentare. Plani i reduktimit të borxhit është një prej elementëve kyç të Kroacisë në arritjen e objektivit për të adoptuar euron. Gjatë tre viteve të fundit, borxhi publik ka shënuar rënie të madhe dhe qëllimi ynë kryesor është që ta zvogëlojmë borxhin publik me 3 pikë përqindjeje në vit”, tha ministri i Financave, Zdravko Maric. The post Kroaci/ Qeve..

Read More »

Evropa nis ‘luftën’ mbi planin e ardhshëm të shpenzimeve në BE

Bashkimi Evropian ndërmori një politikë për të zvogëluar subvencionet e fermave në vendet anëtare, si përpjekje për të ndihmuar në mbushjen e një buxheti të nxitur nga Brexit, duke shkaktuar një vit ose më shumë beteja politike mbi programin e shpenzimeve të ardhshme të bllokut. Komisioni Europian propozoi një ulje rreth pesë për qind në shpenzimet bujqësore të BE që nga viti 2021 për të pasur kështu ​​shpenzime më të mëdha për sigurinë, shkruan Bloomberg. Në një shenjë të mëtejshme të tensioneve përpara, komisioni rekomandoi një ulje të ngjashme të ndihmës për zhvillimin rajonal evropian dhe lidhjen e tij me respektimin e shteteve anëtare për sundimin e ligjit, pasi blloku lufton për të kontrolluar një sulm politik polak mbi pavarësinë gjyqësore vendase. Masat përbëjnë thelbin e buxhetit të BE 2021-2027 të propozuar të mërkurën nga komisioni me bazë në Bruksel. Ai rekomandoi shpenzimet totale të BE prej rreth 1.28 trilionë euro (shtatë vjet), pas përshtatjes së inflacionit, krahasu..

Read More »

Pompeo betohet si sekretar shteti, Trump: Një patriot i vërtetë

Mike Pompeo bëri betimin në Departamentin Amerikan në Uashington si sekretari i ri i Shtetit.vlerësoi lart aftësitë e sekretarit të ri të shtetit Mike Pompeo. Ai e quajti Mike Pompeo një patriot të vërtetë. Trump tha se Pompeo meritoi respektin dhe admirimin e të gjithëve kur punonte si drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit.Presidenti, i cili e viziton Departamentin e Shtetit për herë të parë që nga ardhja në detyrë, shprehu besimin se Pompeo do ta realizojë me sukses misionin e lartë për të mbikëqyrur dhjetëra mijëra diplomatët amerikanë në të gjithë botën.Nga ana e tij Sekretari i Shtetit e quajti një shans të pashembullt faktin që një nga detyrat e tij të para në postin e ri do të jenë negociatat e pritshme me Korenë e Veriut.3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Grupi separatist ETA njofton shpërbërjen, akuzohen për 800 vrasje

Grupi separatist bask ETA ka njoftuar zyrtarisht se po shpërbëhet, thuajse 50 vjet pasi pretendoi viktimën e saj të parë.Në një letër për krerët e organizatës baske, botuar nga faqja e internetit ‘El Diario’ dhe që mban datën 16 prill, grupi militant shkruan për një mundësi të re, që përfundimisht do t’i japë fund ciklit të konfliktit dhe pranon vuajtjet e shkaktuara si rezultat i luftës së saj.Shpërbërja zyrtare pritet të bëhet në një ceremoni, që do të mbahet më vonë këtë javë, në qytetin e Cambo-les-Bains, në Francën jug-perëndimore.Ndërsa ditët e ETA-s mund të mbarojnë, gati gjysma e vrasjeve që i atribuohen organizatës ende nuk janë hetuar plotësisht. Ka shumë baskë, nga të dy anët, të cilët besojnë se ka ende çështje për t’u zgjidhur, përpara se të vendoset paqja e vërtetë.ETA, e konsideruar një organizatë terroriste nga Bashkimi Europian, vrau më shumë se 800 njerëz në mes 1968 dhe 2010, një vit para se të shpallte një armëpushim të përhershëm.3 maj 2018 (gazeta-Shqip...

Read More »

Në SHBA miratohet projektligji më i ashpër për abortin

Shteti amerikan, Ajoa ka miratuar një nga projektligjet më të ashpra për abortin, duke ndaluar abortet prej momentit kur dëgjohen të rrahurat e para të zemrës së fetusit.Ligjvënësit republikanë, që kontrollojnë dy dhomat e parlamentit kanë kaluar projektligjin, duke dërguar të njëjtin te guvernatori për ta fuqizuar në ligj.Në rast të miratimit, projektligji do të ndalonte abortet pas muajit të gjashtë të shtatzënisë.Kritikët kanë argumentuar se ky projektligj e konsideron abortin të paligjshëm, përpara se shumica e grave të kuptojnë se janë shtatzënë.Guvernatorja republikane e Ajoa-s, Kim Reynolds nuk ka treguar nëse ajo do ta nënshkruajë projekligjin.Përfaqësuesja republikane, Shannon Lundgren u ka thënë mediave lokale se ajo beson që projekligji do të miratohet.Vitin e kaluar, republikanët e Ajoa-s kanë ndaluar abortet pas javës së 20-të të shtatzënisë.2 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

SHBA, rrëzohet një avion ushtarak, 5 të vdekur

Një avion ushtarak mallrash është rrëzuar këtë të mërkurë në Savannah të Georgias, duke shkaktuar vdekjen e pesë pjesëtarëve të ekuipazhit.Lajmi konfirmohet nga Forcat Ajrore të Amerikës, të cilat thonë se bëhet fjalë për një avion “C-130” të Gardës Ajrore Kombëtare.Ekipet e emergjencave i janë përgjigjur menjëherë njoftimit, sipas deklaratës së zëdhënëses së Aeroportit ndërkombëtar “Savannah/Hilton Head”.Rrëzimi në fakt nuk ka ndodhur në pistën e aeroportit, por disa milje më larg në një autostradë, shtoi më tej zëdhënësja Candace Carpenter, ndërsa reja e dendur e tymit ishte e dukshme edhe nga aeroporti.An aircraft just went down outside Savannah airport where I’m at. Pray for the families.A post shared by Gabriel Fitzgerald (@pilotgabe) on May 2, 2018 at 8:41am PDT“Ishte e tmerrshme”, tha Denver Goodwin, që punon në një shërbim riciklimi pranë një varreze makinash, që e pa ngjarjen nga rruga më e afërt. “Toka u trondit si të ishte një bombë e hedhur aty. Të gjithë njerë..

Read More »

Falimenton Cambridge Analytica, firma që përdori të dhënat e FB për Trump

Cambridge Analytica, kompania e konsulencës politike në qendër të skandalit të shkëmbimit të të dhënave nga Facebook, po mbyllet.Firma u akuzua për marrjen në mënyrë të parregullt të informacionit personal në emër të klientëve politikë. Sipas Facebook, të dhënat për deri në 87 milionë anëtarë të saj u morën nga një aplikacion dhe më pas u kaluan në llogarinë e kompanisë së konsulencës politike.Pavarësisht mbylljes së CA, Facebook thotë se hetimi i kompanisë në këtë çështje do të vazhdojë.“Kjo nuk ndryshon angazhimin dhe vendosmërinë tonë për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”, tha një zëdhënës.“Ne po vazhdojmë me hetimin tonë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse”.Clarence Mitchell, një zëdhënës i Cambridge Analytica, e ka referuar BBC në një deklaratë në faqen e internetit të firmës.“Gjatë disa muajve të fundit, Cambridge Analytica ka qenë subjekt i akuzave të shumta të pabaza dhe, pavarësisht nga përpjekjet e kompanis..

Read More »

SHBA, rrëzohet një avion ushtarak, 2 të vdekur

Një avion ushtarak mallrash është rrëzuar këtë të mërkurë në Savannah të Georgias, duke shkaktuar vdekjen e dy pjesëtarëve të ekuipazhit.Lajmi konfirmohet nga Forcat Ajrore të Amerikës, të cilat thonë se bëhet fjalë për një avion “C-130” të Gardës Ajrore Kombëtare.Ekipet e emergjencave i janë përgjigjur menjëherë njoftimit, sipas deklaratës së zëdhënëses së Aeroportit ndërkombëtar “Savannah/Hilton Head”.Rrëzimi në fakt nuk ka ndodhur në pistën e aeroportit, por disa milje më larg në një autostradë, shtoi më tej zëdhënësja Candace Carpenter, ndërsa reja e dendur e tymit ishte e dukshme edhe nga aeroporti.An aircraft just went down outside Savannah airport where I’m at. Pray for the families.A post shared by Gabriel Fitzgerald (@pilotgabe) on May 2, 2018 at 8:41am PDT“Ishte e tmerrshme”, tha Denver Goodwin, që punon në një shërbim riciklimi pranë një varreze makinash, që e pa ngjarjen nga rruga më e afërt. “Toka u trondit si të ishte një bombë e hedhur aty. Të gjithë njerëzi..

Read More »