Bota

Bota Shqiptare

Parisi “ndizet flakë” për 1 maj, policia përplaset me protestuesit (FOTO)

1 maji paraqet një fytyrë tjetër në vendet Perëndimore, ndërsa në Shqipëri festohet dhe dilet shëtitje. Kryeqyteti më i dhunshëm në Ditën Ndërkombëtare të Punës duket se ka qenë Parisi ku mijëra punëtorë dhe sindikata kanë dalë në protesta, duke mos kursyer përplasjet me policinë.Përleshjet më të ashpra kanë qenë ato me anarkistë të ekstremit të majtë, të cilët shihen në foto me fytyrën e mbuluar. Demonstruesit, të vlerësuar të paktën 1,200 nga prefektura e Parisit, hodhën objekte e sende të forta mbi agjentët policorë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë.1 of 15Siç raporton Le Parisien, një autoshkollë dhe një restorant fast-food janë dëmtuar dhe grabitur.Ministri i Brendshëm Gerrard Collomb ka dalë në konferencë për shtyp duke dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit. “Dënoj ashpër dhunën dhe aktet degraduese të kryera në kuadër të lëvizjeve të 1 Majit në Paris”, u shpreh Collomb, në një cicërimë në Twitter.Ministri siguroi se “është marrë çdo masë e nevojshme..

Read More »

Takimi me Kim, Trump sugjeron zonën e çmilitarizuar

Presidenti Trump sugjeroi të hënën që një takim i planifikuar mes tij dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un të zhvillohet në zonën e çmilitarizuar midis Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.“Për takimin janë duke u konsideruar të marrin marrin pjesë një numër shtetesh, por a nuk do të ishte Shtëpia e Lirisë në kufirin mes dy Koreve një vend më përfaqësues dhe më i rëndësishëm se sa një vend i palës së tretë? Kjo është vetëm pyetje” – shkroi Presidenti në Twitter.Trump shprehu optimizëm këtë fundjavë për takimin e planifikuar me zotin Kim, për në fund të Majit, ose në fillim të Qershorit, pas bisedave që ai pati në shtunën me udhëheqësin jugokorean Moon dhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe.Trump shkroi në Twitter se pati një bisedë shumë të mirë me Moon dhe se e kishte informuar Abe për planet e takimit me Kim.Udhëheqës të rëndësishëm amerikanë janë shprehur me optimizë që është duke i ardhur fundi disa dekadave armiqësish në gadishullin korean.Të premten, Kim u bë udhëhe..

Read More »

Rumani / Rishikohet rritja e PBB-së për tremujorin e katërt

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, rritja ekonomike e Rumanisë pësoi rënie të lehtë në krahasim me vlerësimin fillestar të tremujorit të katërt. Sipas rishikimeve, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 0.5% në tremujorin e katërt, më poshtë nga vlerësimi i mëparshëm prej 0.6%. Në tremujorin e tretë të vitit 2017, norma e zgjerimit ishte 2.4%. Në bazë vjetore, rritja e PBB-së shënoi rënie në 6.8% në tremujorin e dhjetorit në krahasim me 8.5% në tremujorin e shtatorit. Përllogaritja e parë për rritjen e tremujorit të katërt në bazë vjetore ishte në 7.0%. The post Rumani / Rishikohet rritja e PBB-së për tremujorin e katërt appeared first on Revista Monitor.

Read More »

“Gjermania moderne”

Gjermania po bëhet gjithnjë e më e hapur dhe e larmishme. Me udhëheqjen e duhur, ajo mund të shndërrohet në një model për Perëndimin Që nga rënia e Murit të Berlinit, Ampelmännchen, një simbol i një njeriu të vogël me kapele dhe me ngjyrë të gjelbër, i njohur ndryshe si njeriu i gjelbër i trafikut, iu arratis shumë shpejt rrënjëve të tij të diktaturës për t’u shndërruar në ikonën më trendi të kryeqytetit modern gjerman. Në ditët e sotme, Ampelmännchen është shndërruar në një prej simboleve më të dashura të turistëve, të cilët pozojnë me modelet me përmasa njerëzore, ndërsa në dyqane ai është një prej suvenirëve më të shitura, shkruan The Economist. Figura tërheqëse e Ampelmännchen nuk është një simbol vetëm për Berlinin, por për të gjithë Gjermaninë, e cila po hyn në një epokë të re. Ajo po bëhet gjithnjë e më e larmishme, më e hapur, informale dhe moderne. Por në pamje të parë, një përshkrim i tillë nuk duket aspak pozitiv, madje mund të cilësohet si qesharak. Gjermania e titujve k..

Read More »

BB ul parashikimet e rritjes ekonomike

Banka Botërore ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor në 3.2% në vitin 2018, nga parashikimi i mëparshëm prej 3.3%, si dhe paralajmëroi se reformat strukturore janë të nevojshme nëse rajoni dëshiron të rritet në mënyrë të qëndrueshme në një periudhë afatmesme. Banka tha se pritej që rritja ekonomike e rajonit, që përfshin Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, të rritet 3.5% në 2019, shifër kjo më e ulët në krahasim me 3.6% e parashikuar në një raport gjatë nëntorit të 2017. Banka vuri në dukje proteksionizmin tregtar, normalizimin e normave të interesit në nivel global, rritjen potencialisht të ulët dhe pasigurinë në lidhje me ndryshimet e politikës së brendshme si faktorët kryesorë ndikues në këtë parashikim. “Këto rreziqe mund të zvogëlohen duke racionalizuar shpenzimet për të ndërtuar një hapësirë fiskale për reforma që do të ndikojnë në rritjen ekonomike dhe me një qasje më strategjike për të rritur konkurrueshmërinë”...

Read More »

Republika në grevë

Emmanuel Macron përballet me një valë protestash dhe grevash në Francë. A do t’i mbështesë ai grevistët duke hequr dorë nga përmbushja e reformave të tij? Në qytetin perëndimor të Nantes, protestuesit dogjën posterat e Presidentit francez. Në kampusin universitar të Nanterre, u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar një valë proteste nga ana e studentëve, të cilët ishin ulur të gjithë në oborrin e kampusit. Në të gjithë vendin, punonjësit e hekurudhave hynë në raundin e tretë të grevave. E ndërsa Franca po i afrohet 50-vjetorit të kryengritjes së saj, që nga maji i vitit 1968, duket sikur, edhe një herë, ajo po përballet me një valë rebelimi sfidues, shkruan The Economist. Francezët mund të kenë zgjedhur një udhëheqës të ri, Emmanuel Macron, i cili premtoi se do të sillte ndryshimin. Por pasi ka kaluar vetëm një vit nga ardhja e tij në detyrë, duket sikur ata tashmë janë lodhur me të dhe shkaqet e një pakënaqësie të tillë janë të ndryshme. Punëtorët e hekurudhave kanë hyrë në grev..

Read More »

Kroaci / Zgjerohet deficiti tregtar

Sipas shifrave paraprake të Zyrës Kroate të Statistikave, hendeku i tregtisë së jashtme të Kroacisë u zgjerua në fillim të këtij viti. Deficiti tregtar u rrit në 688.6 milionë euro në janar nga 476.3 milionë euro muajin e kaluar. Ndërsa në muajin korrespondues gjatë vitit të kaluar, deficiti tregtar ishte 498.0 milionë euro. Eksportet e mallrave shënuan rënie duke shkuar në 1.04 miliardë euro në janar të këtij viti, nga 1.14 miliardë euro gjatë muajit të mëparshëm. Ndërsa importet u rritën në 1.72 miliardë euro nga 1.62 miliardë euro. The post Kroaci / Zgjerohet deficiti tregtar appeared first on Revista Monitor.

Read More »

Kërkohet zbatimi i një strategjie dixhitale të përbashkët në Ballkan

Në një raport të fundit të Deutsche Telekom, bëhet thirrje për zbatimin e strategjie dixhitale të përbashkët të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të përshpejtohen përpjekjet drejt integrimit në BE. Këto përfshijnë përmirësime në aspektin e sundimit të shtetit ligjor, modernizimin e qeverisjes dhe të shoqërisë, si dhe krijimin e një strukture efektive të tregut në rajon. Një rritje në indeksin e dixhitalizimit prej 10 për qind do të çonte në rritjen e PBB-së deri në 1 për qind, thuhej në këtë studim. Referuar po këtij raporti, Kroacia dhe Sllovenia janë ekonomitë më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor. Investimet në infrastrukturën dixhitale në Kroaci prej 100 milionë eurosh krijuan 3,848 vende të reja pune dhe 47 milionë euro të të ardhurave të reja tatimore, si edhe rritën normën e PBB-së me 0,25 pikë përqindjeje. Hrvatski Telekom, operatori kroat i kontrolluar nga DT-ja, investoi vitin e kaluar më shumë se 1.7 miliardë lekë në infrastrukturë dhe shërbime inova..

Read More »

Maqedoni / Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi

Qeveria e Maqedonisë i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi të nisur nga opozita konservatore, e cila e akuzoi atë për keqpërdorim të marrëdhënieve me vendet fqinjë, teksa njëkohësisht nuk arrinte të kontrollonte korrupsionin ose të ndalonte stanjacionin ekonomik. Në një votim, të 62 ligjvënësit nga koalicioni qeverisës i majtë në Parlamentin me 120 vende refuzuan mocionin, ndërsa 40 ligjvënës të opozitës e mbështetën atë. Partia Konservatore VMRO-DPMNE pohoi se qeveria (prej 11 muajsh) e udhëhequr nga socialdemokratët ka përdorur institucionet shtetërore dhe gjyqësorin e vendit për përfitimet e saj. Partia nacionaliste e opozitës i kundërshtoi po ashtu lëvizjet e qeverisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë fqinje, për të përshpejtuar përpjekjet e Maqedonisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian dhe NATO-n. Anëtarët e opozitës pretenduan se marrëveshja e miqësisë me Kryeministrin Zoran Zaev e nënshkruar në janar të këtij viti ishte e dëmshme për interesin kombët..

Read More »

Kroaci/ Disiplinë fiskale pas suficitit të vitit 2017

Ministri i Financave të Kroacisë, deklaroi se Kroacia do të ndjekë një sufiçit buxhetor si ai i 2017, me reforma strukturore dhe disiplinë fiskale për të rritur normën e PBB-së, vlerësimin e kredive dhe një rritje të perspektivave për t’u bashkuar sa më shpejt me zonën euro. Të dhënat fiskale për 2017 do të publikohen shumë shpejt dhe aty do të shikohet edhe arritja e një suficiti të përgjithshëm buxhetor, arritje kjo për herë të parë që nga momenti kur Kroacia ka aplikuar metodologjinë e BE-së. Borxhi publik i Kroacisë në fund të vitit 2017 pritet të jetë rreth 78 për qind e prodhimit të brendshëm bruto. Gjatë dy viteve të fundit ai është reduktuar me 5.8 pikë përqindjeje. Hendeku i buxhetit të përgjithshëm në vitin 2016 ishte në një rekord të ulët prej 0.9 për qind të PBB-së. Objektivi ynë është që të shtyjmë borxhin publik më tej me 2.5-3.0 pikë përqindjeje gjatë këtij viti dhe të arrijmë të mbajmë po të njëjtin ritëm edhe gjatë viteve të tjera, tha Z. Maric. The post Kroaci/ Dis..

Read More »

BE planifikon të shkurtojë fondet për vendet ku sundimi i ligjit është në rrezik

Brukseli do të propozojë këtë javë ‘fuqi të forta’ për të shkurtuar fondet në vende të tilla si Polonia dhe Hungaria, ku pavarësia gjyqësore është nën kërcënim, por do t’i lërë ata ‘në grep’ për miliarda euro në angazhimet e buxhetit të BE. Në një lëvizje duke rrezikuar një zemërim me Varshavën dhe Budapestin, Komisioni Europian do të njoftojë të mërkurën ndryshimin në legjislacion, duke e lejuar atë të shkurtoojë paratë e BE-së në vendet ku problemet me sundimin e ligjit rrezikojnë administrimin e shëndoshë financiar, raporton FT. Ç’është më e rëndësishmja, çdo ulje e fondeve të vendosura sipas ligjit, nuk do të lehtësonte shtetin anëtar të detyrimeve buxhetore të BE. Kjo do të thotë se mbetet përgjegjës për angazhimet e subvencioneve të bëra për fermerët dhe financimin e projekteve të investimeve në vazhdim, sipas zyrtarëve të njohur me reformat. “Ndërtimi i urës apo projektet e tjera, do të vazhdojnë,” tha një diplomat i BE. “Kjo nuk do të ndëshkojë përfituesit e fondeve të BE.” ..

Read More »

Me dështimin e negociatave për koalicionin qeverisës të Italisë, Pesë yjet kërkojnë zgjedhje në qershor

Lëvizja “Pesë Yje” tha se po kërkon zgjedhje të reja në Itali në qershor, pasi përpjekjet për të filluar bisedimet qeveritare me aleancën e qendrës së djathtë dhe Partinë Demokratike të qendrës së majtë dështuan, raporton Bloomberg. “Në këtë fazë nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kthehemi në zgjedhje sa më parë që të jetë e mundur, atëherë sigurisht që vendimi do të jetë final”. Këto u bënë publike nga Presidenti Sergio Mattarella dhe kreu i pesë yjeve Luigi Di Maio, të hënën në një deklaratë për mediat në Facebook. Ai i bëri thirrje Matteo Salvinit të Lidhjes, gjithashtu drejtues të qendrës së djathtë, që të bashkohet me të në kërkimin e votës së re. Kërkimi për formimin e një qeveri të re italiane është në një rrugë pa krye, dy muaj pasi zgjedhjet e përgjithshme prodhuan një parlament të varur. Me forcat politike në kundërshtim me njëri-tjetrin, qendra e djathtë mori një rritje në rezultatin e një anketimi të hënën, pasi rezultatet e zgjedhjeve lokale në rajonin verior të Friuli-..

Read More »

Armeni, Parlamenti voton sot për kryeministrin e ri

Mijëra persona kanë dalë në rrugët e Jerevanit për të monitoruar votimin për kryeminstrin e ri në Parlament, pas paralajmërimeve të liderit të protestave, Nikol Pashinian se partia në pushtet mund të tentojë ta prishë procesin.Pashinian, kandidati i vetëm për kryeministër, e ka akuzuar sot Partinë Republikane të ish-kryeministrit, Serzh Sarkisian se po tenton të pengojë seancën e sotme plenare, ku do të votohet për zgjedhjen e kryeministrit.Pashinian, 42-vjeç tashmë ka siguruar mbështetjen e të gjitha fraksioneve opozitare në Parlament. Ai i ka bërë thirrje Partisë Republikane, që ka 58 ulëse në Parlament, që të mos “pengojë” kandidaturën e tij për kryeministër.Mijëra armenë i janë përgjigjur thirrjes së Pashinian dhe kanë dalë në qendër të Jerevanit ku përmes monitorëve po përcjellin seancën plenare.Serzh Sarkisina kishte dhënë dorëheqje pas protestave masive në Jerevan dhe qytete të tjera të Armenisë.1 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Brazil, kulla përfshihet nga flakët, raportohet për viktima (Video)

Një kullë ne Brazil është shembur, pas zjarrit që shpërtheu në mes të natës. Nga flakët raportohet se shumë banorë kanë mbetur të bllokuar brenda.Aktualisht një person është konfirmuar i vdekur, por dyshohet se numri do te rritet pasi mendohet se ka viktima brenda rrënojave.Gjithçka ndodhi në Sao Paulo, në ndërtesën 26-katëshe, ndërkohë që pamjet janë filmuar dhe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.Për shkak të flakëve shihet se si bien pjesë nga ndërtesa e lartë.http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2018/05/01/8137311229282896522/640x360_MP4_8137311229282896522.mp41 of 51 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »