Bota

Bota Shqiptare

Mbylli xhamitë, Erdogan kërcënon Austrinë: Luftë mes kryqit e gjysmëhënës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër masën e ndërmarrë nga Austria që çoi në mbylljen e xhamive, sipas tyre ekstremiste. Por Erdogan e sheh vendimin edhe si një tentativë për të dëbuar imamët e financuar nga Turqia, ndaj ai e ka quajtur vendimin si antiislamik dhe ka premtuar kundërpërgjigje të ashpër.“Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re, një luftë mes kryqit dhe gjysmë hënës”, tha Erdogani në adresë të kancelarit Sebastian Kurz. “Mos mendoni se po e bëtë këtë, ne do të bëjmë sehir? Jo, edhe ne do të ndërmarrim disa hapa”, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll.Ndërkohë zëdhënësi i Erdogan e akuzoi qeverinë austriake se për mbylljen e xhamive dhe për dëbimin e imamëve po përdor “justifikime të çala”. Kjo është një shprehje e “valës anti-islamike, raciste dhe diskriminuese të populizmit në këtë vend”, shkroi Ibrahim Kalin në Tëitter. Austria i sulmon komunitetet myslimane që të “nxjerrë prej kësaj kapital të lirë polit..

Read More »

Samiti Trump-Kim, mediat e Koresë së Veriut: Raport të ri me SHBA

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut në artikujt e tyre kanë shtruar sot mundësinë që vendi i izoluar të “krijojë një raport të ri” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hipoteza vjen një ditë para se Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump për bisedimet historike.Komentet shënojnë një ndryshim në ton nga Koreja e Veriut pas dekadave të armiqësisë ndaj SHBA. Ndërkohë Trump ka thënë se ai është i “emocionuar pozitivisht” për samitin e nesërm në Singapor.Trump shkroi të hënën në mëngjes në rrjetet sociale se “një ndjenjë pozitive qarkullon në ajër”.Ai shpreson se takimi do të fillojë një proces që përfundimisht e sheh Kim të heqë dorë nga armët bërthamore. Por perspektiva e Koresë së Veriut ka qenë gjithnjë më e errët.Mediat shtetërore të Koresë së Veriut zakonisht nuk raportojnë për aktivitetet e liderit në kohë reale, dhe takimi i nivelit të lartë është përmendur deri tani vetëm si një përmbledhje.Redaksia në Rodong Sinmun konfirmo..

Read More »

G7 sjell luftë tregtare, Trump sulmon ashpër aleatët kryesorë të Amerikës

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shkarkuar një varg cicërimash në Twitter ku i zemëruar kritikon ashpër aleatët më të afërt të Amerikës, vetëm disa orë pas largimit të beftë nga takimi aspak konstruktiv dhe shumë i komentuar si përçarës i G7-s në Kanada.Trump tha se SHBA paguan “afërsisht të gjitha kostot e NATO-s” për të ndihmuar në mbrojtjen e vendeve që “e rrjepin Amerikën në tregti”. “Tregtia e drejtë tani duhet të quhet tregtia e budallenjve”, shtoi ai në përgjigje të kërcënimit të tarifave të reja kundër SHBA-ve.Sorry, we cannot let our friends, or enemies, take advantage of us on Trade anymore. We must put the American worker first!— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 11, 2018Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka premtuar veprim hakmarrës muajin e ardhshëm lidhur me tarifat e SHBA për çelikun dhe aluminin. Trump gjithashtu e ka sulmuar personalisht Trudeau, duke thënë se kryeministri kanadez është “shumë i pandershëm dhe i dobët”.Në Kebek ku u mbajt samiti i ..

Read More »

Një avion luftarak i SHBA-ve rrëzohet në det në Japoni

Një avion luftarak F-15 Eagle i SHBA-së është rrëzuar në det pranë ishullit japonez të Okinawas. Lajmin e ka konfirmuar ushtria amerikane duke sqaruar se piloti u hodh nga avioni para rrëzimit dhe është shëndoshë e mirë.Avioni njoftohet se u ngrit nga baza ajrore Kadena në Okinawa dhe u rrëzua rreth 80 kilometra nga bregu. Ministri i Mbrojtjes i Japonisë Itsunori Onodera tha se incidenti është duke u hetuar.“Aksidentet e avionëve ushtarakë amerikanë po ndodhin në mënyrë të përsëritur. Do të dëshironim të vazhdojmë të kërkojmë sigurinë e fluturimit”, tha ministri, siç citohet nga agjencia e lajmeve Kyodo.Ndërkohë, Guvernatori i Okinawas Takeshi Onaga, i cili më parë udhëhoqi një tubim kundër bazave ushtarake amerikane në ishull, tha se incidente të tilla po rrezikojnë të ardhmen e ishullit.“Ne nuk mund të përmbushim përgjegjësitë tona për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre nëse një situatë e tillë bëhet normë”, tha ai. “Unë nuk mendoj se ka një vend si ky në mesin e vendeve të zhvi..

Read More »

Mbi 600 emigrantë të bllokuar në det, Italia e Malta mbyllin portet

Një anije shpëtimi me 629 emigrantë në bord ka mbetur të mes të detit Mesdhe pasi ministri i ri italian i brendshëm nuk i dha leje që të ankorojë në portet e Italisë.Duket se Matteo Salvini po mban një premtim të fushatës për të ndaluar ankorimin në Itali të anijeve që sjellin emigrantë, qofshin këto anije humanitare. Pikërisht për një të tillë bëhet fjalë, anija Aquarius e organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterranee, e cila shpëtoi qindrat e emigrantëve në ujërat libiane. Por ministri i brendshëm Salvini tha se është Malta që duhet t’i marrë ata emigrantë, diçka që është hedhur poshtë nga autoritetet Malteze.“Malta nuk pranon askënd. Franca i ndalon njerëzit në kufi, Spanja e mbron kufirin me armë. Nuk është e mundur që Malta t’i thotë jo çdo kërkese ndihmë, pasi në fund të fundit, zoti e ka vendosur më pranë Afrikës se sa Sicilia”, deklaroi Salvini.Por sipas autoriteteve malteze, emigrantët u shpëtuan në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. Për me tepër, Mal..

Read More »

Baskët, zinxhir-njerëzor për të kërkuar Pavarësinë nga Spanja

Rreth 175 mijë njerëz morën pjesë në zinxhirin njerëzor të organizuar nga rajonet baske për të kërkuar një referendum mbi shkëputjen nga Spanja. Nisma ka arritur shifra rekord, duke pasur parasysh se “gjarpri” ka tejkaluar 200 kilometra gjatësi mes San Sebastian, Bilbao dhe Vitoria. Përveç separatistëve baskë, një grup i madh aktivistësh katalanas morën pjesë në demonstratën e promovuar nga shoqata Gure Esku Dago.Ngjashëm me situatën në Katalonjë, qeveria spanjolle ka deklaruar se çdo referendum do të ishte i paligjshëm. Neni 2 i kushtetutës spanjolle flet për unitetin e pandryshueshëm të kombit spanjoll, dhe një përpjekje për mbajtjen e referendumit për pavarësi në Katalonjë, vitin e shkuar, u pasua nga një reagim i ashpër i qeverisë qendrore, e cila mori në duar kontrollin e rajonit.Ish-kryeministri Mariano Rahoi, që më herët është kritikuar për mënyrën se si e menaxhoi krizën katalane, u rrëzua nga posti pas një mocioni mosbesimi në parlament më 1 qershor.Mocioni i iniciuar ng..

Read More »

Fatura 40 mld paund e Brexit, ish-ministri i Britanisë: Le ta paralizojmë BE-në

Ish-ministri i Punës dhe pensioneve në Britani, Iain Duncan Smith ka kërkuar që negociatorët e vendit për çështjen e Brexit të marrin një “guxim serioz” dhe të tërheqin faturën prej 40 miliardë paund jashtë tryezës së bisedimeve me BE-në, deri në momentin që vendet e bllokut të ndalojnë ngacmimet ndaj Mbretërisë së Bashkuar.Iain Duncan Smith tha se britanikët ishin të ngopur me qeverinë, duke mos shfrytëzuar ndikimin e vet, pas një serie koncesionesh për BE. Përfaqësuesi kryesor i Brexit i tha Julia Hartley-Breëer se Britania mund ta shtypte Bashkimin Evropian për të arritur qëllimet e veta nëse do të kishte nevojë për të.Smith dha mbështetjen e tij të plotë ndaj ministrit për Brexit, David Davis dhe kërkoi një qëndrim më agresiv dhe të ashpër në bisedimet me homologun e tij, Michel Barnier. Gjithë kjo lëvizje vjen pasi një regjistrim i zbuluar nga Boris Johnson zbuloi se Ministri i Jashtëm donte që kryeministrja May të ishte “më luftarake” në bisedimet e Brexit.Duke folur në tal..

Read More »

Trump: Takimi i së martës, shansi i vetëm i Kim për paqe

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se takimi i javës së ardhshme me Kim Jong-un është një “shansi i vetëm” i Koresë së Veriut për paqe.Një takim midis Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut do të zhvillohet të martën më 12 qershor në Singapor. Trump teksa largohej nga samiti i G7-ës e përshkroi samitin si një “mision paqeje”, por tha se të dy liderët ishin në një “territor të panjohur negociatash në kuptimin më të vërtetë të fjalës”.Trump gjithashtu tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të bënte “diçka shumë pozitive për popullin e tij, për veten dhe për familjen e tij”.Uashingtoni shpreson se bisedimet do të fillojnë një proces që përfundimisht sheh Kim të heqë dorë nga armët e tij bërthamore.Të dy liderët kanë pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me ulje-ngritje gjatë 18 muajve të fundit.Ata më në fund do të dalin ballë për ballë të martën në mëngjes në një hotel në ishullin turistik të Sentosës, me takimin që do të shënojë herën e parë që një udhëheqës ..

Read More »

Trump befason samitin e G7-s, tërheq firmën nga deklarata e përbashkët

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr firmën e tij nga deklarata e përbashkët e lëshuar në fundin e samitit të G7-s, duke akuzuar Kanadanë për pandershmëri. Sipas tij, vendet e tjera po vendosnin tarifa masive ndaj Shteteve të Bashkuara.Komunikata e përbashkët, e cila bënte thirrje për një sistem tregtie të bazuar në rregulla, u nënshkrua nga të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht tensioneve mbi tarifat amerikane ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u zotua më tej se do të nxiste ndërmarrjen e tarifave hakmarrëse duke nisur nga 1 korriku. Duke folur në një konferencë për shtyp, ai e përshkroi si ofendues vendimin e Trumpit për të ndërlidhur shqetësimet mbi sigurinë kombëtare si justifikim ndaj tarifave që ka vendosur ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Bashkimit Europian.“Me keqardhje të madhe, por njëkohësisht me qartësinë absolute e vendosmëri, ne do të ecim përpara duke vendosur masa hakmarrëse nga 1 korriku, – deklaroi Trudeau. – Kanadezët ..

Read More »

Takimi historik me Trump, Kim jong-un mbërrin në Singapor (VIDEO)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka mbërritur në Singapor për takimin e tij me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, të planifikuar për tu mbajtur të martën më 12 qershor.Takimi historik midis dy liderëve do të zhvillohet në ishullin e vendpushimeve luksoze, Sentosa.1 of 3Kjo është hera e parë që një udhëheqës i Koresë së Veriut do të takojë një president të SHBA. Para se të nisej për në Singapor, Trump e përshkroi samitin si një “shans të vetëm” për paqe dhe tha se të dy ishin në “një territor të panjohur në kuptimin e vërtetë të fjalës”.Ndërkohë ishte ministri i Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, i cili njoftoi mbërritjen e Kim Jong-un, duke shkruar poshtë një fotoje në Tëitter se Kim sapo shkeli në ishull.Uashingtoni shpreson se takimi do të nisë një proces që përfundimisht e sheh Kim të heqë dorë nga armët e tij bërthamore. Të dy liderët kanë pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me ulje ngritje gjatë 18 muajve të fundit, duke shkëmbyer fyer..

Read More »

Trump kërkoi rikthimin e G8-s me Rusinë, Putin: Ne kurrë nuk u larguam!

Donald Trump doli dje kundër të gjithëve në samitin e G7-s në Kanada, duke kërkuar hapur rikthimin e Rusisë në grupin e fuqive më të mëdha globale, 4 vite pas aneksimit të Krimesë, gjë që solli edhe daljen e saj.Më vonë thirrjes së Trump iu bashkua edhe kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, por ajo çka mori vëmendjen e gjithë botës është përgjigja e presidentit rus Vladimir Putin për thirrjen e homologut të tij amerikan.“Rusia nuk ia ka kthyer kurrë shpinën G8-s (tani G7)”, tha Vladimir Putin, duke folur në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO).“Sidoqoftë, ky i fundit është më i fortë në disa aspekte, duke përfshirë edhe barazinë e fuqisë”, shtoi ai.“Sa për kthimin e Rusisë në [G7, G8] – ne nuk jemi larguar kurrë prej saj”, theksoi Putin.Ai tha se “kolegët dikur refuzuan të vinin në Rusi për shkak të arsyeve të njohura, por do të jemi të lumtur t’i shohim të gjithë në Moskë”.Deklaratat e Putin janë bërë në mbledhjen e SCO, e cila përfundoi menjëherë pas samit..

Read More »

Vonesat me Brexit, konservatorët kërcënojnë May-n me “grusht shteti”

Konservatorët e Brexit në Britaninë e Madhe janë të përgatitur të detyrojnë një votim mosbesimi për kryeministren Theresa May kur drafti për largimin nga BE të bëhet zyrtarisht një ligj i Kushtetutës së vendit.Deputetët e Partisë Konservatore janë të zemëruar me trajtimin që Theresa May po i bën negociatave të Brexit. Sipas mediave britanike, kryeministrja sot është paralajmëruar se “të gjitha kartat do të luhen” me udhëheqjen e saj, sapo legjislacioni i Brexit të sigurohet.Mbështetësit e Brexit të dëshpëruar po shqyrtojnë një “grusht shteti” pasi frikësohen se Britania e Madhe do të mbetej me rregullat doganore të BE-së edhe në zgjedhjet e ardhshme. Por ata do të veprojnë vetëm pasi të votohet ligji për largimin nga BE-ja, i cili ka gjasa të ndodhë në javët e ardhshme.Njëri prej tyre ka thënë: “Fokusi afatshkurtër është marrja e pëlqimit mbretëror për projektligjin para se të pushojmë për verën. Një fushëbetejë kryesore do të jetë që deputetët të angazhohen për t’i dhënë parlame..

Read More »

G7, Franca ‘shpërthen’ ndaj Trump: I varur nga zemërimi dhe jokonsistent

Samiti i G7-s në Kanada ishte një nga më të vështirët në histori, teksa kryeneçësia e Donald Trump triumfoi mbi bisedimet për të arritur një marrëveshje për tarifat amerikane të çelikut, të cilat duket se po krijojnë një hendek të thellë mes SHBA-ve dhe aleatëve të saj, si vendet e BE-së dhe Kanadaja.Sikur të mos mjaftonte urdhri ndaj këshilltarëve të tij për të tërhequr firmën nga deklarata e përbashkët, pasi kishte marrë avionin për në Singapor, Trump në Twitter ofendoi rëndë kryeministrin mikpritës të samitit, Justin Trudeau dhe ky veprim është dënuar ashpër nga liderët e tjerë pjesëmarrës.Pavarësisht afrimitetit në dukje, ka qenë Franca e drejtuar nga Emnauel Macron, ajo që ka “shpërthyer” kundër veprimeve të Trump, duke e cilësuar presidentin e SHBA-ve si njeri aspak konsistent.“Sjellja e Shteteve të Bashkuara në G7 ishte jokonsistente dhe jokoherente”, mësohet të ketë komentuar qeveria franceze vendimin e Donald Trump për të tërhequr aderimin në deklaratën përfundimtare të ..

Read More »

Trump arrin në Singapor për samitin historik me Kim Jong-un (VIDEO)

Gjatë paradites në Singapor zbarkoi lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ndërsa mbrëmja i është rezervuar ardhjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump.Të dy liderët, që do të zhvillojnë një takim historik të martën më 12 qershor ndodhen tashmë në shtetin ishullor. Trump u ul në Paya Lebar Airbase në bordin e avionit presidencial Air Force One, pasi braktisi në mes punimet e samitit të G7 në Kanada.Në një postim në Tëitter gjatë fluturimit të tij, Trump kishte përsëritur optimizmin e tij se samiti me udhëheqësin e Koresë së Veriut do të jetë një sukses.1 of 15“Unë jam rrugës për në Singapor, ku kemi një shans për të arritur një rezultat vërtet të mrekullueshëm për Korenë e Veriut dhe Botën. Me siguri do të jetë një ditë emocionuese dhe unë e di që Kim Jong-un do të punojë shumë për të bërë diçka që rrallë është realizuar më parë … Të krijojë paqe dhe begati të madhe për tokën e tij. Pres me padurim ta takoj atë dhe të kem një ndjenjë se kjo mundësi nuk do të h..

Read More »