Home / English

English

Kur nisin me punë administratorët shqiptarë? Përgjigjet zëdhënësi i Qeverisë

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në një deklaratë dhënë për Alsat-M pret që së shpejti 958 administratorët të fillojnë me punë. “Pas nënshkrimit të kësaj kontrate merret pëlqim edhe nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Administrative por edhe nga ana e Ministrisë së Financave dhe me këtë kompletohet i gjithë procesi dhe më pas nëpunësit administrativ mund të fillojnë me punë. Një afat kohorë saktë nuk mund të japim, por së shpejti presim që administratorët e parë të startojnë me punë”, thekson Hoxha. Ndërkohë edhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë të njëjtin qëndrim. “Procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të 958 administratorëve është në rrjedhë e sipër. Shumë shpejtë do të fillojë edhe shpërndarja e të tjerëve. Kështu që jam i bindur se ky proces do të përfundoj së shpejti”, ka deklaruar Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike. Nga 958 administrator që pritet të sistematizohen, 10% nuk i kanë pranuar vendet e tyre të punës. Ata kanë refuzuar n..

Read More »

Tetovasot: Nervozohet BEQA, përpak grushta Visar Ganiut në mbledhjen e BDI-së

Kryetari i degës së BDI-së, Beqir Asani – Beqa në mbledhjen e fundit është nervozuar aq shumë sa ka hedhur shumë kritika ndaj kryetarit të Çairit, Visar Ganiut. Siç mësohet zënka mes Beqës dhe Ganiut ka qenë e ashpër shkaku i legalizimeve ku ka këtë zënkë verbale e ka ndërprerë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, pasi siç thuhet mos kishte hyrë Ahmeti do të kishte përfunduar me grushta, shkruan portali Tetovasot. Gjithashtu në këtë mbledhjesiç kanë raportuar mediat janë kritikuar edhe disa ministra. Më i kritikuari ka qenë ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika për punën e deri tanishme në Qeveri. Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët. Kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku dhe Bekteshi Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas ..

Read More »

(VIDEO) Gjobitet gruaja e kryetarit të Kumanovës (VIDEO)

Kjo shenjë e komunikacionit është ndër më të respektuarat në Kumanovë. Kjo nga që muajt e fundit, autoritetet komunale në bashkëpunim me policinë kanë ndërmarrë një aksion për zero tolerancë ndaj parkimeve joadekuate. Qytetarët vazhdojnë në ankohen se trotuaret janë të bllokuara nga veturat dhe nuk mund të kalojnë lirshëm në ato shtigje që janë të destinuara për këmbësorë. Gjobës nuk mundi t’i shpëtoj as bashkëshortja e kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievskit. TV21 pyeti kryetarin se si reagoi në momentin që kuptoi se u sanksionua gruaja e tij, e cila kishte parkuar veturën në mënyrë joadekuate. “Po të gjithë ne jemi pjesëmarrës në komunikacion, të gjithë ngasim makinat dhe është normale të bëjmë edhe shkelje. Por, më e rëndësishmja është që ne kur shkelim rregullat të marrim edhe sanksionin e duhur. Është i saktë ai informacion! Në periudhën kur zbatohet aksioni për zero tolerancë për parkim joadekuat, njëra nga shkelëset e rregullave ishte dhe bashkëshortja ime dhe ..

Read More »

E pabesueshme, por e vërtetë: Bardhi për 10 minuta ia shënoi dy gola Barcelonës! (Video)

Enis Bardhi ka shënuar një gol fenomenal kundër Barcelonës. Goli kësaj radhe nuk ishte ng goditja e lirë, si zakonisht, por kësaj radhe ylli shqiptar dërgoi një projektil nga 18 metra, duke mposhtur Ter Shtegen për rezultatin 3-1. Ndodhi kjo në minutën e parë të pjesës së dytë. Është ky goli i tetë i Bardhit në këtë sezon për Levanten. Rezultati momental është 4-1 për vendasit e Levantes, tre gola i shënoi Boateng. E plotësuar: Levante po udhëheq kundër Barcelonës me rezultat 5-3, kurse “fajtor” për dy prej pesë golave është Bardhi. Pas golit të parë në fillim të pjesës së dytë, Bardhi shënon gol të ri në minutën e 56-t nga afërsia. Ndeshja është duke u zhvilluar.

Read More »

Mundje/Europiani gati, Alili nesër e bën “sefte”

Gjithçka gati për nisjen e Kampionatit Europian në mundje për kadet, i cili duke nisur prej nesër (e hënë) e deri të dielën do të zhvillohet në palestrën sportive Kale në Shkup. Të hënën (nesër) do të paraqitet edhe shpresa më e madhe e mundjes në vendin tonë, Besir Alili, i cili do të garojë në kategorinë deri më 45 kg. Ai në raundin e parë të kësaj kategorie do të ndeshet me mundësin nga Bosnja, Kenan Custovic. Garat eliminatore do të fillojnë nga ora 10:30.

Read More »

Administratorët shqiptarë ende rrijnë në shtëpi

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në një deklaratë dhënë për Alsat-M pret që së shpejti 958 administratorët të fillojnë me punë. “Pas nënshkrimit të kësaj kontrate merret pëlqim edhe nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Administrative por edhe nga ana e Ministrisë së Financave dhe me këtë kompletohet i gjithë procesi dhe më pas nëpunësit administrativ mund të fillojnë me punë. Një afat kohorë saktë nuk mund të japim, por së shpejti presim që administratorët e parë të startojnë me punë”, thekson Hoxha. Ndërkohë edhe nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kanë të njëjtin qëndrim. “Procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të 958 administratorëve është në rrjedhë e sipër. Shumë shpejtë do të fillojë edhe shpërndarja e të tjerëve. Kështu që jam i bindur se ky proces do të përfundoj së shpejti”, ka deklaruar Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike. Nga 958 administrator që pritet të sistematizohen, 10% nuk i kanë pranuar vendet e tyre të punës. Ata kanë refuzuar n..

Read More »

Bardhi shkëlqeu me dy gola, Levante pas 54 viteve fitoi Barcelonën!

Dy gola të Enis Bardhit dhe tre të Emanuel Boateng mjaftuan që Levante të fitoj Barcelonën me rezultat 5-4, në një ndeshje plotë spektakël. Bardhi ishte brilant. Nga dy golat që i shënoi Bardhi në fillim të pjesës së dytë, i pari ishte fenomenal. Bardhi është nga të rrallët që ka mundur ti shënoj dy gola Barcelonës në një ndeshje. Kjo është humbja e parë e Barcelonës këtë sezon në La Liga, dhe kështu katalonasit lëshuan rastin që të bëhen skuadra e parë që fiton titullin pa asnjë humbje. Levante udhëhiqte me rezultat 5-1, por Kutinjo shënoi tre gola dhe një Suarez për rezultatin përfundimtar 5-4. Kjo është fitorja e parë e Levantes ndaj Barcelonës pas 54 viteve./lajm

Read More »

Ja kur do të mbahet takimi i liderëve për emrin

Takimi liderësh do të mbahet në ndonjë termin që do t’ju përshtatet të gjitha subjekteve politike të cilat janë pjesë e këtyre takimeve. Në ndërkohë, nëse vendoset ndonjë termin që ju përshtatet të gjithëve, lideri i opizitës mund të kërkojë takim me kryeministrin, thonë për MIA-n nga Qeveria në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së për takim urgjent të liderëve në lidhje me negociatat e emrit, transmeton Portalb.mk. “Qeveria e Republikës së Maqedonidë si gjithmonë deri tani, kur ka zhvillim të negociatave për problemin rreth emrit kushtetues të Maqedonisë, me kohë i informon të gjitha subjektet politike. Njëkohësisht në mënyrë transparente dhe përgjegjëse e informon edhe opinionin, gjegjësisht qytetarët e shtetit”, thonë nga Qeveria.

Read More »

Analiza e AKU: Niveli i proteinës në miell, nën standard

Importi i miellit me përqindje proteine nën standardin e lejuar ligjërisht, ka ndezur alarmin pranë autoriteteve mbi atë që konsumojnë përditë shqiptarët, bukën. Që prej muajit Janar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrolle intensive pas disa zbulimeve që u bënë nga rezultatet e analizave të miellit në vitin 2017. Nga 75 mostra të analizuara vitin e shkuar, të gjitha rezultonin me nivelin proteinik të shënuar mbi etiketë – pa probleme. Por në të vërtetë, analizat treguan një tjetër situatë. 25% e sasisë së miellit të importuar kishte si destinacion konsumin e bukës dhe 75% atë të embëlsirave, duke ndezur dyshime të forta se diçka nuk shkonte. Për këtë, fillimisht u kryen në Janar 6 analiza në ngarkesat e importit dhe rezultuan që të gjashta të rreme. Dyshimet janë se mielli që përdoret për embëlsirat e ka proteinën 9 % dhe jo 12.5 % sa ai për bukën, importuesit kanë futur miell që është përdorur për furrat e bukës, duke e shënuar si miell embëlsirash. Nga kjo skemë dysho..

Read More »

Qytetari me aftësi të kufizuara kërkon ndihmë, ja ç’bën efektivi i Policisë në Tiranë

Heroi i të dieles në Tirane është një punonjës i Policisë Bashkiake. Një qytetar me aftësi të kufizuara ka kërkuar ndihmë për të kaluar rrugën në semaforin pranë zonës së njohur si Tajvani. I menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e një prej efektivëve të patrullës së Policisë Bashkiake me shërbim në atë zonë, i cili është treguar i gatshëm për të ndihmuar zotërinë duke e kaluar të sigurt kryqëzimin. Ky veprim është përshëndetur nga mjaft kalimtarë të rastit, ndërkohë që video është kthyer në virale në rrjetet sociale. Në dy vitet e fundit Policia Bashkiake ka ndryshuar rrënjësisht, si sa i përket shërbimit që ofron, ashtu edhe në sjellje dhe mjetet që përdor, duke rritur ndjeshëm praninë e saj në terren dhe duke iu përgjigjur në kohë çdo shqetësimi apo ankese që vjen nga qytetarët. The post Qytetari me aftësi të kufizuara kërkon ndihmë, ja ç’bën efektivi i Policisë në Tiranë appeared first on Lajmi i Fundit.

Read More »

Katër rastet kur përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion bënë gafa gjatë spektaklit

Shqipëria ka shenuar 15 pjesëmarrje në Eurovision dhe nuk është tërhequr nga konkurrimi në festival që nga debutimi në vitin 2004. Mirëpo këto 15 herë nuk kanë shkuar vaj sepse përfaqësuesit e Shqipërisë janë përfshirë ose kanë bërë gafa që janë komentuar ndër vete. 1. Kur po zhvillohej Eurovision 2015, agjencia prestigjoze e lajmeve “Reuters” shkruajti gabimisht se Elhaida Dani ishte përfaqësuese e Rusisë duke shkaktuar zhurmë me këtë shkrim. “Këngëtarja Elhaida Dani përfaqësuesja ruse, performon këngën I’m Alive gjatë gjysmëfinales së Eurovisionit që po mbahet në Vjenë”, shkruante “Reuters”. 2. “O Dhurata ma kujto pak…”, është ndër gafat që do e kujtoni menjëherë. Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2016, ishte Eneda Tarifa e cila teksa po jepte një intervistë në anglisht, nuk po arrinte të gjente fjalën dhe i kërkoi ndihmë një prej shoqëruesve të saj. Video e Enedës nga intervista bëri xhiron atë kohë. 3. Ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2017, Linda Halimi p..

Read More »

Bleona Qerreti për median britanike: Zhvishem për art, jo për famë

Këngëtarja shqiptare seksi Bleona Qereti, që tashmë po bëhet e famshme edhe në SHBA me thagmat e saj, së fundi ka tërhequr vëmendien e “Daily Mail”, i cili i ka kushtuar një artikull në profiling e tij “Roz” në versionin online. Bleona në këtë shkrim për “DM” ka sqaruar edhe arsyet e saj, se përse ajo është kaq ekstravagante dhe përse hera-herës i duhet që të shfaqet e zhveshur në evened të rëndësishme. “Unë e bëj këtë (zhveshjen) për art, jo për famë”,- ka thënë Bleona për “Daily Mail”, duke dashur të sqarojë kureshjten e shumtë dhe thashethemet. Por gjithsesi, ato që kanë tërhequr më tepër edhe në këtë shkrim, kanë qenë fotot “hot” të Bleonës dhe trupi i saj seksi, në disa foto nudo. Edhe këtë herë Bleona gjithsesi ka aritur të “godasë” në shenjë… The post Bleona Qerreti për median britanike: Zhvishem për art, jo për famë appeared first on Lajmi i Fundit.

Read More »

Zjarr i madh në rafinerinë e naftës në Elbasan, tri zjarrfikëse në vendngjarjes

Nje zjarr me permasa te medha ka rende tek rafineria e naftes ne Elbasan ndersa raportohet se jane nisur drejt vendngjarjes 3 automjete te zjarrfikeses. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndersa kujtojme se rafineria eshte prej disa javesh ne hetim per ndotje te ajerit, raporton policia. Shefi i shërimit zjarrfikës Tajar Alla tha se situata është nën kontroll të plotë. The post Zjarr i madh në rafinerinë e naftës në Elbasan, tri zjarrfikëse në vendngjarjes appeared first on Lajmi i Fundit.

Read More »

“Air Albania” fluturon për herë të parë në Qershor, pritet ulje e cmimit të biletave

“Air Albania”, kompania shqiptare e fluturimeve, pritet të fillojë transportin e pasagjerëve nga Tirana drejt destinacioneve kryesore në Europë në fund të muajit Qershor. Edhe pse stafi drejtues i “Air Albania”, në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare, janë duke finalizuar përgatitjet e fundit përpara se avionët të nisin fluturimin, Tv Klan ka mësuar se fillimisht, “Air Albania” do të fluturojë drejtë Romës, Stambollit dhe Londrës, për t’u pasuar nga një program akoma më i plotë, kryesisht me destinacion kryeqytetet europiane më të kërkuara nga pasagjerët. Brukseli, Athina, Milano, Mynihu, Barcelona e shumë destinacione të tjera nuk do të vonojnë të jenë pjesë e fluturimeve të “Air Albania”. Por surpriza do të vijë në muajt e fundit të vitit, kur avionët transoqeanikë të lidhin me një fluturim të drejtpërdrejtë Tiranën me Nju Jorkun. Filozofia e “Air Albania” është kombinimi i biletave ekonomike me çmimet tejet konkurruese në treg, me klasin e biznesit që pritet të jetë i s..

Read More »