Kurioz

Lulzim Basha feston ditëlindjen, ja surpriza e grupit të PD (Foto)

Dy kampet kryesore të politikës shqiptare, Partia Socialiste në qeveri dhe Partia Demokratike në opozitë këtë të martë 12 qershori e kanë pasur ditë feste.Të majtët janë mbledhur nga kryeministri Edi Rama në Durrës për të festuar 27 vjetorin e PS, ndërsa të djathtët modestish kanë festuar në selinë blu ditëlindjen e 44-t të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.1 of 3Pavarësisht se Basha është paraqitur në zyrë si në çdo ditë të zakonshme pune për të vijuar punën për forcimin e aksionit opozitar përballë Ramës, deputetët e grupit parlamentar si Albana Vokshi dhe Luçiano Boçi janë kujdesur për t’i bërë një surprizë të këndshme.Deputetët e PD janë kujdesur që kryetari Basha t’i shuajë qirinjtë për 44 vjetorin e lindjes, mbi një tortë me simbolet e forcës politike që përfaqëson. Mësohet se Basha ka marrë edhe dhurata nga të vetët, ku bje në sy një stilograf nga ish-kryeministri Sali Berisha.12 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Indi, vriten barbarisht pas thashethemeve në Whatsapp

Për “fake news” mund edhe të vdesësh. Në Indi, dy burra, Nilotpal Das e Abijeet Nath, janë sulmuar dhe vrarë nga 16 persona në një fshat, ku kishin ndaluar për të kërkuar informacione. Rreth tyre, papritur u shkaktua një histeri në masë, që rezultoi fatale. Arsyeja e këtij zemërimi ka qenë denoncimi i grabitjes së fëmijëve, që qarkullonte prej muajsh në Whatsapp.Të dy janë cilësuar si përgjegjës për këto “akte” dhe për këtë gjë janë rrahur dhe dhunuar gjer në vdekje. Janë gjashtë viktimat e fundit, të vrarë në Indi për shkak të këtyre thashethemeve. Policia nuk ka arritur të mësojë se nga cilët janë nisur këto mesazhe “fake”.“Kur thashethemet fillojnë të qarkullojnë në mediat sociale, duhet kohë për t’i ndaluar plotësisht”, tha zyrtari i lartë i policisë Mukesh Agarwal për BBC, duke shtuar se policia po vëzhgonte faqet e ndryshme të mediave sociale për të ndalur përhapjen e mesazheve.Dy viktimat e fundit janë identifikuar si Nilotpal Das, një inxhinier audio dhe Abijeet Nath, art..

Read More »

Breshka 45-vjeçare bie në rrjetat e peshkatarëve

Breshka e llojit Kareta-Kareta me një peshë prej 40 kg ka rënë mëngjesin e sotëm në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit.Peshkatari Sherif Durmishi shprehet se kjo breshkë është rreth 40-vjeçare dhe është e llojit Kareta-Kareta.Sipas tij, breshka nuk ka asnjë shenjë dëmtimi dhe është me shëndet të plotë. Priten që të vijnë specialistët e zonave të mbrojtura që ta matrikullojnë dhe më pas ta lëshojnë në det.Sipas tij, afrimi i këtyre specieve ka ndikuar edhe nga moratorium, por dhe ngrohja e ujërave. Kohët e fundit, bën me dije peshkatari Durmishi janë shtuar rastet kur në rrjetat e peshkatarëve bien gjallesa të rralla, ku kjo ka ardhur si pasojë e moratoriumit, por edhe ngrohjes globale.“Është e vërtetë”, shprehet Durmishi “se ka disa persona të papërgjegjshëm që gjuajnë me dinamit, por ne si peshkatarë kemi filluar të monitorojmë çdo person duke lajmëruar organet kompetente”.11 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Në kalçeto, Lulzim Bashën s’e kishit parë kurrë kështu (Foto)

Xhaketa dhe këmisha herë me dhe herë pa kravatë e shoqërojnë përherë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë aksionit të tij opozitar, por edhe në fotot që ai ka me familjarët, por asnjëherë nuk e kishim parë kaq sportiv sa është shfaqur në finalen kampionatin e futbollit të FRPD.Basha i shoqëruar nga kreu i FRPD, Belind Këlliçi, deputeti Klevis Balliu dhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka ndjekur nga afër mbrëmjen e djeshme këtë aktivitet sportiv të FRPD.1 of 10“Mbrëmjen e djeshme duke ndjekur bashkë me djemtë dhe vajzat e Tiranës, finalen e kampionatit të futbollit të familjes më të madhe rinore, FRPD”, shkruan Basha në Facebook.Në fotot që shoqërojnë postimin, lideri i opozitës shihet i veshur sportiv dhe në kokë si rrallë herë mban një kapele.11 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

E diela e Dukeshës dhe fëmijëve, këmbëzbathur duke luajtur në bar (Foto)

Princi William u shoqërua në ndeshjen e Polo-s nga bashkëshortja e tij Kate Middelton dhe dy fëmijët. Ajo që ra në sy ishte thjeshtësia e Dukeshës dhe fëmijëve të saj.Edhe pse i përkasin familjes mbretërore, princi dhe princesha u fotografuan duke luajtur këmbëzbathur dhe duke u argëtuar në bar.Dukesha kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe komod, të njëjtin stil kish zgjedhur edhe për princeshën e saj Charlote.Të gjitha fitimet nga ndeshja e POLO-s, do të shkojnë për bamirësi, pasi William është president i shoqatës së bamirësisë “Royal Marsden” dhe “Centrepoint”, ku është pronar.Biletat, për të marrë pjesë në ndeshje dhe për një ditë më pranë familjes mbretërore, kushtojnë 150 paund për person dhe përshkruhet nga organizatorët si një ditë relaksi, pushimi dhe argëtimi në fshat. Kjo është vetëm ndeshja e parë në serinë e dhjetëra të tillave që Ëill dhe Harry do të organizojnë gjatë verës. Tradita vijon që prej 2007 dhe prej asaj kohe, ata kanë arritur të mbledhin fonde der..

Read More »

Kryeministri kanadez me vetulla falso? Plas gallata (Video)

Pas ofendimeve që i bëri Donald Trump, kryeministri kanadez Justin Trudeau është bërë “meme” në rrjetet sociale.Shumë kritikë në internet kanë shpërndarë disa foto dhe video të Trudeau në samitin e G7-s, ku dukshëm shihet që vetullat e liderit kanadez janë false. Në Twitter shpërtheu gallata, por kishte edhe nga ata që thoshin se është vetëm një mashtrim nga reflektimi i dritës.Daily Caller vuri në dukje se një nga vetullat e Trudeau kishte rrëshqitur duke dalë jashtë vendit pasi ai foli me gazetarët pas samitit G7.Justin Trudeau wears fake eyebrows… that fell off after he met with Trump st G-7.Art of the Deal Chapter 19: Brow beating. pic.twitter.com/HuIlSCD4DV— Tim Young (@TimRunsHisMouth) June 10, 2018Megjithatë, Buzzfeed News raporton se teoria e komplotit për vetullat e Trudeau është vetë e rreme. Sipas Buzzfeed, ajo që shfaqet në video si një vetull e shkëputur është me të vërtetë vetëm ndriçim i keq.“Kjo tregon se ndriçimi i keq ishte fajtori, duke i dhënë vetullës..

Read More »

Romë, 36 mijë euro braktisen në dhomën e rrëfimit në një kishë

Një shumë e madhe parash, 36 mijë euro kesh, të paketuara në dy zarfe dhe të lënë në dhomën e rrëfimit në një kishë në Itali pak metra larg nga San Pietro, Santa Maria delle Grazie në Fornaci në Romë.Dhe gjetja e parave ka hapur një mister ende pa zgjidhje. Midis hipotezave, si ajo e një bamirësi anonim, është se dikush donte të shpëtonte nga paratë e paligjshme.Paratë u ndanë me kujdes në 18 pako prej 2 mijë eurosh, të përbëra ekskluzivisht nga 50 kartëmonedha euro. Policia tatimore tani po verifikon origjinën e kartëmonedhave dhe ka nisur monitorimin e imazheve të kamerave të vëzhgimit, në mënyrë që të kuptojnë nëse paratë janë lënë nga “një bamirës që donte t’ua dhuronte këto para kishës ose dikush që donte të hiqte dorë nga to”, ndoshta sepse janë rezultat i vjedhjeve apo plaçkitjeve të kryera kohët e fundit në qytet.Vetëm një javë më parë, të premten, u grabit një arkë e tërheqjes së parave, prej një milion e gjysmë eurosh. Ndërkohë, 36 mijë eurot janë konfiskuar dhe do t’i ..

Read More »

Personaliteti i njohur televiziv Anthony Bourdain gjendet i vetëvarur në një hotel në Francë

Anthony Bourdain, personazhi i njohur i televizionit amerikan është gjetur i vetëvarur në një dhomë hoteli në Francë, ku ndodhej për të kryer xhirime për një nga episodet e radhës së emisionit të tij.61 vjeçari Bordain kuzhinier i famshëm, ishte drejtuesi i emisionit që shfaqet në rrjetin televiziv CNN “Parts Unknoën”, fokusuar tek ushqimi, udhëtimet dhe zhvillimet social-politike në pjesë të ndryshme të botës.Kjo është vetëvrasja e dytë brenda një jave e një personazhi me shumë popullaritet në SHBA. Vdekja e Anthony Bourdain vjen vetëm tre ditë pasi stilistja amerikane Kate Spade, e cila ndërtoi një perandori të modës me markën e saj, u gjet gjithashtu e vetëvarur në apartamentin e saj në Nju Jorku.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Muaji i mjaltit mbaroi, Harry dhe Meghan në ceremoninë e 92-vjetorit të Mbretëreshës

Muaji i mjaltit për Princ Harry dhe dukeshën e Sussex Meghan Markle duket se ka përfunduar. Çifti mbretëror është fotografuar duke mbërritur në Pallatin “Buckingham” ku do marrin pjesë në ditëlindjen e Mbretëreshës.Mbretëresha feston 92-vjetorin e lindjes. Ajo bën dy ditëlindje çdo vit. Ditëlindjen e saj të vërtetë më 21 prill dhe atë zyrtare, e cila festohet të shtunën e dytë të muajit qershor.1 of 99 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

“Top Talent”, nis përzgjedhja e aplikantëve

Pas njoftimit të Top Channel në kërkim të promovimit të gazetarëve, regjisorëve dhe prezantuesve të talentuar, të shtunën pranë studiove të Top Channel u realizua faza e parë e përzgjedhjes së tyre.Konkurentët e përzgjedhur të fazës së parë do të jenë pjesë e konkurimit në talent show “Top Talent”, i cili do të transmetohet përgjatë muajve Korrik–Gusht, në Top Channel.Në konkurimin e parë aplikantët do të konkurojnë përpara një jurie profesioniste, ndërsa në fazën e dyte gjysmëfinale aplikantet e kualifikuar do të trainohen nga nje staf profesionist në Top Channel.Ne këtë fazë do të konkurojne me materiale të përcaktuara nga juria. Konkurentët që do të kualifikojë juria për në mbrëmjen finale do të kenë mundësinë të jenë fitues dhe të sigurojnë një kontratë pune në Top Channel.Jo vetëm juria, por dhe publiku do të mund të përzgjedhë njërin prej konkurenteve për kategorinë prezantues nëpërmejt televotimit të natën finale.9 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

I dhuron 1800 trëndafila, ajo e lë me “gisht në gojë” (Video)

Benedetta Ferraris mori si dhuratë 1,800 trëndafila. Ato ishin të ngjyrave të ndryshme, me të fundit që ishin të verdhë, por edhe nëse kjo është ngjyra e xhelozisë, të paktën këtë herë duket se nuk është ky kuptimi i vërtetë.Këtë herë duket se është vetëm i një të dashuruari. Benedetta, pronare e një dyqani bizhuterish Vercelli më 8 qershor postoi një video në Facebook, ku tregon dyqanin e pushtuar nga lulet. Duket se ajo e di identitetin e dërguesit misterioz, por tani për tani nuk zbulon asgjë tjetër.Ajo e ka lënë me “gisht në gojë” djalin e surprizës duke mos zbuluar asnjë datë për një takim me të.“Unë e di se kush është ai”, shpjegon vajza, duke shtuar se e ka thirrur për ta falënderuar.1 of 4I gjithë vendi tani pyet se kush është djali misterioz dhe veçanërisht nëse kjo histori do të ketë një fund të lumtur. Por vajza nuk jep asnjë detaj: “A do të dalim bashkë? Nuk e kam vendosur akoma”.9 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Lordin anglez e zë dielli, bie nga kali (Foto)

Lordi anglez Charles Guthrie, 79 vjeç, ra nga kali i tij teksa udhëtonte për në Buckingham Palace gjatë Trooping the Color të shtunën dhe u dërgua menjëherë në spital. Menjëherë pas incidentit, policia u pa duke vrapuar në ndihmë të Lord Guthrie dhe pritën që një ambulancë të mbërrinte.Paramedikët nxituan shpejt në vendin e ngjarjes për të trajtuar shefin e ushtrisë, pasi ai ra nga kali i tij.1 of 3Ministria e Mbrojtjes gjithashtu konfirmoi se ai ishte “duke marrë ndihmë dhe vëmendje mjekësore”.Incidenti ndodhi në ditën kur Mbretëresha festoi ditëlindjen e saj zyrtare.Lordi Charles Guthrie filloi karrierën e tij ushtarake në vitin 1957 dhe e vazhdoi duke u bërë kreu i ushtrisë britanike. Guthrie dha këshilla qeveritare gjatë luftërave në Bosnje dhe Kosovë dhe luajti një rol kyç në operacionet ushtarake në Irlandën e Veriut.9 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

I riu hidhet nga Qabeja në Mekë… vdes (Video)

Një i ri ka kërcyer nga çatia e Xhamisë së Madhe në Mekë dhe vdiq në vend.Pamjet nga incidenti u botuan nga gazeta turke Daily Sabah. Njeriu bëri kërcimin vetëvrasës në Xhaminë e Madhe të premten në mbrëmje, sipas SPA. Trupi i tij u dërgua menjëherë në një spital lokal dhe hetimi mbi incidentin dhe motivet po vazhdojnë.Dëshmitarët thanë se trupi i tij ra mbi një turmë pelegrinësh disa metra larg nga Qabja, një kubike në qendër të xhamisë më të rëndësishme të Islamit. Turma shihet duke u larguar nga vendi teksa i riu merr hov dhe hidhet.Identiteti i tij nuk është shpallur, por ka raporte kontradiktore në lidhje me këtë çështje. Daily Times thotë se ai është 35 vjeç, dhe Daily Sabah raporton duke cituar mediat lokale se ai ishte një shtetas 26 vjeçar francez i cili u konvertua në mysliman.Incidenti ndodhi gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit, kur mijëra myslimanë dynden në Xhaminë e Madhe. Vetëvrasja konsiderohet një mëkat i madh në Islam. Vitin e kaluar, një njeri saudit u kap..

Read More »

I ngjan pitonit, gjarpri 3.7 metra shfaqet në Mat (Video)

Videoja që do të gjeni në këtë artikull është filmuar në një fshat të Matit dhe gjarpri i ngjitur majë një peme është vërtet i përmasave të frikshme dhe të pazakonta për Shqipërinë.Gjarpri ka përmasat e një pitoni, nga ata që jemi mësuar të shohim shpesh në televizor dhe ka tmerruar banorët e zonës, të cilët për mediat lokale kanë thënë se është rreth 3.7 metra i gjatë.Edhe banorët e kanë pranuar se ky nuk është një gjarpër karakteristik për zonën.Kujdes “frikacakët”…gjarpër gjigant në Kurdari (e paskan rujt mir)Gepostet von Nostalgji Matjane am Samstag, 9. Juni 201810 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »