Kurioz

Blen akullore, por gjen brenda një gisht

Një person në Palermo kishte blerë një kaush me akullore në një bar dhe brenda gjeti një gisht të prerë.Ai u tmerrua dhe menjëherë paralajmëroi karabinierët. Nga marrja në pyetje e pronarëve dhe punonjësve të dyqanit të akullores doli se një nga punonjësit kishte prerë gishtin gjatë punës.Megjithatë, askush nuk ishte shqetësuar të kërkonte gishtin e humbur. Siç raportohet nga Il Giornale di Sicilia, viktima e aksidentit punonte në të zezë. Aksidenti, që ndodhi në dyqanin e pastave, nuk u raportua pikërisht sepse punonjësi ishte i parregullt.Gishti i shkëputur përfundoi tek kazani i akullores dhe është lënë aty, deri në zbulimin makabër të klientit.10 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Braktis shkallët elektrike për të bërë “show” (Video)

Policia kineze është në kërkim të “alpinistit” anonim, i cili të shtunën në mëngjes, më 9 qershor, mbi daljen e metrosë në Tuanjiehu, në Pekin, është ngjitur në parmakun midis shkallëve të stacionit. I riu, i cili mbante në shpinë një çantë, jo pa vështirësi arriti të ngjitet në majë dhe humbi gjurmët para se agjentët e stacionit ta kuptonin se çfarë kishte ndodhur.Tani ai kërkohet për shkelje të rregullave të sjelljes për udhëtarët e transportit publik. Për të dëshmuar arritjen, dhjetëra video janë publikuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale të metrosë. Njëri u shpërnda në kanalet e medias sociale të “People Daily China”.Man spotted climbing on the section between two escalators at the Tuanjiehu Subway Station in Beijing on SatA man was spotted climbing on the section between two escalators at the Tuanjiehu Subway Station in #Beijing on Saturday and ran away before station workers could stop him. The man is suspected of violating traffic rules and will face punishment.Geposte..

Read More »

Shishja “antike” e verës shitet për 103 mijë euro (Foto)

1 of 6Drejtpërdrejt nga vreshtat e Juras rurale të kohës së mbretit Louis XVI vjen shishja e verës “Vin Jaune”, e cila është shitur në një ankand për 103 mijë e 700 euro.Shitja e saj dhe dy shisheve të tjera të të njëjtës lloj (p.sh. 1774 e shitur për 76,250 dhe 73,200 euro) u zhvillua në Arbois, një komunë në departamentin e Juras, në rajonin Burgundy-Franche-Comte.Tre shishet, të cilat mund të jenë më të vjetrat në qarkullim, përmbajnë një verë të prodhuar nga oenologu Arbois Anatoile Vercel (1725-1786) dhe ishin në posedim të pasardhësve të tij. Blerësit e tyre janë shtetas kanadezë.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Shkoi për të lindur, i nxjerrin 1 kg hashash nga barku

37 vjeçarja meksikane Gloria C., u dërgua në spitalin “Ruben Lenero” në Mexico City, sepse vuante nga dhimbje të forta stomaku.Ajo tha se ishte shtatëzënë, por mjekët thanë se nuk e dëgjonin më foshnjën. Gjatë vizitave dhe ultratingujve, ata nuk mundën të dëgjonin rrahje të ndonjë foshnje, kështu që iu desh të ndërhynin menjëherë kirurgjikisht.Dhe këtu u befasuan si kurrë më parë. Në barkun e pacientes nuk gjetën foshnjë, por një kilogram marihuanë. Ata kishin besuar se do të nxirrnin një fetus tashmë të vdekur, por s’kishte asnjë fëmijë, vetëm kanabis. Një kg marihuanë të sapokorrur, me akoma disa grurë nga toka të ngjitur.Daily Mail shkruan se fillimisht u arrestua dhe më pas u la i lirë kirurgu, i cili u kujdes për operacionin.Mjeku Lourdes Yanez, dorëzoi kanabisin e nxjerrë në polici. Gloria ndërkohë është arrestuar dhe është çuar në gjyq me akuzën për “krime kundër shëndetit”. Por gjyqtari vendosi që ndalimi i saj nuk ishte i ligjshëm, kështu që është lënë e lirë për momen..

Read More »

Meta dëfrehet në festë, i pranishëm edhe Donald Lu

Një festë e zhvilluar në Tiranë ka mbledhur bashkë mbrëmjen e së shtunës, presidentin Meta, ambasadorin Lu dhe politikanë të tjerë.Bëhej fjalë për një takim për fqinjësinë e mirë, ku të ftuarit kanë kërcyer nën ritmin e muzikës shqiptare.Atmosfera duket shumë festive dhe miqësore, nxitur edhe nga ritmet e këngës së njohur, të cilën presidenti e ka kërcyer në mesin e të gjithë të ftuarve.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Një mrekulli natyrore zbulohet në zonën e Elbasanit (FOTO)

1 of 3Një fundjavë turistike përveç relaksit mund të rezervojë surpriza të këndshme dhe e tillë ka qenë për specialistët e AdZM në qarkun e Elbasanit.Përveç argëtimit ata kanë bërë edhe një zbulim interesant në fushën e spelologjisë. Një mrekulli natyrore, e cila nuk njihej më parë është zbuluar në Klos të Elbasanit. /bëhet fjalë për një shpellë të rrallë, e cila fillimisht është konstatuar nga banorët e zonës,Ata po nxirrnin gurë në shpatin e një kodre dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e AdZM Elbasan.Shpella mbart vlera unikale dhe është shumë e veçantë në llojin e saj. Shoqata-AlbNatyra – ka propozuar që kjo shpellë të shpallet Monument Natyre që të mund të mbrohet nga dëmtimet dhe kureshtarët e stalagmiteve.Kështu mund të themi se zonës turistike të Elbasanit, ju shtua dhe një tjetër destinacion turistik siç është kjo shpellë.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)/ATSH

Read More »

Britani, spektakël natyror në qiell, stuhi dhe vetëtima për 4 orë (Foto)

Stuhitë dhe shiu i rrëmbyer kanë prekur jugun E vritanisë, duke ndezur në “flakë” qeillin. Sipas BBC, rreth 15.000 vetëtima u regjistruan në katër orë në natën e së shtunës.Kjo solli që Aeroporti “Stansted” të raportonte për vonesa në fluturime mëngjesin e kësaj të diele, pasi një goditje vetëtime nxori jashtë funksioni përkohësisht sistemin e furnizimit me karburant të avionëve.Shërbimi kombëtar i motit, “Met Office” lëshoi paralajmërim në stadin e ngjyrës së verdhë për të pasur kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë.1 of 1427 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Balerina e njohur i uron babait ditëlindjen në mënyrën më të bukur

Mbrëmë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një histori suksesi e cila kishte si bazë mirënjohjen e një vajze ndaj babait të saj. Kjo ishte historia e balerinës së njohur të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Lori Bala.Ajo kishte ftuar në program babain e saj, Xhevdetin për t’i uruar 70-vjetorin e lindjes dhe për ta falenderuar për gjithçka që ai kishte bërë për të.Në studio Lori rrëfeu se babai i saj kishte ëndërruar gjithmonë që të ishte një balerin, por për shkak të një dëmtimi, ëndrra e tij ishte ndërprerë. Por që në fëmijëri Xhevdeti kishte transmetuar tek Lori ëndrrën e tij, e kishte mbështetur, i kishte qëndruar pranë që ajo të bëhej balerina e suksesshme që ne njohim sot.Ndonëse e emocionuar dhe e përlotur, Lori iu drejtua babait të saj me këto fjalë: “Më ke qëndruar gjithmonë pranë, më ke bërë gjithmonë të lumtur. Sot mendova të të bëj unë të lumtur, meqë ti ke 70-vjetorin e lindjes. Të faleminderit që ekziston”.Xhevdeti u shpreh duke thënë se Lori ka ..

Read More »

Falenderon bashkëshortin që i qëndroi pranë kur humbën djalin, i sjell surprizë “Kapon”

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme ishte Ertisa, një nënë e cila kishte humbur djalin e saj kur ishte foshnje.Historia kishte nisur kur Ertisa ishte njohur me Edionin në një bar. Ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe me kalimin e kohës ishin lidhur. Një lidhje e cila më vonë u kthye në martesë. Por në momentin kur Ertisa kishte lindur djali kishte pasur probleme shëndetësore.Pas disa javësh fëmija nuk ia kishte dalë të jetonte dhe kishte ndërruar jetë. Ertisa e kishte përjetuar shumë keq. Ishte pikërisht Edioni ai që i kishte qëndruar pranë duke mos e lënë asnjëherë vetëm e duke i dhënë forcë për të jetuar.Për të falenderuar Edionin për forcën që i kishte dhënë, Ertisa i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ertisa i premtoi Edionit që do të vazhdonte jetën e saj bashkë me të duke i thënë: “Ajo që ne kaluam do të qëndrojë pas dhe do të vazhdoj që të eci përpara. Dua të të kem pranë sepse pa ty nuk ia dal dot. Jeta n..

Read More »

Reagimi qesharak i maces kur ‘mëson’ se është shtatzënë

Reagimi i një maceje kur ‘zbulon’ se është në pritje të disa koteleve të vogla është bërë viral në rrjet. Fytyra qesharake e felinit 1-vjeçar është fiksuar në foto nga agjencia që e kishte adoptuar që të vogël, kur e kishin gjetur në rrugë, e më pas është bërë virale në gjithë globin.Dy foto të vendosur pranë njëra-tjetrës tregojnë macen që fillimisht hedh një sy nga ekoja e më pas kthehet duke fiksuar aparatin fotografik me një pamje të shokuar.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Tentoi të vrasë gruan duke dëmtuar parashutën, ja arsyeja!

Emile Cilliers dhe bashkëshortja e tij Një gjykatë britanike ka dënuar një burrë i cili është përpjekur me çdo mjet për të vrarë bashkëshorten e tij, duke arritur deri aty sa të sabotojë edhe parashutën përpara një fluturimi. Vendimi është marrë nga Winchester Crown Court ndaj një rreshteri të ushtrisë së Madhërisë së Saj, Emile Cilliers, 38 vjeç. Gruaja, pavarësisht nga parashuta e dëmtuar, arriti të shpëtojë duke rënë nga një lartësi prej 1.200 metrash.Cilliers, i cili kishte kohë që e përgatiste planin e tij kriminal, nuk ia ka dalë të “çlirohet” nga gruaja e tij Victoria – 41-vjeçe, edhe ajo ushtarake – e cila ka shpëtuar për mrekulli.Burri ka mohuar gjithçka para gjykatësve, por akuza publike e ka vënë me shpatulla pas murit. Objektivi i tij ishte që të shkëputej përgjithmonë nga Victoria për të mundur të bashkëjetonte me një të dashur të re, të njohur përmes sajteve të takimit “Tinder”. Nga ana tjetër, ai synonte të merrte edhe një siguracion për gjithë jetën nëse Victoria do..

Read More »

Tre shokë filmojnë aksidentalisht vdekjen e tyre në liqen (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre të rinj aksidentalisht kanë filmuar veten e tyre duke u mbytur.Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, ishin ndalur për t’u larë në një pellg uji pas një xhiroje me biçikletë në Rajasthan të Indisë.Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte notar i mirë, tre të rinjtë vendosën që të futeshin në pellgun e thellë në vendin e quajtur Gauri Dham Kund.Ata vendosën një nga celularët e tyre në tokë për të filmuar veten në ujë dhe videoja prej tre minutash i tregon fillimisht teksa i hedhin ujë njëri tjetrit.Por sapo njëri prej tyre futet pak më thellë, e ka të pamundur të dalë. Dy djemtë e tjerë i shkojnë për ndihmë, por të tre shihen teksa zhduken njëri pas tjetrit në pellgun e thellë.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Tre shokë filmojë aksidentalisht vdekjen e tyre në liqen (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre të rinj aksidentalisht kanë filmuar veten e tyre duke u mbytur.Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, ishin ndalur për t’u larë në një pellg uji pas një xhiroje me biçikletë në Rajasthan të Indisë.Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte notar i mirë, tre të rinjtë vendosën që të futeshin në pellgun e thellë në vendin e quajtur Gauri Dham Kund.Ata vendosën një nga celularët e tyre në tokë për të filmuar veten në ujë dhe videoja prej tre minutash i tregon fillimisht teksa i hedhin ujë njëri tjetrit.Por sapo njëri prej tyre futet pak më thellë, e ka të pamundur të dalë. Dy djemtë e tjerë i shkojnë për ndihmë, por të tre shihen teksa zhduken njëri pas tjetrit në pellgun e thellë.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

“Në fijen e perit”, do hidhej nga 150 m …e ndalojnë (Video)

Një grua kineze që u përpoq të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 16-të, është shpëtuar nga një zjarrfikës i guximshëm, i cili rrezikoi jetën e tij duke u varur për ta kapur gruan.Zjarrfikësi, i paidentifikuar e kapi gruan teksa ishte gati të hidhej nga një parvaz që është vetëm katër inç i gjerë, sipas një video të postuar nga Daily People’s.“Incidenti ndodhi në mëngjesin e 6 majit në një kompleks rezidencial në Anhui, Kinën lindore. Gruaja kishte debatuar me burrin e saj para se të dilte nga shtëpia dhe të kërcënonte me vetëvrasje”, shkruan agjensia e lajmeve Xinhua.Ajo ishte në një lartësi 150 metra mbi tokë dhe vazhdimisht qante kur brigada e zjarrit arriti në vendin e ngjarjes.Zjarrfikësit vendosën një dyshek me ajër në tokë përpara se të dërgonin një anëtar të tyre që të përpiqej të shkonte tek gruaja duke ecur përgjatë pragut pranë saj. Për të mos u zbuluar nga gruaja, zjarrfikësit duhej të bënin që këmbët e tyre të mos ndiheshin gjatë ecjes në pragun, që është i ..

Read More »