Lajme

VMRO: Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare, vepër penale

VMRO: Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare, vepër penale

Rreth shpalljes së Ligjit për Gjuhët në Gazetën zyrtare ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare duke paralajmëruar se kjo është vepër penale për të cilën mund të përfundohet në burg. “Paralajmërojmë drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare është vepër penale për të …

Read More »

VMRO, akuza pushtetit për uljen e natalitetit

VMRO, akuza pushtetit për uljen e natalitetit

Qeveria e kryeministrit Zaev fajësohet për zvogëlimin numrit të lindjeve të foshnjave. Këto akuza i bëri sot VMRO-DPMNE-ja, duke pretenduar se në kohën e tyre, janë angazhuar në rritjen e natalitetit, apo rritjen e numrit të foshnjave të lindura. Deputeti opozitar Vllatko Gjorqev, tha se kjo vjen si pasojë e …

Read More »

Janushev: Barazimi i integrimit dhe marrëveshjes, nënçmim

Janushev: Barazimi i integrimit dhe marrëveshjes, nënçmim

VMRO-DPMNE-ja thotë se është “pro” BE-së dhe NATO-s por kundër marrëveshjes, siç e quajnë ato, kapituluese më Greqinë. Nga partia e Mickoskit thonë se është nënçmuese që kundërshtimi i marrëveshjes me Greqinë të barazohet me refuzim të vlerave evropiane. Pjesa më e madhe e qytetarëve është për integrim në NATO …

Read More »

Qeveria pagoi për faturat e humbura të këshilltarit të Thaçit

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Lirim Greiçevcit, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i kishin humbur faturat e shpenzimeve në udhëtimin e tij në Londër.Në dosjen e faturave të Greiçevci shkruhet se ai ka qëndruar një natë para Vitit të Ri në Londër së bashku me Petrit Selimin dhe atje kishin disa takime të rëndësishme.“Jeni të ftuar për takime zyrtare në Londër më datën 28 deri 30 dhjetor [2011]. Takimet janë bilaterale dhe multilaterale me përfaqësues dhe këshilltarë zyrtarë të Qeverisë më integrimet evropiane, dialog dhe pjesëmarrje në organizata multilaterale. Më 28 kemi darkë solemne me eurodeputetë, redaktorë dhe pjesëtarë të skenës politike britanike”, i kishte shkruar ish zëvendësministri Petrit Selimi, ish këshilltarit të Thaçit, Lirim Greiçevcit, raporton “Kallxo.com”.Sipas tij, arsyeja e takimeve është planifikimi i aktiviteteve për vitin 2012.Për shpenzime të fjetjes, ish-këshilltari i Thaçit, i cili deri tash ka qenë Ambasador i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka sh..

Read More »

Në Suharekë e Prizren, dy të arrestuar për rrahje të bashkëshorteve të tyre

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Në dy raste të ndara, në Suharekë e Prizren, janë arrestuar dy burra në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre.Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:00 në Shkozë të Prizrenit ndërsa i dyti në rrugën “Vudro Vilson” në Suharekë, që të dy ditën e djeshme, raporton Koha.net.Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, dy të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.The post Në Suharekë e Prizren, dy të arrestuar për rrahje të bashkëshorteve të tyre appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Vdes 62-vjeçari, që u aksidentua më 10 gusht në Prizren

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Policia e rajonale e Prizrenit ka njoftuar se sot vdekur një person, i cili ishte aksidentuar 10 gusht në Lagjen “Bajram Curri”.Viktima ishte 62 vjear, dhe ishte aksidentuar teksa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij.“Sot, policia në Prizren është informuar se ka ndërruar jetë një motoçiklist i vitlindjes 1956 i cili kishte pësuar në një aksident të datës 10 gusht që pati ndodhur në Lagjen “Bajram Curri”. Viktima kishte pësuar plagë serioze për të cilat po trajtohej në QKUK”, thuhet në njoftim.Sipas policisë, me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për autopsi.The post Vdes 62-vjeçari, që u aksidentua më 10 gusht në Prizren appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Serbia e kujton Annanin, por s’ia harron bombardimet ndaj saj

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Kofi Annan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, i cili ka vdekur sot pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 80 vjeçare, nga viti 1987 ka mbajtur disa prej posteve më kyçe në OKB, përfshirë edhe atë të ndihmës sekretarit të përgjithshëm.Gjatë viteve të ’90-ta, ai ishte i angazhuar për operacione paqësore në botë, ndërsa nga tetori i vitit 1995, ishte i dërguar special i OKB-së për ish-Jugosllavi.Gjatë mandatit të tij, Annani pati përkrahje të madhe nga administrata amerikane e Bill Clintonit, e edhe pse është fitues i çmimit Nobel për paqe, në serbi nuk konsiderohet i tillë për shkak të përkrahjes që i dha bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, transmeton Koha.net.Annani nga viti 1997 deri më 2006 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së. Në atë kohë, sipas mediave serbe, ndodhi edhe “agresioni i NATO-s ndaj Jugosllavisë”, ndërsa Kombet e Bashkuara, sipas mediave serbe, “ditëve të marsit të vitit 1999 u bënë ‘viktima kolaterale’ të agresionit amer..

Read More »

Depo armësh në shtëpi

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Një person është arrestuar në Klinë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me nëntë fishek të kalibrit 7.62 mm, një revole, një shkorpion, nja pushke gjuetie, 49 fishek të kalibrave të ndryshëm dhe një shufër metalike.Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.The post Depo armësh në shtëpi appeared first on INSAJDERI.

Read More »