Lajme

Rama:Raporti nga Amerikanet Në maj Basha do të përballet me skandal që turpëron Shqipërinë

Kreu i PD Lulzim Basha tha sot se ne muajin maj do te shperthejne disa skandale qe kane lidhje me qeverine Rama.Por i pyetur ne emisionin “Tonight” te Ilva Tares, shefi i qeverise tha se Basha duhet te perballet me skandalin e financimeve me para te zeza te fushates se PD.“Une kam dijeni për një skandal që Lulzimi duhet ta përballojë, që është skandali i financimit të paligjshem i PD ku ka një hije shumë të rëndë të financimeve apo financuesve rusë, gjë për të cilën ka hetime jo vetëm në Shqipëri.Dhe Basha duhet ta përballojë me dinjitet këtë skandal.Do vijnë në të ardhmen disa skandale që do trondisin qeverine, janë injeksione për të mbajtur gjallë atë fije fryme që ka mbetur në PD.Para se te lajmeroje skandale per qeverine, kryetari i opozites te perballet me skandalin qe na ka vene ne pozite te veshtire ne dhe per here te pare ka hedhur hije dyshimi per nderhyrje ruse”, tha Rama

Read More »

Vrasja e serbëve në Kosovë, në Beograd e fajësojnë shërbimin sekret britanik

Shërbimi sekret britanik MI-6 ka organizuar dy masakra ndaj serbëve në Kosovë, pohon ‘Srpski Telegraf’. Sipas këtij mediumi, në këto aksione janë vrarë 26 serbë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.Në korrik të vitit 1999 në fshatin Stara Grackë të Lipjanit u vranë 14 serbë, ndërsa në Livadicë të Podujevës nga shpërthimi në autobusin e “ish Ekspresit” mbetën të vdekur 12 serb, dhe 48 u plagosën. Mediat serbe shkruajnë se autorët e këtyre krimeve asnjëherë nuk janë gjetur.“Por shërbimi informativ serb kanë më shumë se indicione të mjaftueshme dhe të dhëna për të dyshuar me të drejtë se pas tyre qëndrojnë pikërisht britanikët”, shkruan ‘Srpski Telegraf”.“Në të dy rastet qëllimi ishte i njëjtë: frikësimi i serbëve të mbetur në Kosovë e Metohi dhe detyrimi që të ikin, por edhe t’i bëjnë të heqin dorë ata që eventualisht mund të kenë menduar të kthehen në Kosovë”, thuhet në këtë shkrim.Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Millovan Drecun, për të dy rastet përg..

Read More »

Këto janë 7 kuriozitete, që do t’ju habisin me këtë Champions

Edhe vetëm dy ndeshje dhe finalja e Kievit do të jetë e zbardhur, me dy finalistët e Ligës së Kampioneve 2017-2018 në kërkim të trofeut të shumëlakmuar.Real Madridi, Bayern Munich, Liverpool dhe Roma aspirojnë ta shkruajnë emrin e tyre në historinë e futbollit europian. Ne po ju tregojmë shtatë kuriozitete, kështu që mund të mendoni për to më mirë, para se të vini baste.1. Një fakt që nuk është përsëritur nga viti 1976 “Tricampeonato” është për herë të parë brenda mundësive të një skuadre, në këtë rast, Real Madridi. Askush nuk e ka arritur këtë (tre Champions radhazi) që nga viti 1976, kur u regjistrua pikërisht nga Bayern Munich.2. Heynckes mund të bëjë histori…, edhe Zidane Të dy trajnerët mund të arrijnë tre trofe Champions-i si trajnerë, çka përputhet me arritjet e Paisley dhe Ancelotti në këtë drejtim.3. Mundësi për podiumin e kampionëve Nëse “Reds” ose bavarezët fitojnë trofeun, palët e treta do të vendosen në rekordin historik me gjashtë trofe. Duke u renditur kësisoji ..

Read More »

A e dëmton Vettingu policinë? Xhafaj: Spekulime

Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm ka paralajmëruar nga Korça se shumë shpejt do të ketë goditje të grupeve kriminale, tashmë të identifikuara. Ai ka bërë të ditur se janë të angazhuar dhe se kanë një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat, që janë në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”.“Krimi i organizuar cënon sigurinë kombëtare, pronën dhe jetën, cënon, pengon zhvillimin ekonomik, jetën sociale të shoqërisë edhe imazhin e vendit. Ne jemi fort të angazhuar. Kemi ndërmarrë një operacion shumë konkret, operacionin “Forca e Ligjit”. Kemi evidentuar grupet kriminale që veprojnë në territor, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Kemi goditur një pjesë të tyre. Kemi një sërë hetimesh të rëndësishme me Task Forcat që janë në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit”, në bashkëpunim me Prokurorinë, për të goditur shumë shpejt një pjesë të këtyre grupeve kriminale”.Ndërsa sa i përket Vettingut, kur është përfolur për një ngarkesë, Fatmir Xhafaj e ka quajtur këtë një spekulim.“Be..

Read More »

Sot supersfida Real-Bajern, “blindohet” Madridi

Reali do të presë sot Bajernin për gjysmëfinalen e dytë të Champions-it, në një ndeshje që nuk është si gjithë të tjerat.Në stadium janë shitur të gjitha biletat dhe do të ketë në kapacitetin e tij maksimal 81.000 shikues. Ndërkohë që rreth 4000 tifozë do të vijnë nga Mynihu.Rreziku në këtë takim vlerësohet i madh nga UEFA, ndaj dhe autoritetet vendees kanë marrë masat. Jo se në të shkuarën nuk ka pasur asnjë incident të rëndë midis të tifozërive, por frika nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist, nisur edhe nga ngjarjet e fundit në ndeshjen Liverpul-Roma, ku mbeti i plagosur rëndë një tifoz anglez, ka detyruar palët të marrin masa ekstreme.Kësisoj, rreth 2100 policë do të jenë të angazhuar për të ruajtur qetësinë në stadium dhe jashtë tij.The post Sot supersfida Real-Bajern, “blindohet” Madridi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Horoskopi i muajt maj 2018-të

DashiTë dashur Dash, këtë muaj do të jeni të zhgënjyer nga një takim ose nga një person për të cilin keni pasur një opinion më të mirë. Në përgjithësi, ky muaj do të jetë një periudhë e fortë për ju, ku do t’ju shfaqen mundësi të reja. Ju gjithashtu do të merrni fatin në dorë për realizimin e tyre. Por, përgatituni pasi do dëgjoni një histori të pakëndshme ose zhgënjyese për një vajzë apo një grua. Ju tani mund të presni mbështetje shumë të fortë ose të merrni këshilla të dobishme nga një person i cili është më i vjetër se ju ose është në një pozitë të lartë shoqërore (profesionale). Ju do të duhet të shpenzoni para për një fëmijë apo një të ri. Arsyeja do të jetë patjetër e bukur dhe mund të jetë një lloj investimi për të ardhmen e tij. Gjatë muajt mund të keni marrëdhënie të ndryshme financiare që lidhen me fëmijët. Ata prej jush që do të kenë zotime ose kujdesen për një pronë të trashëguar apo që kanë biznesin e tyre do të përjetojnë probleme që do të zgjidhen me mjete diplomatike..

Read More »