Lajme

Kosovës i del 17 fish më i madh numri i veteranëve të UÇK’së nga Shqipëria

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

17 fish më i madh ka dalë numri i veteranëve të UÇK’së nga Shqipëria, se sa vërtet kishin marrë pjesë në luftë.Nga 176, sa mendohej se ishin fillimisht, numri ka përfunduar në 3000 veteranë, e për një gjë të tillë dëshmon edhe komandanti i operacionit “Shigjeta”, Spiro Butka, raporton KTV.Butka drejton Shoqatën e veteranëve të UÇK’së në Tiranë dhe i ka dëshmuar prokurorit Blakaj për mijëra veteranë të rremë.Butka është një prej dëshmitarëve në aktakuzën e ish-prokurorit Blakaj ngritur ndaj 12 anëtarëve të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.Përveç tij, janë edhe 5 persona që dëshmojnë për rritjen enorme të numrit të veteranëve, përfshirë Sami Lushtakun, ish-komandant i Zonës së Drenicës.Blakaj aktakuzën e tij e kishte ngritur kundër 12 personave, ndër ta ish-komandantë të UÇK’së e zyrtarë të tjerë si Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj e Shukri Buja.Sipas aktakuzës, mbi 19 mijë persona kanë përfituar statusin e veteranit, pa qen..

Read More »

“Edi Rama udhëtoi me helikopter nga Vlora në Himarë, për të ngrënë drekë”

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për një drekë nga Vlora në Himarë, ka ndërmarrë rrugën më të shkurtër – atë me helikopter. Denoncimin në publik për këtë gjë e ka bërë Partia Demokratike, duke e quajtur menduri veprimin e kryeministrit shqiptar.Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Edi Paloka, ka postuar në rrjetet sociale videon, teksa shihet një helikopter duke lëvizur, e që Paloka thotë se në të ka qenë vetë Rama, duke shkuar për drekë në Himarë.“Cmenduria dhe paturpësia e këtij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri në Himarë për një drekë…Këto janë pamjet e helikopterit që sipas pushuesve në Himarë ka sjellë Ramën sa për një drekë dhe e ka kthyer përseri. Helikopteri është i njejti që është filmuar duke u ngritur nga vila e Ramës pak ditë me parë”, ka shkruar Paloka.Cmenduria dhe paturpesia e ketij kryeministri ka arritur kulmin; me helikopter dhe nga Vlora deri ne Himare per nje dreke…Keto jane pamjet e helikopterit qe sipas pushuesv..

Read More »

Të armatosur dhe të maskuar i vidhet pazari ditori ferizajasit

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Gjatë natës së mbrëmshme tre persona të armatosura dhe të maskua kanë grabitur një market në qytetin e Ferizajt. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës dy pas mesnatës. Vlera e grabitjes ka qenë rreth 2500 euro.Të dyshuarit, policia nuk ka arritur t’i arrestoj. Sipas raportit 24-orësh, ata kanë ikur me veturën pasat.“Ferizaj 17.08.2018 – 02:16. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës, tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur pazarin ditor rreth 500 euro dhe dy paketa cigare në vlerë 2000 euro. Të dyshuarit kanë ikur me veturën pasat, e cila me vonë nga policia është gjetur e braktisur në autostradën e Ferizajt”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.comThe post Të armatosur dhe të maskuar i vidhet pazari ditori ferizajasit appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Tahiri – mërgimtarëve: Aman, veç nja dy vjet mos e vizitoni Kosovën

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka një lutje për mërgimtarët të cilët pothuajse çdo verë vijnë për pushime në Kosovë. Ai vlerëson lartë kontributin e diasporës për vendin ndërkohë që mendon se ky kontribut nuk po vlerësohet nga vendësit.“Ato qe po flasin kështu për gurbetqarët, le ta dinë mirë se vetëm dy vite mos me ardhë në Kosovë e shohim se si janë punët pastaj”, thotë ai.“Unë ju bej apel mos hajdi aman vetëm nja dy viteeeee se jena qu pesh disa nga ne me këto padrejtesi që bëhen ne vendin tonë…!”, thotë këngëtari.“Marre të thuhet se po vijnë me i ndreq dhëmbet, po vijnē shacat, ata po shesin mend e shumë fjale të tjeraaaa…! Po a janë ata familjarë tanë apo janë të huaj? Mani se ka Zot’, thekson ai, duke përmendur remitencat që Kosova fiton.“Për dy vite 1 miliardë e gjysmë i sjellin në Kosovë, ndërsa disa nga ne, më shumë i’u bëhemi të huajve Servil, se sa e duam atë që kontriboi për vendin. Zoti ju bekoftë. Labi????????????”, shkruan ai në Facebook.Në vit,..

Read More »

Viti 1999: Vizita e Kofi Annan në Kosovë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka vizituar Kosovën në tetor të vitit 1999, ku kishte një takim me përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe me drejtuesit e KFOR-it.Ai fillimisht është pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, për të vazhduar në Prishtinë ku është pritur nga mijëra qytetarë. Në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin, përfaqësues serb dhe kishës katolike serbe, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut.Annan ishte i pari afrikan i zi që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006 në krye të organizatës ndërkombëtare më të rëndësishme në Glob, ku në dy mandate ushtroi detyrën si sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, transmeton KP.Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për..

Read More »

Fshati i ngjitur me Prishtinën, pa rrugë, pa transport urban e pa ujësjellës

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Një kalimtar i rastit nuk mund ta vërejë ku përfundon Prishtina e ku fillon fshati Zllatar, por afërsia e këtij fshati me kryeqytetin nuk i ka shërbyer pothuaj asgjë për të mirë.Fshati që gjendet katër kilometra nga kryeqendra e Prishtinës, nuk ka rrugë të asfaltuar, transport urban e as ujësjellës.Banorë të këtij fshati, të cilët nuk pranuan të dilnin para kamerës së KALLXO.com na treguan se ata këto problem janë të kahmotshme.Ata treguan se konsumojnë ujë me rënie të lirë nga burime të natyrshme të bjeshkëve përreth, kurse projekti i Komunës së Prishtinës që ka qenë për rregullimin e rrugës në këtë fshat ka përfunduar aty ku përfundon Matiqani.Përfaqësuesi i fshatit Zllatar, Ismet Haziri tha për KALLXO.com se institucionet nuk kanë parë arsye të zgjidhjes së problemeve dhe se projektet në të mirë të qytetarëve përfundojnë aty ku përfundon fushata elektorale.“Fatkeqësisht problem i transportit urban i banorëve të Zllatarit është i kahershëm, është i lidhur që nga mandati i d..

Read More »

Flet babai i Aulon Zekës: Do të kërkojmë dënimin maksimal për tre të miturit

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Mbrojtja në rastin e Aulon Zekës do të kërkojë dënimin maksimal për tre të miturit në rastin e vrasjes së Aulon Zekës. Kjo kërkesë vjen një ditë pasi Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim lëndën. Babai i të ndjerit ka kritikuar aktakuzën e Prokurorisë dhe ka thënë se do të kërkojnë që ajo të plotësohet.Të panevojshme e cilëson avokati i Aulon Zekës vendimin e Gjykatës së Apelit që lënda të kthehet në rigjykim dhe rivendosje. Një ditë më parë kjo Gjykatë e anuloi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e të miturve G.H., R.G dhe L.LL. Kjo me arsyetimin se kolegji i Apelit se aktgjykimi i Gjykatës së Instancës më të ulët ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.Por avokati i familjes Zeka thotë se këto shkelje procedurale do të mund të evitoheshin gjatë gjykimit të shkallës së parë.Pasi që lënda do të kthehet në rigjykim avokati Skender Musta thotë se familja do të kërkojë dënimin maksimal për tre të miturit në veçanti për të miturën R.G.Ndërsa ..

Read More »

Krisin armët nëpër dasma, për 18 ditë 31 raste në Kosovë

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Kosovarët po vazhdojnë traditën e gjuajtjes me armë nëpër ahengje të ndryshme. Krisma që shkaktohet nga shkrepja e armës si duket po e bënë dasmën më madhështore.Pavarësisht fushatës së Policisë ‘Festo me zemër,jo me armë’, qytetarët vazhdojnë të shtënë me armë. Në muajin qershor që kur edhe nisin në mënyrë masive dasmat janë shënuar vetëm tri raste të gjuajtjes me armë në ahengje.Në një përgjigje për Indeksonline, Policia ka bërë të ditur se nga këto raste, tre persona janë arrestuar.Ndërsa, në muajin gusht ky numër ka shënuar dukshëm rritje. Për këto 18 ditë, Policia e Kosovës ka njoftuar për 31 raste të gjuajtjeve me armë.Prej këtyre rasteve, pesë kanë ndodhur në Vushtrri, pesë në Mitrovicë, katër në Pejë, tre në Skenderaj, Podujevë, Gjakovë, Viti, ndërsa dy në Lipjan dhe Kaçanik, Kamenicë e Suharekë nga një rast.Ndryshe, Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të përdorimit të armëve të zjarrit ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që qytetarët që t’iu iu shmange..

Read More »

A ka dalë opozita jashtë lojës? – flet Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot se qeveria është jashtë loje në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Ne jemi opozitë. Në këtë situatë, nuk mendoj që opozita është jashtë loje. Jashtë loje është qeveria. Ky President e ka hedhur jashtë loje qeverinë, e jo opozitën. Opozita këtë gjë e bën: qëndrime, deklarata, diskutime, polemika. Ne nuk jemi ekzekutiv. Jashtë loje është qeveria”, tha Kurti për TV21.The post A ka dalë opozita jashtë lojës? – flet Albin Kurti appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Policia jep detaje për trajnerin i cili e goditi me shuplakë sportisten e mitur

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Policia e Kosovës ka intervistuar sot trajnerin i cili dyshohet se ka goditur sportisten e mitur në një ndeshje boksi e cila është mbajtur sot sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.Zyra Për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë për Gazetën Insajderi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ku në stacionin e policisë është raportuar një rast “lëndim trupor”.“Rreth orës 19:30 është hap një rast “lëndim trupor”, personat e përfshirë në rast janë intervistuar. Me rastin po merren hetuesit policor të stacionit qendra në Prishtinë”, ka thënë për Insajderin Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.Insporti ka raportuar sot për rastin në fjalë ku trajneri kishte sulmuar fizikisht boksierin e tij të mitur, pasi që sportistja kishte refuzuar që të marrë medaljen.Kjo ndeshje boksi e cila ishte duke u mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” e kishte organizuar klubi i boksit “Gollaku”. /Insajderi.comMësohet si erdhi deri te ngjarja tronditëse në Prishtinë – ku trajneri goditi me shuplakë bo..

Read More »

Mustafa: Populli shqiptar do ta kujtojë Kofi Annan për kontributin që dha për Kosovën

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa shpreh pikëllim të thellë për vdekjen e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.Mustafa thotë se Kofi Annan për punën e tij humanitare fitoi Çmimin Nobel për Paqe.“Populli shqiptarë do ta kujtoj Kofi Annan për kontributin e tij në periudhën e luftës në Kosovë dhe për rolin kyq të OKB-së në rindërtimin e paqes në Kosovë”.“Kosova vlerëson kontributin e çmueshëm në promovimin e paqes të ish-Sekratarit të OKB-së, Kofi Annan, dhe në përhapjen e vlerave demokratike në Ballkanin e trazuar nga luftërat, si dhe në përkrahjen e të drejtës fundamentale të krijimit të shtetit të lirë.Bota ka humbur një njeri të madh”, ka thënë Mustafa.The post Mustafa: Populli shqiptar do ta kujtojë Kofi Annan për kontributin që dha për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Autobusi përplaset me pemën në Tiranë

Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në kryeqytet. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se autobusi i linjës së Linzës është përplasur me një pemë, sikurse duket në fotot e siguruara nga tvklan.al.Mësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin e frenimit dhe nuk mundi të ndalej, duke u përplasur me pemën mbi trotuar. Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i “Shkollës së Bashkuar”. Nga përplasja e autobusit me pemën fatmirësisht asnjë pasagjer nuk u lëndua.The post Autobusi përplaset me pemën në Tiranë appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Sherr masiv në Sarandë – një person i plagosur dhe pesë të arrestuar

Një sherr masiv mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë dhe si pasojë një person mbeti i plagosur.Siç duket edhe nga fotot të siguruara nga Ora News, personat kanë përdorur sende të forta si shkopinj druri.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë shoqëruar në komisariat pesë persona.Nuk dihen ende arsye e këtij sherri, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Sarandës.The post Sherr masiv në Sarandë – një person i plagosur dhe pesë të arrestuar appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Kolona të gjata në Merdare – mësoni si është gjendja momentale

http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar ka pritje dhe kolona të gjata deri në tetë orë në dalje nga Kosova.Nga 12 pikat kufitare sa janë të mbikëqyrura nga QKMK, në Merdar, Mutivodë, Jarinje, Vërmicë, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë ka pritje dhe kolona, ndërsa te të gjitha kryesojnë pritejt në Merdare.Kolonat e gjata në Merdar arrijnë deri në 3 kilometra në dalje ndërsa 600 metra në hyrje.Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritje në dalje ka deri në 1 orë e 20 minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta.Në pikën tjetër kufitare atë në Mutivodë, ka pritje deri në 3 orë ndëra kolona e veturave arrin deri në një kilometër.Në Jarinje ka pritje sikurse në Mutivodë, ndërsa në Vërmicë, Muçibabë ka më pak kolonë dhe pritje.Për të parë gjendjen lidhur me pritjet në pikë-kalimet kufitare klikoni KËTU:The post Kolona të gjata në Merdare – mësoni si është gjendja momenta..

Read More »