Lajme

Më shumë se 96 mijë femra në Beograd s’kanë të dashur

Të paktën 96.647 gra në kryeqytet nuk kanë partnerë, dhe disa nga arsyet për këtë janë se burrat migrojnë më shpesh, të rinjtë po vdesin dhe gratë migrojnë në kryeqytet në numër të madh. Edhe pse mesatarisht çdo vit 1.5 për qind e fëmijëve lindin më shumë se vajzat, kryeqyteti i Serbisë është i mbushur […]

Read More »

Shtohen fondet europiane për Maqedoninë dhe vendet ballkanike, Hahn: 14.5 mld euro për asistencë para aderuse

Eurokomisioneri Johannes Hahn, paralajmëron rritje nga 12 miliardë në 14.5 miliardë euro në buxhetin për asistencë para-aderuese(IPA 3), për vendet kandidate dhe kanditatët potencialë të Unionit. Këto fonde shërbejnë si mbështetje për vendet kandidate të BE-së dhe kandidatët potencialë, në rrugën e përmbushjes së kritereve për anëtarësim në BE dhe zbatimin e reformave të thella […]

Read More »

Hahn: Maqedonia do të marr datë për bisedime edhe pa nënshkrimin e Ivanov

Refuzimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të nënshkruar marrëveshjen për emrin, i arritur në mes të Shkupit dhe Athinës, nuk do të ketë ndikim në vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me vendin. Komisionari Evropian për Fqinjësi dhe përgjegjës për zgjerim, Johannes Hahn shprehu besimin se vendet anëtare të […]

Read More »

Flet Haki Rizaj për incidentin e sotëm në Deçan: Vëllai, Aliu, reagoi nga mërzia

Haki Rizaj, vëllai i Beg Rizajt, personit që u vra në Kumanovë në vitin 2015, ka sqaruar incidentin e sotëm në Deçan. Edhe ky, thotë se me kryeministrin Ramush Haradinaj, nuk ka lidhje rasti i mëhershëm dhe se për ta, Haradinaj është si vëlla. Haki Rizaj deklaroi se, Aliu (vëllai tjetër i Beg Rizajt,që nuk […]

Read More »

Refuzuan ta ndihmojnë, ajo lindi fëmijën përpara spitalit

Një grua ka lindur përpara spitalit, pasi ishte refuzuar që të ndihmohej nga mjekët. Një video që është shpërndarë në Facebook, ka bërë që shumë të reagojnë për shkak të neglizhencës dhe sjelljes së keqe të mjekëve që ka mundur të përfundoj me vdekjen e nënës dhe të fëmijës së sapo lindur. Është një video […]

Read More »

Ai krijon dietën për të jetuar 120 vjet, por denoncohet

Ai premton se do të jetoni 120 vite falë një diete mrekullibërëse të krijuar nga ai, dhe të promovuar në një televizion lokal dhe rrjete sociale, por që nuk ka një bazë shkencore. Për këtë Urdhri i Mjekëve të Lacios ka denoncuar Adriano Panzironin, gazetar, publicist dhe ideator i dietës Life120. Mjekë dhe biologë e […]

Read More »

Këta janë të dyshuarit për vrasjen e të riut ferizajas

Dy të rinj, në stilin e kriminelëve ordiner, kanë mbytur një 26 vjeçar. Dy të rinj ferizajas, D. SH dhe M. M janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e 26 vjeçarit Elvedin Ibrahimi. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje. “Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. 29 vjeç) për veprën penale “vrasje e […]

Read More »

Dëshpëron Messi, Argjentina ndalet nga Islanda

Islanda e ka ndalë me barazim Argjentinën në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Lionel Messit që dështoi të shënonte golin e fitores nga penalltia të shtunën pasdite në Kupën e Botës. Islanda e ka ndalë me barazim Argjentinën në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Lionel Messit që dështoi të shënonte golin […]

Read More »

Sërish emigrantë nga Lindja në Bilisht, ndalohen 20 persona

Fshatrat kufitarë të Bilishtit duket se janë kthyer në rrugën kryesore të kalimit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e luftës. Pas disa ndalimeve ditë më parë, policia ka ndaluar sërish sot 20 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes.Mësohet se emigrantët kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Doganës së Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit.Ata janë dërguar në qendrën pritëse në Babrru për të plotësuar dokumentacionin dhe për t’u kthyer sërish në vendet e origjinës.16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

“Do bëj tifo për Serbinë”, tifozët Kuq e Zi kërkesë RTSH-së: T’i hiqet komentimi i ndeshjeve Kosta Grillos

Deklarata e komentatorit të RTSH-së Kostandin Grillo në “Ora News”, se në këtë kampionat Botëror do të bëjë tifo për Serbinë ka ngjallur reagimin e shoqatës së tifozëve Kuq e Zi.TKZ i ka dërguar një kërkesë Radio Televizionit Shqiptar, ku kërkon t’i hiqet mundësia e komentimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe jo vetëm, komentatorit Kosta Grillo.(Kërkesë dërguar RTSH – Radio Televizionit Shqiptar)Të nderuar anëtarë të Këshillit drejtues të RTSH,I nderuar Z.Pano Xhixho,Mbrëmjen e së enjtes kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e komentatorit sportiv Kostandin Grillo në një nga emisionet sportive me anë të të cilave ai mbështet publikisht kombëtaren e serbisë dhe ekipin e Zvesdës së Beogradit.Duke dënuar këto deklarata, sa kontradiktore aq edhe antikombëtare, njëkohësisht edhe aktivitetin e tij të hapur pro- serb dhe grek në rrjetet sociale, ku vazhdimisht shihet promovimi i interesave të këtyre dy shteteve, kërkojmë nga ju që në të ardhmen, komentatorit Kostandin Grillo ti hiqet..

Read More »

VIDEO: Messi nuk shënon as me penallti, Islanda dhe Argjentina ndalen në barazim

Argjentina dhe Islanda nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në duelin e zhvilluar në orën 15:00.Një takim që kishte një interesim të madh nga ana e tifozave pasi vëmëndja më e madhe ishte tek Lionel Messi i cili është një nga yjet e këtj kampionati Botëror, por që në sfidën e sotme i zhgënjeu të gjithë.Ylli i Barcelonës humbi një 11 metërsh në 64-të të pjesës së dytë, ç’ka i hoqi mundësinë Argjentinës që të dilte me pikët e plota nga ky takim.Nga krahu tjetër surpriza e Europianit të shkuar, Islanda tregoi se sukseset e arritura nuk kanë qenë rastësi, teksa këtë herë ka barazuar ndaj Argjentinës.Aguero ka kaluar fillimisht në avantazh grupin e lojtarëve që drejtohet nga Sampaioli, por festa ka zgjatur fare pak, pasi Finbogason do të barazonte rezultatin pas disa minutash.Heroi i vërtetë i Islandës mund të konsiderohet portieri Halldorson, i cili i ka mohuar golin Lionel Mesit nga pika e bardhë e penalltisë.Halldorson ishte nga më të mirët për Islandën duke e shpëtuar pë..

Read More »

Sali Berisha sulmon amerikanët, për një stërvitje ushtarake në Shqipëri: Po transportojnë drogë drejt Italisë

Sali Berisha, nën marrëzinë e denoncimeve të “qytetarit digital”, këtë radhë ka sulmuar trupat ushtarake amerikane, se po përdorin Shqipërinë për të trafikuar drogë drejt Italisë.“Tepelena perseri kryeqytet i kanabisit ne Europe!Narkoflota çdo dite transporton mallin drejt Italise”, shkruan Berisha, që ka postuar mesazhin e mëposhtëm të “qytetarit digital”:“Pershendetje dr denoncoj sapo ska shum qe u nis avjon i vogel me mall drejt Italise nisja nga tepelena,Kete vite parcelat e kanabisit nga krahu i Memaliajt drejte Buzit jane e sa ç’ishin ne vitin 2016”.Por si është e vërteta?Në fakt bëhet fjale për avione ushtarake të forcave amerikane, që kanë bërë stërvitje në hapësirën tonë ajrore gjatë gjithë kësaj jave.Emri në kod i stërvitjes është: Adrion CAX-LIVEX 18.Ndoshta Berisha do të bënte mirë të informohej njëherë, para se të akuzojë.(TemA)

Read More »

Taksë gjithë familjeve për 4-5 familje?!

Nga Lutfi DervishiAtyre që kanë më shumë do t’u jepet, atyre që s’kanë do t’u merret edhe ajo që kanë.Gjatë pothuaj 30 viteve pune në media nuk kisha menduar se shkalla më e lartë e humorit dhe paradoksit do ta gjeja në projekligjin që taksuar gjithë familjet në Shqipëri të ndihmosh biznesin e 4- 5 familjeve!Humori nis që në fjalinë e parë kur thuhet se projektligji synon të rrisë pavarësinë e televizioneve private, të nxisë gazetarinë investigative, të trajnojë gazetarët dhe t’i shpallë luftë lajmeve të rreme.Pyetja është kush i ka penguar televizionet private sidomos ato kombëtare dhe jashtëzakonisht të fuqishme për të trajnuar gazetarë, për të luftuar lajmet e rreme dhe për të bërë gazetari investigative?I ka penguar mungesa e parave?!!! Në bilance e paraqitura në AMA televizionet që do të përfitojnë nga ky projekligj janë me fitim.Projektligji në më shumë se një herë i referohet praktikës së vendeve të BE-së dhe po ashtu e bën shumë të qartë se NUK SYNON PERAFRIMIN ME N..

Read More »

Makthi i Mesit! Nuk mund të realizojë nga pika e bardhë e penalltisë

Argjentina është ndalur në një barazim me rezultatin 1-1 ndaj Islandës, ndërsa me përfundimin e ndeshjes kritikat i janë adresuar edhe yllit të Barcelonës, Lionel Mesi.Ai nuk ka mundur të udhëheq Kombëtaren e tij, teksa ka gabuar nga pika e bardhë në momentin më vendimtar.Megjithatë kjo nuk është një situatë e re për yllin argjentinas.Ai ka gabuar shpeshherë nga pika e bardhë, teksa nga 7 ekzekutimet e fundit të tij ku përfshihet Barcelona dhe Argjentina, ai ka gabuar në 4 prej tyre.

Read More »