Lajme

Moti për ditën e nesërme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin në disa vende reshje lokale shiu të intensitetit të ulët.“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri në 7m/sek”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.The post Moti për ditën e nesërme appeared first on INSAJDERI.

Read More »

Jankullovska duhet të përkujdeset për foshnjën, seancat për “Titanikun” me pauza

Në mënyrë që ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankollovska të përkujdeset për foshnjën e saj, nga sot seanca gjyqësore për rastin “Titanik” do të jenë me pauza. Siç ka deklaruar gjykatësi Osman Shabani, seancat e ardhshme do të mbahen nga ora 10 deri në orën 12 më pas nga ora 13 deri në orën 15 dhe nga ora 16 deri në orën 18. Jankullovska pas lindjes kishte 45 ditë pauzë dhe nuk e kishte obligim paraqitjen në gjykatë.

Read More »

Sindikata Policore kërkon nga MPB uniforma të reja për policët

Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon nga MPB të filloj me furnizim urgjent të uniformave të reja. Siç deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i filialit të sindikatës së SPP-së, Martin Efremov, nga policia nuk janë furnizuar uniforma të reja tashmë dhjetë vite. Si problem të dytë ai e përmendi edhe vendosjen e orarit të punës shtatë orë, me të cilin, siç thotë, shkelet Ligji për marrëdhënie pune dhe kolektive. Potencoi se nëpunësit policor angazhohen në punë çdo ditë, ndërsa jo rrallë herë edhe nga dy herë gjatë ditës, me ç’rast, siç thekson, e drejta e pushimit javor tërësisht u është shkurtuar, ndërsa jeta private pothuajse është e pamundur. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Todev Dellçev deklaroi se nga ana e sindikatës deri tani janë bërë disa përpjekje për zgjidhje institucionale të problemeve të të punësuarve në Ministri, dhe se tani për tani vetëm pjesërisht kanë hasur në mirëkuptim. Ai paralajmëroi aktivitete të reja në lidhje me zgjidhjen e probleme..

Read More »

Edhe 128 qytetarë të tjerë nga diaspora do të votojnë në referendum

Edhe 128 qytetarë të tjerë nga diaspora prej dje kanë shprehur dëshirën që të votojnë në referendumin e shtatorit. Deri dje KSHZ kishte numëruar 862 shtetas të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në diasporë me kërkesë për të votuar, ndërsa sot janë numëruar 990 paraqitje. Më së shumti aplikime ka nga Berni, 83 gjithësej, pastaj Londra 77, Torontoja 60, Lubljana 62, Viena 57 dhe Kanbera 42. Deri më sot edhe 2179 qytetarë janë interesuar për gjendjen e listës zgjedhore, respektivisht e kanë kontrolluar veten nëse kanë të drejtë vote. Kontroll kanë bërë 337 qytetarë të Manastirit, 200 të Strumicës , 140 në Radovish dhe 129 në Prilep. Thirrja për paraqitje për votim në referendum filloi nga 9 gushti dhe do zgjasë deri më datë 23. Diaspora do të votojë një ditë para qytetarëve që jetojnë në Maqedoni. /SHENJA/

Read More »

(VIDEO) Institucionet po përpilojnë buxhetin për fushatën e referendumit

Kanë mbetur edhe dy ditë që Ministritë dhe organet tjera të administratës shtetërore të dërgojnë informacione deri te Ministria e Financave me mjetet që i kanë në dispozicion, që do të ridedikohen për fushatën e referendumit. Por për referendumin për marrëveshjen për emrin opozita maqedonase ende nuk ka marr vendim nëse do të marr pjesë apo do ta bojkotojë. Nga partia në pushtet i bëjnë sërish thirrje liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, që të sqarohet për çka është në referendumin i cili duhet të mbahet më 30 shtator. Nga LSDM nëpërmjet një komunikate thonë se nëse Mickoski është “për të ardhmen e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e identitetit maqedonas” duhet që tu bëjë thirrje anëtarëve të VMRO-DPMNE-së që të dalin në referendum. LSDM “Mickoski merr guximin, sqarohu se për çka je, qytetarët janë për të ardhme të ndritshme në vend të mosqenies. Është koha Mickoski, më në fund duhet të tregoni se për çka jeni dhe të sqaroheni për referendum” Kësaj kumtese të LSDM-së, i janë k..

Read More »

(VIDEO) Fillojnë ceremonitë për festimin e Ditës së Armatës

Me ceremoni solemne, vendosje të luleve para përmendores së ushtarëve të vdekur të Armatës, me përmendjen e emrave të pjesëtarëve të graduar, ndarje të pllakave, simboleve, mirënjohjeve dhe masave të tjera stimuluese, para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes, filloi shënimi i ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë.Me urdhër të Ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me gradën nën kolonel janë avancuar dy majorë, dy kapitenë janë avancuar në gradën major, ndërkaq është avancuar edhe një rreshter i moshuar i klasës së parë.Me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Metodija Veliçkovski, pesë eprorë janë avancuar në nënkolonel, një kapiten morri gradën epror, ndërsa një rreshter morri gradën rreshter kryesor.Në manifestim me urdhër të Ministres Shekerinska, shumë personave u janë ndarë simbole argjendi dhe bronzi për shërbim shumëvjeçarë në ARM, ndërkaq disa të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes për shkak të punës së tyre janë shpërblyer me nga 10 ditë pu..

Read More »

(VIDEO) Banorët e Straçincës sërish protestojnë kundër punimeve nga gurorja

Pas dy muajsh ndërprerje, gurorja në fshatin Straçincë përsëri ka filluar punimet, në vendin e quajtur Balik. Kjo solli revoltë dhe reagime të ashpra te qytetarët e këtij fshati, pasi siç shprehen ata, minimet shkaktojnë rrezik të drejtpërdrejtë për banorët. Kryetari i këshillit iniciues të protestës, Adnan Ajrullahu, njoftoi se ata do të protestojnë çdo ditë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që kompania të zhvillojnë punime.Adnan Ajrullahu, kryetar i këshillit inicues“Ne si këshill iniciativë për këtë problematikë u morëm vesh në mbledhjen e komunës që derisa nuk pastrohet puna e lejes që e ka marrë firma, që të mos dilet të punohet. Ne patëm këmbëngulur që të tërhiqet ajo leje prej ministrisë së Ekonomisë, patëm bërë një kërkesë deri sot ne nuk kemi përgjigje…Para dy dite këtu u paraqit përsëri firma, duke filluar të punojnë dhe qytetarët u revoltuan dhe vendosëm që sot të dalim për protesta. Informoj opinionin se ne këtu nuk do të lejojmë që të punohet”.Ajrullahu thotë se ..

Read More »

(VIDEO) Mbi një mijë bomba kundër Gruevskit

Prokuroria Speciale ka në dorë mbi 1 mijë biseda të përgjuara që do t’i shfrytëzojë kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ish ministrave Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, si dhe dhjetëra bashkëpunëtorëve të tyre që dyshohet t’i kenë kurdisur proceset zgjedhore në favorin e VMRO DPMNE-së. PSP këto biseda të përgjuara i kishte transferuar nëpër CD të shumta ku figuronin edhe shtatë biseda private që nuk kanë lidhje me procesin dhe kjo ishte arsye e mjaftueshme që avokatët të kërkojnë përjashtimin e gazetarëve nga salla e gjykatës gjatë lëshimit të bombave. Ndërsa Prokuroria Speciale kërkoi përjashtim vetëm gjatë prezantimit të bisedave private.Avokatët e ish kryeministrit dhe ish ministrave kërkuan nga Prokuroria Speciale provë se bisedat që i ka sjellë në gjykatë janë origjinale. Një kërkesë e vjetër tashmë është edhe kërkesa për procesverbalin kur është bërë pranim-dorëzimi i materialeve nga LSDM-ja në Prokurorinë Speciale.U ankuan edhe Gordana Jankullovska dhe Mile J..

Read More »

(VIDEO) Mbi 120 kompani të vogla dhe të mesme kanë fituar mbështetje financiare

Rreth 150 kompani mikro, të vogla dhe të mesme kanë marrë nga pesë mijë euro përkrahje financiare nga Ministria e Ekonomisë, në suaza të programit të Konkurrencës, inovacionit dhe ndërmarrësisë për vitin 2018. Në konferencë për mediat, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njoftoi se këto masa që kanë për qëllim inkurajimin e kompanive, këtë vit u rritën për 180 për qind, respektivisht për 25 milionë denarë.Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë“Pra për sipërmarrësit, këtë vit kemi arritur të ndajmë 38 milon e 390 mijë denarë, ndërsa programin e pasuruam me masa të reja të hartuara sipas kërkesës dhe për të mirën e sipërmarësve, me qëllim që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kenë motivim më të madh për të aplikuar. Qëllimi ynë ishte që një numër më i madh i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të jenë në gjendje të përdorin fondet dhe të përfitojnë nga masat”Ministri Bektesh tha se mjetet janë shpërndarë sipas parimit “i pari vjen – i pari shërbehesh”. Ai shtoi se në thirrjen..

Read More »

Referendumi, “Most” ka një apel për qytetarët

Asociacioni qytetar MOSR sot u bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në zyrat rajonale të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, si dhe në faqen e internetit të KSHZ-së, ku është bërë publike lista zgjedhore në formën elektronike. Mbikëqyrja në listën zgjedhore për referendumin që pason do të zgjasë deri më 23 gusht.Nga MOST informojnë se ashtu si në të gjitha proceset zgjedhore, qytetarët mund të paraqesin parregullsitë eventuale në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080.Asociacioni MOST krahas të gjitha zgjedhjeve nacionale dhe lokale në Maqedoni, duke filluar nga viti 2002 e ka vëzhguar edhe referendumin në nivel shtetëror në vitin 2004 si dhe tre referendumet në nivel lokal.

Read More »

Përleshje e armatosur në Çair, një person ka shtënë me armë ndaj borxhlinjve!

Një person ka shtënë me armë drejt dy të tjerëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çair, në afërsi të marketit Princ. Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi rastin për Televizionin Shenja dhe shtoi se përleshja e armatosur ka ndodhur sipas të gjitha gjasave, për shkak të mosmarrveshjeve financiare, respektivisht për çështje borxhesh. Por fatmirësisht nuk ka as të lënduar e as viktima. Personi që ka shtënë me armë dhe ata drejt të cilëve është gjuajtur po merren në pyetje në polici dhe pas zbardhjes së rrethanave, policia tha se do të dalë me detaje.“Ju konfirmojmë se ka ndodhur një përleshje e armatosur në Çair por për shkaqe të hetimit, për momentin nuk do ti përmendim as inicialet. Në përleshje kanë marrë pjesë tre persona, njëri ka shtënë dhe dy të tjerët kanë arritur të shpëtojnë prej tij. Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për hesape të pa qëruara financiare”, na thanë nga MPB. /SHENJA/

Read More »

LSDM: Fyerjet në Krushevë, të nxitura nga Ivanovi

LSDM-ja akuzon Presidentin, Gjorge Ivanov se me fjalimin e djeshëm në manifestimin e Kryengritjes së Ilindenit në Krushevë ka nxitur urrejtje ndër-etnike. Për LSDM-në fjalimi i kreut të shtetit i nxitur nga interesat personale dhe interesat e ngushta partiake është turp për të gjithë ilindenasit dhe viktimat e rëna për Maqedoni të lirë dhe të pavarur.Derisa i gjithë kreu shtetërorë në mënyrë të vendosur porositi që të ecim drejt së ardhmes, vetëm Ivanov bëri thirrje që të ngecim në të kaluarën, thirrje për urrejtje, ndarje, krime dhe mos-ndëshkim. Derisa qytetarët festonin bashkimin, Ivanov nxiste urrejtje ndër-fetare dhe ndër-etnike, ashtu siç bëri me vite. Me këtë Gjorge Ivanov shkeli vlerat e Kryengritjes së Ilindenit dhe mbledhjes së KAÇKM-së ”- tha Kostandin Kostandinov, LSDM.Nga kabineti i Presidentit mbeten në qëndrimin e mbrëmshëm se shprehin keqardhje për incidentin në Krushevë dhe se i njëjti nuk ishte nxitur nga fjalimi i kreut të shtetit Ivanovi sipas komunikatës, fajt..

Read More »

Banorët e fshatit Poroj, në rrezik nga përmbytjet

Banorët e fshatit Poroj të Tetovës kërkojnë zgjidhje afatgjate të problemit nga përmbytjet. Shprehen të revoltuar nga autoritetet komunale por dhe pushtetit qendror. Sipas tyre autoritetet vetëm premtojnë por nuk zgjidhin problemin. Edhe reshjet e djeshme të shiut lan pas vete një urë të dëmtuar dhe përmbytjen e një pjese të madhe të tokës pjellore.As mbrëmë kush nuk ka qenë por as sot deri në këtë moment nuk ka ardh kush. Si Bashkësi lokale më nuk kemi arsye përse t`i pranojmë se premtimet e tyre kanë qenë shumë të mëdha se kemi bë këtë kemi bë atë. E vërtetë është se dicka kanë bërë, por është minimale ajo në krahasim me kërkesat tona. Ne kërkojmë zgjidhje jo vetëm sanim”- u shpreh Sulejman Ramadani kryetar i BL Poroj.Rehat nuk është e tërë pjesa që jetojnë rreth lumit. Institucionet nuk vinë, vinë veç për t`i marr votat, thonë do e rregullojmë lumin shtratin dhe asgjë. Nuk rregullohet kështu duke heq rërën duhet lartë të rregullohet”- tha një banor.Popullsia frikohet, masa siç..

Read More »

Vazhdon përhapja e fruthit në rajonin e Dibrës

Pesë raste të reja me simptome të fruthit janë regjistruar në spitalin e Dibrës. Analizat e tyre janë dërguar për shqyrtim në Spitalin e Ohrit, ndërkohë që priten rezultatet laboratorike për tu vërtetuar nëse edhe këta pesë raste janë me fruth. Nga Spitali i Dibrës njoftojnë se personat që kanë qëndruar në spital janë në gjendje qëndrueshme dhe të njëjtët janë lëshuar në shtëpi. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon për marrjen e vaksinave kundër fruthit.Mbrojtja e vetme nga fruthi është vaksinimi me të paktën dy doza, dhe prandaj OBSH-ja rekomandon që më shumë se 95% e popullatës të vaksinohet me qëllim që të garantohet imunitet kolektiv që kur virusi të paraqitet në popullatë. 8:00 Të gjithë të sëmurët, apo të shtruarit në spital të jenë të izoluar në repart të veçantë, në dhoma të veçanta dhe me to të punojë numër i kufizuar i personelit mjekësor të cilët janë të vaksinuar që të mos vie deri te përhapja më e madhe e sëmundjes”- theksoi Gordana Kuzmanovska, Instituti i Epidemiolo..

Read More »