Lajme

Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së

Nën moton “Një Hap Para”, Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH) ka rizgjedhur Menduh Thaçin për kryetar të partisë.Në fjalimin e tij, Thaçi ka kujtuar themeluesin e partisë, Arbër Xhaferin dhe ka shtuar se sakrificat që i bën partia e tij, bëhen për gjeneratat e ardhshme.Këto që po i kalojnë me vite dhe dekada, sfidat, bëhen për të sakrifikuar, ngaqë janë detyra që duhet të bëhen për gjenerata në vijim”- deklaroi Thaçi.Thaçi u zotua se do të punojë për të mirën dhe interesin e shqiptarëve.Unë si kryetar i partisë do të mundohem të luftojë për të mirën tonë. Unë me ndihmën tuaj do të mundohem që të pranojmë nevojën, për të punuar për të gjitha nevojat që i kanë shqiptarët. Kur unë sot flas me kryetarët e komunave shqiptare, u them se gjendja është alarmante. Por edhe ato nuk kanë faj, sepse buxheti është i vogël”- theksoi Thaçi.

Read More »

OKB: Koreja e Veriut vazhdon programin bërthamor

Koreja e Veriut nuk i ka dhënë fund programit të saj bërthamor dhe ka zhvilluar transferime ilegale të produkteve të naftës në det, nga anija në anije, për të anashkaluar sanksionet e OKB-së, sipas një raporti të publikuar dje.Sipas këtij raporti të ekspertëve të dërguar nga Këshilli i Sigurimit, “Koreja e Veriut nuk e ka ndrëprerë programin e saj bërthamor dhe balistik dhe vazhdon të sfidojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit nëpërmjet një rritje masive të transfertave ilegale në det të produkteve të naftës në vitin 2018”.Paneli i ekspertëve të OKB-së ka vërejtur gjtihashtu edhe shkelje të ndalimit të eksporteve të karbonit, të hekurit dhe të produkteve të tjera koreanoveriore që i kanë sjellë disa milionë të ardhura regjimit të Kim Jong Un.

Read More »

Kosovë, KFOR: Nuk kemi marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit

Ushtarët e KFOR-it, nuk kanë marrë nën kontroll liqenin e Ujmanit mirëpo, prania e trupave është pjesë e një ushtrimi të planifikuar më herët, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar për media i KFOR-it.Më herët është raportuar se KFOR-i, ka marrë nën kontroll liqenin artificial të Ujmanit në veri të Kosovës, që është më i madhi në vend e që menaxhohet nga serbët.“KFOR-i nuk ka marrë nën kontroll asgjë. KFOR-i ka mbajtur një ushtrim të planifikuar që dy ditë,” ka thënë zyrtari i NATO-s.“Ne kemi bërë një ushtrim të planifikuar në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm në veri. Kjo është bërë për t’i testuar kapacitetet dhe gatishmërinë e ushtarëve të KFOR-it”, ka thënë ai./rel

Read More »

Shqipëri, NATO ndërton bazë ajrore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës. Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës”, thuhet në postim.Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ek..

Read More »

Rusi, 18 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri

Kanë mbetur të vdekur 18 persona që ndodheshin në bordin e një helikopteri pasi mjeti u rrëzua sot në mëngjes në veri të Siberisë pas një përplasje me një helikopter tjetër, njoftoi ministria e Transporteve në Moskë.Helikopteri Mi-8, që po shkonte drejt një platforme nafte me tre anëtarë ekuipazhi dhe 15 pasagjerë, u përplas pak para ngritjes së tij me një makineri që po transportohej nga një helikopter tjetër, theksoi Ministria.Helikopteri tjetër arritit të mbajë drejtimin dhe të ulet pa probleme.

Read More »

KE reagon ndaj fjalimit të Ivanovit

Komisioni Evropian, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov gjatë shënimit të Ilindenit në Meçkin Kamen, ku kreu i shtetit deklaroi se nuk e mbështet marrëveshjen me Greqinë për emrin.“Presim nga gjitha forcat politike të luajnë rol konstruktiv në përkrahjen e qëllimit të përbashkët strategjik të integrimit evropian dhe të sigurojnë implementimin e marrëveshjes. Ka më shumë hapa që duhet të ndërmerren të në dyja vendet, që marrëveshja të bëhet përfundimtare. siç thamë do t’i mbështesim këto hapa sa më mirë që mundemi”, thuhet në përgjigjen e KE-së. Brukseli kërkon qytetarët të marrin pjesë në referendum dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre qytetare, pasi ky është “moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”- thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.Përndryshe Presidenti Ivanov në festën e Ilindenit u paraqit para qytetarëve me një fjalim të ashpër kundër pushtetit. Ai ashpër kundërshtoi Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, e cila sipas Ivanovit, e ridefino..

Read More »

Irani pushtohet nga protestat

Qindra protestues janë rikthyer në protesta në qytetet iraniane, sipas mediave sociale, për shkak të rritjes së ankthit për ngecjet në zhvillimin ekonomik të vendit.Irani është përballur me inflacion gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha ekonomike në vend. Protestuesit në Teherean kanë brohoritur “Vdekje për Khamenei” liderin suprem të Iranit Ayatollah Khamenei.Forca të mëdha policore u raportuan në qendër të Teheranit.Nuk pati raportime për viktima. Protestat u zgjeruan edhe në qytete të tjera të Iranit./rel

Read More »

Nuk ka paga për specializantët privat

Nuk ka paga por as buxhet të planifikuar për specializantët privat të cilëve iu premtua se nga muaji maj i këtij vitit do të marrin paga. Takimet e shumta mes tyre dhe ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë pasur efekt pozitiv. Kontot e tyre bankare, vazhdojnë të jenë të zbrazura ndërkaq revolti tek ta sa vjen e shtohet. Në disa takime me përfaqësuesit e ministrisë së shëndetësisë u është thënë se problemi qëndron tek Fondi Shëndetësor dhe jo tek ministria, me çka rreth 100 specializantët privat i janë drejtuar Fondit Shëndetësor tre herë përmes letrave të shkruara:Letra drejtuar Fondit Shëndetësorë“Apelojmë që dinamika e procesit të përpunimit të të dhënave dhe miratimit të mjeteve financiare të përshpejtohet, pasi për ne kjo është shumë me rëndësi. Presim përgjigje në afat sa më të shkurtë!“Përpunimi i të dhënave po zgjat më shumë se që ishte e planifikuar dhe më shumë nga se na u premtua. Për ne është tepër me rëndësi kjo çështje të mbyllet, posaçërisht kur i marrim parasysh sh..

Read More »

Kosovë, Thaçi bën apel që të ruhet qetësia

Presidenti i Kosvës Hashim Thaçi iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të përmbahen nga çdo lloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë. Thaçi, përmes një komunikate për media, ka thënë se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje historike ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Pas krijimit të Ekipit Menaxhues, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015 në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”- deklaroi Hashim Thaçi-President i Republikës së Kosovës.Sot është afati i fundit për draftimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve, në..

Read More »

Deficiti tregtar amerikan vazhdon të rritet

Deficiti tregtar i SHBA-së është rritur edhe më shumë në qershor nën efektin kryesisht të rënies së eksporteve të automjeteve dhe të avionëve dhe të një rritje të importeve pavarësisht vendosmërisë së Donald Trump për të riekuilibruar këmbimet tregtare.Deficiti në produkte dhe shërbime arriti 46,3 miliardë dollarë, ose një rritje me 7,3% në 19 muaj, me eksportet në rënie me 0,7% duke kapur vlerën e 213,8 miliardë dollarëve, ndërsa importet ishin në rritje të lehtë prej 0,6% duke kapur vlerën e 260,2 miliardë dollarëve.Këto të dhëna u publikuan dje nga departamenti amerikan i Tregtisë në çastin që Kina kishte paraqitur kërcënime të reja për reprezalje tregtare kundër Uashingtonit.Pekini u shpreh i gatshëm që të miratojë të drejta të reja doganore mbi 60 miliardë dollarë produkteve amerikane të importuara, ndërkohë që administrata Trump po rrit presionin mbi gjigantin aziatik që të reduktojë deficitin tregtar me SHBA-në.

Read More »

Koreja e Veriut kritikon padurimin e SHBA-së

Koreja e Veriut kritikoi sot kërkesën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për të vazhduar aplikimin e sanksioneve kundër Phenianit dhe akuzoi Uashingtonin se po tregohet i paduruar përballë ngadalësisë së përparimeve diplomatike.“Pavarësisht masave të vullnetit të mirë të marra nga Koreja e Veriut, Uashingtoni kërkon që të mbahen sanksionet”, deklaroi në një komunikatë ministri koreanoverior i Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho.“Padurimi nuk ndihmon aspak ngritjen e besimit. Dhe mbi të gjitha kur paraqiten kërkesa të njëanshme që vetëm sa dëmtojnë besimin në vend që ta rikthejnë atë”, shtoi ai.“Për sa kohë që SHBA-ja nuk do të tregojë në praktikë vullnetin për të eleminuar atë që për ne përbën problem, nuk do të ketë asnjë mundësi që ne të përparojmë në krahun tonë”, përfundoi shefi koreanojugor i diplomacisë.

Read More »

Gjuha e urrejtjes, vijon marrja në pyetje e autorëve

Vazhdojnë edhe më tej hetimet e policisë për identifikimin e personave të dyshuar të cilët bënë thirrje anti – shqiptare gjatë manifestimit të ditës së Ilindenit, ditë më parë në Krushevë. Nga Ministria e Brendshme thonë se deri më tash janë marrë në pyetje dhjetëra persona të dyshuar, në mesin e të cilëve është edhe Martin Bogoevski, ushtar profesionist në ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë analistët vlerësojnë se ndodhitë e tilla në Maqedoni vetëm se e largojnë vendin nga vlerat Evropiane si dhe paraqesin një imazh të turpshëm për harmoninë ndëretnike.Ishte e turpshme të shihet se në çfarë mënyrë pritet të festohet Ilindeni. Në mënyrë të qëllimshme, me vetëdije dhe me tendencë të sillet grup tifozësh të nxit tensione ndëretnike dhe t’i fyej përfaqësuesit e Qeverisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, atë nuk mund ta bëj askush tjetër përpos presidentit Ivanov. Është e çuditshme se si një institucion i cili duhet të përfaqësojë dhe të jetë shembull për Maqedoninë, bëhet në një institucio..

Read More »

Thaçi: Referendumi do të rezultojë i suksesshëm

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është shprehur i bindur se referendumi për çështjen e emrit do të del i suksesshëm dhe se kthim prapa nuk ka. Ai gjatë fjalimit të tij theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, ndërkohë që përmendi edhe çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, duke kërkuar dhe njëherë zyrtarizim të plotë të shqipes në të gjitha nivelet, njëjtë sikur ajo maqedonase. Thaçi këto komente i bëri pas rizgjedhjes së tij si kryetar i PDSH-së, në Kongresin e sotëm ku me 691 votë pro asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, morri mandatin për të udhëhequr PDSH0-në edhe në katër vitet e ardhshme.Neve na nevojiten të drejta kolektive politike, ne nuk pranojmë të drejtat biologjike që na i ofrojnë të tjerët. Ashtu siç është i rëndësishëm procesi i integrimit në NATO dhe BE, vazhdon PDSH-ja pikë të parë ta ketë mekanizmin e vendimmarrjes me konsensus të plotë në institucionet e sistemit duke filluar prej Parlamentit të vendit. Nëse kjo ..

Read More »

Vijojnë protestat kundër pagesës së ngrohjes qëndrore

Qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Ata për herë të 188 u mblodhën para Portës Triumfale në qendër të Shkupit, për të shprehur revoltën e tyre, për, siç thonë ata, qëndrimin injorant të institucioneve. Autoritetet njoftuan se në shtator duhet të sillet një rregullore e re për përdorimin e energjisë termike dhe se qytetarët e shkyçur nuk do të paguajnë më për një shërbim që nuk e përdorin. Por qytetarët shprehen pesimist, duke theksuar vitet e fundit kanë dëgjuar aq shumë premtime boshe, saqë tani nuk i besojnë askujt.Qytetari deri tek i cili nuk vjen uji i nxehtë nuk ka status të përdoruesit. Qytetari i cili nuk është më përdorues, respektivisht i cili është shkyçur mund të ketë detyrim vetëm deri në fund të sezonit të ngrohjes. Ndërsa pala e kundërt – që është furnizuesi BEG ose Shkup- Veri – ka për detyrë të sigurojë energji të rregullt të ngrohjes “- tha Gjoko Serafimovski, “No Paseran”.Beteja e këtyre njerëzve nuk është vetëm ..

Read More »