ShowBiz

“Despacito” e 2018-ës/ Bëhuni gati të kërceni sepse Luis Fonsi publikoi hitin e verës

Luis Fonsi është kthyer në një nga personazhet më të dashur e më të njohur në të gjithë botën që pasi publikoi hitin e verës së kaluar “Despacito”.“Despacito” u kthye në kolonën zanore të vitit 2017 duke rrëmbyer mbi 5 miliardë klikime në You Tube dhe duke thyer rekord botëror si kënga më e dëgjuar ndonjëherë.Por Luis Fonsi nuk ndalet dhe duket se edhe këngën e tij më të re do ta kthejë në superhit veror. Këngëtari i famshëm sapo ka publikuar klipn e ri “Calypso” me reperen Stefflon Don dhe suksesi i saj duket i garantuar pasi në vetëm një ditë ka marrë 1.5 milionë shikime në You Tube.

Read More »

Moderatorja SHPËRTHEN ndaj “Klan”: Më VODHËN idenë e emisionit, kisha tre vite që…

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira që prej kohës që u largua nga “Intv” ka munguar në ekranet televizive. Pak kohë më parë Einxheli dhe aktorja Ana Lika nëpërmjet një statusi në instastory akuzuan emisionin ‘Chech in’ se u kishte vjedhur idenë e projektit: “Na paska vjedh projektin me detaje. Sa të shkathët janë ca njerëz”, kishte shkruar ajo në instastory.Ajo ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku ka qenë së bashku me babain e saj. Moderatorja është pyetur nga gazetarët se përse nuk është rikthyer në televizion dhe ajo ka rrëfyer se në fakt ka pasur oferta, por momentalisht nuk ka pranuar asnjërën.Einxheli ndër të tjera ka treguar se i vetmi projekt që do ta rikthente në televizion do të ishte një emision me udhëtime dhe ka folur dhe për emisioni ‘Check in’ që transmetohet në Tv Klan, ku ka treguar se si ata e kanë vjedhur idenë prej saj dhe aktores Ana Lika.“Ky projekt ka qenë tek unë përpara se të lija In-in të paktën përpara tre vjetësh dhe nëse unë do ..

Read More »

MUZIKA në zi: Ndahet nga jeta në moshë te re këngëtari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm anëtari i grupit “Jericho”, grup i formuar nga të rinj shqiptarë në vitin 1997 në Prishtinë. Lajmin e ndarjes nga jeta të kitaristit Suad Jamini e bënë të ditur familjarët. Burime të “Prive” kanë bërë të ditur se shkak i vdekjes së Suadit është helmimi, megjithatë nuk ka ende asgjë zyrtare apo konfirmim nga mjekët.Suad Jamini u nda nga jeta në moshë të re dhe la pas bashkëshorten e dy djem të vegjël.

Read More »

Festë e çmendur për ditëlindje/ Ja sa vjeç mbush Drini Zeqo

Drini Zeqo është një prej figurave më të njohura të showbizit shqiptar, i cili na shoqëron çdo ditë në ekran gjatë transmetimit të lajmeve. Jo vetëm në televizion, spikeri është shumë aktiv edhe në profilin e tij në Instagram.Ditën e sotme ai ka festuar ditëlindjen dhe gëzimin e kësaj dite e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij. Në Instastory Drini ka publikuar video ku tregon se miqtë i kishin organizuar atij një festë surprizë, ku e kanë pritur me tortë e fishekzjarre.Drini ka lindur më 15 qershor të vitit 1982 dhe ditën e sotme ka festuar 36-vjetorin e lindjes. Megjithatë, ai nuk i tregon fare këto vite, duke u dukur shumë herë më i ri se mosha që ka.

Read More »

Ariana Grande shfaq unazën e fejesës (FOTO)

Ajo është fejuar me Pete Davison pas disa muajsh sa ishin në lidhje.E Ariana Grande duket se është tejet e lumtur me Davison dhe mezi s’ka pritur të shfaqë unazën e fejesës.Gjatë performancës së saj në New York për Songwriters Hall of Fame, Ariana kishte vendosur gurin e çmuar, e nuk mund ta fshihte buzëqeshjen nga fytyra e saj.

Read More »

Moderatori i famshëm ka ditëlindjen/ Beatrix Ramosaj e uron kështu…(FOTO)

Urimet publike në Instagram nuk kanë munguar në asnjë rast kur personazhet e showbizz-it kanë ditëlindjen.Sot është një ditë goxha e gëzueshme për moderatorin Drini Zeqo pasi ai feston 36-vjetorin.Në urimet e shumta që mund të ketë marrë nuk ka munguar edhe ai i mikes së moderatorit, këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila ka postuar në Instagram një foto me Drinin dhe ka lënë gjithashtu edhe një dedikim.“Urimet më të mira për ty miku im special! Të dua shumë”, shkruan Beatrix në urimin e saj…

Read More »

Stresi feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush

Reperi shqiptar, Stresi feston sot ditëlindjen. Ai ka publikuar në profilin e tij një fotografi të fëmijërisë, ku duket se ka qenë si gangster që i vogël.Ai njihet për problemet me policinë, ndërsa sot feston 31 vjetorin. Kujtojmë se reperi po punon shumë në tregun e muzikës, ndërkohë pritet që shumë shpejt ti japë fund beqarisë për tu martuar me të dashurën e tij.ITS My BirthdayA post shared by “GTA” Out Now ⬇️⬇️ (@stresi) on Jun 15, 2018 at 12:15am PDT

Read More »

Françeska provokon në mes të Tiranës, shikoni si i jep biçikletës dhe … (FOTO)

Françeska Jaçe është një nga modelet më të përfolura dhe më sexy në rrjetet sociale. Pozat e saj janë një tundim i vërtetë, për shkak të formave bombastike.Këtë herë ajo është shfaqur duke pedaluar në rrugët e Tiranës. Por edhe pse e veshur me streçe ajo ka provokuar me të pasmet e saj duke i bërë fokus të kamerës.

Read More »

Stresi dhe Kejsi kanë diçka për t’u thënë fansave të tyre fjalët më të… (FOTO)

Reperi Stresi ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për ditën e Fitër Bajramit. Me anë të një fotoje krah partneres së tij Kejsi ku dërguar urimet më të përzemërta për gjithë fansat.Me anë të këtij postimi ai ka shuar dyshimet për ndarje nga e fejuara pasi ka zhdukur të gtjitha fotot në Instagram ku shfaqej krah saj.‘ FLM Per Urimet Gezuar Fiter Bajramin !vellezer motra musliman.Allahu pranofte agjerimin, ibadetet, duat ne keto 30-te dite te shejta. Per 30-te dite na furnizoi me uje , ushqim , me adhurim ,lehtesim sbpirteror , dashuri e perkushtim.Ne kte dite te madhe : Urojte kete sa me shume bereqet ne sofrat tuaja ,shume dashuri ,shendet e aspirim vlerash ndaj Islamit e te madherishmit te paperseritshmit Allahut. Gezuar ! Gezuar. Nga Une Dhe Keisi’ ka shkruar Stresi në postimin e tij të fundit duke shuar kështu mërmëritjet se çifti më i përfolur është ndarë.

Read More »

U bleu rroba dhe i ushqeu, gjesti i Capital T për fëmijët e rrugës do ju prek zemrat (VIDEO)

Ditën e sotme shumë nga personazhet e njohur në vendin tonë kanë uruar gjithë shqiptarëve festën e Fiter Bajramit, por reperi i njohur shqiptar Capital T ka vendosur që nëpërmjet një videoje të urojë dhe të sensibilizojë njerëzit sado pak.Kapo ka shpërndarë një video në profilin e tij në instagram, ku ka treguar dhe historinë e tre djemve që i mori nga rruga dhe i shëtiti, u bleu disa rroba dhe më pas i ka çuar për të ngrënë . Këtë gjest reperi e ka bërë që edhe këta fëmijë sado pak në këtë ditë të gëzojnë si të gjithë fëmijët e tjerë të moshës së tyre. Gjesti i tij ka prekur shumë nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar atë.Para se gjithash, para se me fillu cfaredo lloj paragjykimi, po du m'i nda disa fjale me ju. Cdo here qe kaloj ne qender te qytetit, hasi ne fmije qe afrohen me lype ndihme financiare ne kembim te pastrimit te xhamave te vetures. Jo gjithmone, po krejtve na ndodhe edhe me i injoru kta fmije, per shkak te nxitimit apo edhe arsyeve te tjera. Dje, ne rruge ..

Read More »

“Pije mor daj se jena high”, Bes Kallaku dhe Ermal Fejzullahu në tallava (VIDEO)

Bes Kallaku dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkëpunuar për të sjellë një këngë tallava për sezonin e verës.“Daja” titullohet kënga e shkruar nga Bes Kallaku me Edlir Begollin. Një projekt tepër ritmik që i dedikohet pijeve dhe kërcimit.Kënga ka pak natyrë komike nga ana e Besit, por mendohet të jetë suksesi i rradhës për të dy artistët.

Read More »

Publikoj këngën më te re, po çfarë kuptimi ka fjala “TOTO”, do të habiteni kur ta mësoni (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Noizy postoi këngën e radhës me titull “Toto” në bashkëpunim me reperin e huaj Raf Camora, një këngë ritmike që me shumë siguri do jetë hit i kësaj vere e për pak orë ka arritur mijëra shikime në Youtube. Kënga është pëlqyer shumë dhe komentuar shumë edhe për faktin pasi në të shfaqet Oriola Marashi. Megjithatë të gjithëve u ka bërë përshtypje fjala “Toto”. Nëse edhe ju jeni kurioz po jua tregojmë kuptimin e saj.Fjala “Toto” i referohet organit gjenital të femrës, një fjalë që vjen nga vendet afrikane.“Mmm, duro edhe pak. Shkojm diku qe do t’jena privat.Mmm, kërce për mua vajzë. Thirri shoqet mu bo hallakatSe din kur o boll. Ajo më jep toto”, është një pjesë e tekstit të “Toto”.https://youtu.be/nrA4il7H8Yw

Read More »

Meghan ambientohet menjëherë me Mbretëreshën (Foto)

Nuk mund të mos shkonte kaq mirë impenjimi i parë zyrtar i Meghan Markle me Mbretëreshën Elizabeth. Pasi kanë mbërritur në Chester me delegacionin mbretëro për përurimin e një ure, Madhëria e Saj dhe dukesha e Sussex-it, janë pritur me ngrohtësi nga i gjithë komuniteti. Buzëqeshje dhe vështrime të sinqerta për bashkëshorten elegante të princit Harry (me një fustan ngjyrë pana) dhe Mbretëreshën (të gjelbër), të ulura në krah të njëra-tjetrës.1 of 1315 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

E fejuara seksi e ministrit të Brendshëm italian (Foto)

Kishte thënë se do të ishte në hije nëse i fejuari i saj do të emërohej kryeministër i Italisë. Tashmë “First Lady”, Elisa Isoardi, partnere e ministrit të Brendshëm dhe zv.kryeministrit italian, pushon nën diellin e Ischia-s. Në poza për kopertinën e së përjavshmes italiane (Gente), Elisa ka shfaqur të gjitha linjat trupore me kostum banjoje.Forma “shpërthyese” për “showgirl”-in italian, e cila me këto foto nuk mund të qëndrojë sigurisht në hije…1 of 615 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »