ShowBiz

Ka paguar shuma të mëdha? Gaboheni! Soni Malaj tregon përfitimet nga bashkëpunimet ndërkombëtare! (VIDEO)

Një moment shumë i artë mund të konsiderohet ky i Soni Malaj pasi vetëm në pak kohë ka publikuar bashkëpunime me artistë të suksesshëm ndërkombëtarë. E ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, këngëtarja tregon se projektet do të vijojnë dhe se për të është shumë e rëndësishme të jetë me këmbë në tokë. Ermali e ngacmoi gjatë bisedës duke i thënë se ka zëra në Tiranë që thonë se këngëtaret tona paguajnë shuma të mëdha për të tilla bashkëpunime. Ka ndodhur edhe kështu me Sonin?‘Jo nuk është kështu. Është totalisht e kundërta (qesh). Në fakt përqindjet i kam marrë unë më të mëdhaja, është e vërtetë’.Duke vijuar këtë bisedë, moderatori i thotë se me siguri partneri i saj e ndihmon në aferat ekonomike ndërsa ajo jo vetëm e pohon, por pranon sa e ka ndihmuar Klevi në këtë drejtim.A i ka thënë Soni Malaj ‘JO’ ndonjë artisti tjetër ndërkombëtar? Cilit? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 7-të intervistës në ‘Një kat më lart’.

Read More »

Alban Skënderaj së shpejti me këngë të re, Miriami bën komentin epik: Më në fund për… (FOTO)

Duket se vera e ka gjetur me shumë angazhime dhe projekte këngëtarin Alban Skënderaj, i cili nëpërmjet një statusi në “Instagram” ka njoftuar fansat e tij se një këngë e re është duke u përgatitur.“Gati për këngën e re?”- ka shkruar Albani bashkangjitur fotos së tij.Por është dikush që mezi po pret që të gjitha angazhimet e Albanit të përfundojnë dhe më në fund të pushojnë. Ajo është Miriami.Në foton që Albani ka postuar në rrjetet sociale Miriami ka komentuar duke thënë: “Gati për këngën e re dhe pastaj më në fund për pushime”

Read More »

Po tani me kë e ka?! Liberta Spahiu godet sërish: Qaj djal i mirë, se unë jam “dashnorja” jote… (FOTO)

Ajo konsiderohet si një ndër femrat e forta dhe të pavaruara të ekranit. Por së funmdi edhe për deklaratat e saj thumbuese apo provokuese që bën gjatë postimeve. Edhe këtë herë njërën nga foto e publikuara në Instagram e ka shoqëruar me një tekst: Qaj, qaj djalë i mirë. Plot me zemër dhe dëshirë. Unë jam dashnorja jote‘. Këto janë fjalët provokuese të moderatores nga Kosova Liberta Spahiu e cila pas largimit të Elvanës nga Threedots, u fol për një lidhje me Flori Mumajesin. Edhe pse ansjëri nuk e pohonte lidhjen, fakti që Liberta dhe Elvana nuk komunikuan për ansjë çast me njëra-tjetrën kur ishin të pranishme në të njëjtën festë, konfirmon gjithçka. Të jenë këto fjalë ironi ndaj personave në fjalë? Vetëm Liberta e dëshifron këtë mesazh.

Read More »

Mamaja e Oriolës tregon pse nuk e takon të bijën: Tani ajo ka shumë… (FOTO)

E kemi parë në fillim si modele, por që kur Oriola u bë pjesë e grupit OTR, u kthye në njërën nga vajzat më të përfolura në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Ajo ngjall interes me çdo dalje të sajën: qoftë me poza provokuese apo thjeshtë me një foto krah Noizyt. Madje e shohim më shpesh krah këtij të fundit sesa mamasë së saj. Edhe Xhoi, ka të njëjtin shqetësim. Nuk e sheh apo takon dot shpesh të bijën për shkak të anagzhimeve që kjo e fundit ka. Këtë detaj e ka zbuluar tek një koment lënë gazetares Aulona Musta në foton ku ajo ka dalë më vajzën e saj. ‘Përqafoje fort se kur të rritet s’ka kohë. Ka punë si ime bijë‘, shkruan ajo.

Read More »

Ish banorja e “Big Brother” i “rrëmben” programin Jonida Shehut, ja eksperienca në televizion e Alba Çobaj

Përpara pak kohësh u përfol se prezantuesja Jonida Shehu do të fillonte një punë të re në televizionin “Klan Plus”, por më pas këto fjalë u hodhën poshtë. Së fundmi, u tha se moderatorja e njohur do të prezantojë një emision në “TV Klan”, por duket se as kjo nuk është e vërtetë.Burime për mediat, kanë treguar se në fakt prezantuesja e këtij emisioni nuk do të jetë Jonida, por ish-banorja e “Big Brother”, Alba Çobaj. Më parë, mendohej se Alba do të ishte thjesht gazetare në këtë emision, por tani, mesa duket, ajo ka marrë një rol të ri, atë të moderatores.Gjithashtu është mësuar se emisioni do të transmetohet nga ora 10:00-12:00 paradite, ndërsa formati ekzakt i këtij emisioni të ri në televizionin “Klan”, mbetet ende enigmë. Ndërkohë, Jonidën e kemi parë në projekte të shkëputura në ekran, që nga largimi nga emisioni i pasdites në “Top Channel” në tetor të 2017-s, punë që e la në mes sezoni. Ajo u zëvendësua nga spikerja e lajmeve, Juli Krisafi.Por cila është eksperienca e mëpars..

Read More »

Pas deklaratës së John Alites, Kallashi reagon në mënyrën më seksi të mundshme (FOTO)

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë”, John Alite, ish-mafiozi i njohur me origjinë shqiptare gjatë intervistës u interesua për Kallashin. Ai pyeti Çanin për një vajzë brune që e ka parë në emisionin e tij dhe tregoi se ajo i ka shkruar mesazh. “Të ka rënë në sy Kallashi?”, e pyeti Çani. “Kam dëgjuar që ka folur për mua. Më ka shkruar përshëndetje, por nuk e kam takuar”, tha Alite. “Kallashi është e mirë, por jo për ty”, i tha Çani.Nuk ka vonuar shumë dhe pak më parë ka reaguar edhe Kallashi. Kërcimtarja pas një kohe të gjatë që nuk bënte foto të tilla, i është rikthyer sot fotove seksi. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet lakuriq e mbuluar me shkumë në vaskë. Thoni ta ketë parë Alite këtë foto?

Read More »

I ka kaluar të 60-at, por kjo FOTO e Vera Grabockës sapo “shastisi” gjithë rrjetin

Ajo është padyshim një ndër figurat më të rëndësishme të ekranit shqiptar, përgjegjëse për disa prej emisioneve dhe spektakleve më të suksesshme në televizion.Regjisorja e famshme Vera Grabcoka vit pas viti dëshmon më së miri se nuk i njeh vitet duke pasur një jetë po aq aktive sa në fillimet e karrierës.Por e njëjta gjë duket se vlen edhe për pamjen e Grabockës, pasi më një foto të re të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, regjisorja ka dëshmuar se koha për të ka ndaluar.Ndonëse tashmë i ka kaluar të 60-at, ajo ruan ende një portret të freskët e mbresëlënës, që tregon një moshë shumë më të re.

Read More »

Monica Bellucci i rikthehet pasarelës pas 26 vitesh (Foto)

Kishte qëndruar larg pasarelave që nga viti 1992, por Monika Bellucci u rikthye në një platformë gjigande në Milano për Dolce & Gabbana dhe i la të gjithë pa fjalë.Tashmë në moshën 54 vjeçare, ajo veproi si një modele e jashtëzakonshme, duke hapur shfaqjen e modës për meshkuj për verën e ardhshme.“Si e bindëm? Mjaftoi një telefonatë”, thotë Stefano Gabbana.1 of 8Audienca e Dolce & Gabbana gjithmonë pret surpriza, por këtë herë dy dizajnerët me të vërtetë i kanë habitur të gjithë.Me pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë, e për më tepër me flokë të drejtë në gjatësinë e shpatullave, Bellucci sfiloi mes duartrokitjeve.16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Zëvendësoi Marinën tek “Procesi Sportiv”, Fjoralba: Mos më krahasoni me të, nuk kemi…

Ka pak ditë që ka nisur emisioni “Top Arena” në Top Channel ku përkrahë moderatorit Ed Manushit do të prezantojë Fjoralba Ponari, një prezantuese e re që u komentua gjatë nga mediat, të cilat e krahasuan atë me Marina Vjollcën e cila ka prezantuar “Procesin Sportiv” për shumë vite përkrahë Manushit.Mirëpo mesa duket këto krahasime nuk i kanë pëlqyer aspak Fjoralbës ,e cila e ftuar ditën e sotme në “Pop Culture” me Dojna Memën ka treguar se nuk ka asnjë arsye se përse ta krahasojnë me Marinën, pasi mes tyre nuk ka asgjë të përbashkët.“Nuk më pëlqen që më krahasojnë me Marinën, nuk kemi asgjë të përbashkët, e vetmja gjë e përbashkët është në lidhje me Manushin që është kimia që dyja çiftet kanë në ekran, domethënë vendi ishte vakant unë nuk zëvendësova asnjë njëri”, është shprehur Fjoralba.Ndër të tjera ajo ka folur dhe për ata që mendojnë se Manushi e ka zgjedhur pasi ajo është bjonde dhe tërheqëse si Marina.“Shiko se ka një staf të tërë që merret me këtë pjesë, nuk është se mer..

Read More »

Si reaguan eprorët për largimin e tij, flet Turjan Hyska: Ishte e panegociushme, nuk kishte vend për…

Vetëm pak javë më parë, në media u përfol për një largim të mundshëm të moderatorit dhe producentit Turjan Hysko nga ekrani ku e kemi parë që në fillimet e karrierës, “Vizion Plus”. Lajmin e ka konfirmuar vetë Hysko së fundmi duke rrëfyer se ai do të jetë drejtori i ri i “Klan Plus” si dhe do të sjellë një version të ri të spektaklit “Apartmanti 2XL” në ekranin e televizionit “Klan”.Sakaq në një intervistë të re për “Bluetooth”, moderatori i famshmëm ka folur për zhvendosjen e tij të shumëpërfolur. “Besoj që pas kaq shumë vitesh kërkoja sfida të reja, energji tjetër, dua stimuj të cilët besoj i gjej në ‘Klan’.”- është shprehur ai duke shtuar më tej se duke qenë se stafi i spektaklit “2XL” është si një familje për të, nuk mund të mos përfshihej në planet për zhvendosje.Sakaq, Turjan Hysko ka rrëfyer se nuk do të ketë një rikthim të emisionit “Oktapod” pasi për të nuk ka vend në “Klan”, ndërsa emisioni i ri që do të nisë pritet të ketë vërtet argëtues. “Do jetë një program, i cili do..

Read More »

Ermal Mamaqi i rrethuar nga gratë! Moderatori zbulon projektin e radhës… (FOTO)

Momentalisht Ermal Mamaqin jemi duke e ndejkur në emisionin e tij “Xing me Ermalin” në Tv Klan por ndryshe e njohim edhe si aktor e protagonist në disa filma shqiptarë të suksesshëm. Një prej tyre ka qenë “Femrat” në të cilin ai ishte protagonist, një film ky që shënoi boom shitjet të biletave në vitin 2013 kur edhe u lançua.Sot Ermali ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri kinematografik.“Filmi Femrat 2013. Gati për një tjetër komedi që do tju çojë në kinema…Këtë dimër”,- shkruan Ermali në InstagramSHpresojmë që edhe ky film të jetë po aq i suksesshëm sa “femrat” edhe pse ende nuk dihet konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.

Read More »

“P** për të tërë”, shikoni se çfarë bën vajza e Sabianit në picerinë e Fierit (FOTO)

Vajza e këngëtarit shqiptar, Sabjanit është mjaft e njohur tashmë në rrjetet sociale. Keisi Medini shpesh herë bëhet qendra e medieve rozë për fotot provokuese dhe format e saj seksi pavarsisht se është vetëm 18 vjeçe.Mirëpo këtë rradhë ajo që ka rënë në sy në postimet e Keisit ka qenë një foto e një picerie në Fier. Vajza e ka postuar pasi piceria kishte emrin “Toto”, njësoj si titulli i këngës së fundit që ka lançuar Noizy.“Toto për të tërë”, shkruan Keisi kraha fotos. Mirëpo fjala ‘toto’, është një fjalë e pisët në gjuhën afrikane dhe përkthehet ‘vaginë’. Çfarë ka dashur të thotë me këtë postim vajza e Sabjanit?! Kuptohet që ka qenë thjesht një shaka.

Read More »

Incidenti në emisionin e Çanit/ Shikoni si moderatori nxjerr të ftuarën me zor nga studio (VIDEO)

Mbesa e Mehmet Derallës, njëri prej protagonistëve të Lidhjes së Prizrenit dhe dikur ministër i luftës në qeverinë e Ismail Qemalit , ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë.Moderatori i tha se ka vetëm një minutazh të caktuar, për t’ia dedikuar asaj dhe filloi ta pyeste mbi incidentin që ndodhi në Prizren pak ditë më parë.Ajo u ngrit e paftuar në podium dhe kryeministri Haradinaj i kërkoi të largohej. Mirëpo, edhe sonte duket se ndodhi diçka e ngjashme.Pasi i mbaruan minutat e caktuara ku ajo tha se nuk e pranon reagimin e Haradinajt, Çani i kërkoi të largohej ndërsa ajo po refuzonte pasi kishte akoma për të treguar mbi të shkuarën e saj.Moderatori iu afrua dhe filloi t’i thoshte se i kanë mbaruar minutat dhe se tashmë po pret John Alite-n.Para se të dilte, ajo u shpreh:Po dal se po ma kërkon me mirësjellje” Pasi mblodhi librat, ajo doli pa bërë fjalë, ndërsa krijoi atmosferën e incidentit me kryeministrin e Kosovës në Prizren.

Read More »

E ofenduan rëndë për origjinën, shihni si i kthehet Ermal Meta aktorëve italianë

Këngëtari Ermal Meta është një prej figurave më të njohura e më të komentuara jo vetëm tek ne, por edhe në Itali, ku po korr sukses të madh në muzikë. Përveç fansave të panumërt, këngëtari shqiptar ka tërhequr edhe vëmendjen e figurave të njohura italiane. Dy aktorët Pio D’Antini dhe Amedeo Grieco, gjatë finales së spektaklit “Amici” kanë bërë për Ermal Metën një batutë me tone raciste, duke përmendur origjinën e tij. “Erdhe me gomone nga Shqipëria dhe të shpëtuam ne puliezët, tani je në gjueti për para!”- thanë ata.Ata gjithashtu i bënë edhe një apel Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, duke ju referuar shqiptarëve. “E shikon që këta djem janë të talentuar, hajde tani, le ti mbajmë.”Një ditë më pas, Ermal Meta ka reaguar për deklartën e dy aktorëve italianë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter. “Pio dhe Amedeo, gjithsesi duhet të më ktheni gomonen!”- ja ka kthyer këngëtari atyre me humor.Burimi ‘Noa.al’

Read More »