Sport

Boka Juniors, historia e një klubi mit me origjinë italiane!

Pesë djem me origjinë xhenoveze që luajnë me një top kartoni dhe një lagje e varfër e lyer me ngjyrat e ylberit… Një marinar anglez që i dhuron topin e vërtetë… Një anije që ankorohet në port dhe një stadium që të ngjan me “aneksin” mes shtëpisë dhe dhomës së gjumit… Zotërinj, “es el BOCA JUNIORS”Speciale nga Anton CicaniKapelën e ish-komandatit “Che Guerava” në kokë, puron karakteristike e Amerikës Latine në gojë duke e tymosur, një fanellë legjendare me ngjyrat verdheblu të veshur dhe një varëse e trashë me kryqin, teksa qëndron në një nga “parvazet” e famshme të “La Bombonera”…Nëse ende nuk e keni kuptuar kush është, atëherë në google ndoshta nuk keni kërkuar kurrë me “Maradona Boka Juniors… “.Një dashuri e sinqertë, si në ato filmat bardhezi, ku shpesh të dukej sikur jeta është aq e bukur, saqë ndjenjat janë të pastra dhe me plot emocion. Por, “El Pibe d’Oro” është vetëm ambasadori i një institucioni përtej oqeanit, një zemre që rreh çdo ditë e më fort dhe që mbush më frymë..

Read More »

Gjoka: Nuk ka vdekur askush, përveç atyre që dorëzohen

Trajneri i shkodranëve analizon barazimin kundër Kamzës dhe momentin e keq në Shkodër, por garanton se kuqeblutë kanë mundësi të rregullojnë gjithçkaNë Itali kanë mbetur në histori fjalët e Fabio Kapelos pas titullit me Romën se “një titull në Romë vlen sa 5 në Torino e Milano”. Kaq e vështirë është të bësh gjërat si duhet në ambiente të nxehta, saqë duhet një sforcim i jashtëzakonshëm në të gjitha drejtimet për ta çuar misionin deri në fund. Me siguri si Kapelo është ndjerë vjet Ernest Gjoka, pas triumfit me Kukësin, klubi provincial që është kthyer në një nga epiqendrat e Superiores, pak a shumë si Skënderbeu, por që titullin nuk e kishte provuar ende. Ndoshta ashtu ndihet edhe tani në Shkodër Gjoka, aty ku pakkush shkon në stadium për të mbështetur skuadrën, por jashtë stadiumi të gjithë janë trajnerë. Pesimizmi që ka pushtuar Shkodrën prej vitesh është si Buna e Drini, që nga viti në vit kërcënojnë gjithnjë e më shumë qytetin dhe nuk po i gjendet zgjidhja, edhe pse të gjithë e di..

Read More »

Hysaj ka akord me PSG, UEFA ia limiton merkaton!

Shkodrani do të largohet në verë, teksa Napoli po sheh për altenativën e tij. Duhen 50 mln euro. Kampionët e Francës dalin në skenë…“E ardhmja e Hysajt është e lidhur me Sarrin. Nëse ikën ai, dhe Elsi do të largohet”. Agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, Xhiufredi, ka bërë me dije se tashmë rruga e Elsit dhe klubit axurr do të ndahet në fund të këtij sezoni, teksa vetëm fitimi i titullit mund të ndryshonte gjërat.Madje, gjatë këtyre muajve, agjenti i mbrojtësit të Shqipërisë, për të cilin presidenti i Napolit, De Laurentis, ka vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurosh, e vlefshme për jashtë vendit, ka qenë në Londër dhe ka zhvilluar disa takime, më shumë sondazh, për të kuptuar se në çfarë pike shkon pëlqimi i klubeve si Arsenali, Çelsi, por edhe Mançester Junajtidi, teksa në Gjermani ende nuk ka lëvizur asgjë nga Bajerni.Por, gazetari i njohur italian, Livio Varriale, ka lëshuar dje një “bombë”, teksa ka thënë se Elseid Hysaj ka akord me PSG-në dhe Napoli është gati të arkëtoj..

Read More »

Shpërthen De Laurentis, në sulm kundër të gjithëve!

Presidenti i Napolit ka hequr dorashkat dhe ka folur për një titull të vjedhur. “Sarri? Njëlloj si Maxarri, i dyti”Në një intervistë të disa ditëve më parë dhënë për “Gazzetta dello sport”, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis shfaqej i përmbajtur në lidhje me padrejtësitë në kurriz të ekipit të tij në këtë sezon. Por pak ditë nga ajo intervistë, ai është shfaqur përsëri para medieve dhe këtë herë ka qenë i drejtpërdrejtë. Ai ka folur për vjedhje të titullit, por në shënjestrën e tij ka qenë dhe trajneri Mauricio Sarri.Napoli dhe Sarri – “Unë do të uroja që Sarri të vazhdojë në krye të ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Por nuk mund ta detyroj atë të qëndrojë me forcë. Unë jam i qetë, sepse Sarrin e zgjodha po vetë. Ai i ka dhënë diçka Napolit, sikurse Napoli i ka dhënë diçka atij. Nuk besoj se do të ketë ankesa për mënyrën se si është trajtuar në këto tre sezone. Përkundrazi, ai është vlerësuar së tepërmi. Nuk e di çfarë ka ndodhur me të, nëse ka humbur motivimin për të viju..

Read More »

Juventusi, mes sukseseve dhe lamtumirave!

Suksesi i dyfishtë në këtë sezon do të shoqërohet dhe me lamtumirat e disa prej veteranëve të këtij ekipi: Bufon, Markizio, Lishtajner, ndoshta dhe ndoshta edhe Kielini e BarzaljiPas suksesit të katëert radhazi në kupën e Italisë, trajneri i Juventusit maks Alegri ka reaguar ashpër ndaj gazetarëve që i kanë kërkuar nëse cikli i këtij ekipi dhe atij vetë ka përfunduar. Alegri ka qenë i prerë: “Jo asgjë nuk ka mbaruar.” Por e vërteta qëndron disi më ndryshe nga çfarë e ka paraqitur trajneri i bardhezinjve. Një cikël i jashtëzakonshëm suksesesh po shkon drejt fundit. Fusha e blertë në “Olimpico” e ka thënë fort dhe qartë: Juventusi nuk ka asnjë rival në Itali. Barku plot me suksese apo uria e kundërshtarëve për trofe nuk vlejnë hiçgjë kur përpara janë Bufon me shokë: askush nuk e ka eksperiencën e tyre, askush nuk e ka kualitetin e tyre, askush nuk di të administrojë si ata momentet më delikate të një sezoni të gjatë e të lodhshëm.Finalja e fituar dhe e dominuar plotësisht ndaj Milani..

Read More »

Nejmar tek Reali, pesë njerëzit që do të ndikojnë!

Ylli brazilian pritet të transferohet në Madrid në verë. Babai i tij (njëkohësisht dhe agjenti), ka filluar kontaktet me presidentin PerezÇështja Nejmar po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e mediave spanjolle. Sipas tyre, një rikthim i Nejmar në Spanjë duket i paevitueshëm, jo tek Barcelona, por tek Reali i Madridit. Vetë Nejmar nuk e ka mohuar asnjëherë një rikthim të tij në Spanjë, por nuk ka preferuar të përmendë ndonjë ekip. Ylli brazilian u transferua verën e kaluar tek PSG-ja për një shumë rekord (222 milionë euro), duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Nejmar tek Reali i Madridit duket një transferim i sigurt dhe për të ndodhur kjo gjë, mund të ndikojnë pesë njerëz të rëndësishëm të futbollit.Babai i NejmarPas çdo lëvizjeje që bën Nejmar, fshihet i ati i tij, Nejmar Senior. Këtë të mërkurë, mediat franceze kanë bërë me dije se i ati i Nejmar ka nisur bisedimet me klubin e Real Madridit dhe me presidentin Perez. Për të transferuar Nejmarin tek ..

Read More »

“Kryqëzohet” Donaruma, Milani i bëhet “mburojë”!

Të gjithë në mbrojtje të portierit kuqezi, pas dy gabimeve fatale në finalen e Kupës. Lotët, mërzia dhe më pas ngushëllimi dhe e qeshura. Por, e ardhmja e tij do të jetë larg kuqezinjve: duhen 60-70 mln“Donaruma është portieri i Milanit, e mbajmë fort, sepse është një talent i madh dhe që do të shkruajë historinë e futbollit botëror”. Rino Gatuzo nuk pranon që akuzat të bien mbi Xhanluxhi Donarumën, pas dy gabimeve evidente që i dhuruan praktikisht Kupën e Italisë Juventusit. Dy gabime fatale, që fshijnë atë që deri tani ka bërë portieri, madje dhe pritjen e mrekullueshme ndaj Milikut, në minutat e fundit të ndeshjes Milan-Napoli, por sidomos penalltinë e neutralizuar ndaj Dibalasë në Superkupën e fituar në Doha, apo kualifikimin që i dha kuqezinjve po në “Olimpico”, ndaj Lacios…Pesë minuta të mallkuara, “black out”, mes të ardhmes në diskutim, por sidomos të tashmes së lotëve. Sepse, në përfundim të ndeshjes, portieri kuqezi është larguar kokulur, duke qartë dhe fshehur fytyrën, p..

Read More »

Renato Sançes është një dështak, mjafton një veprim i tij për ta kuptuar

E mbani mend Euro 2016? Natyrisht, triumfoi Portugalia e Ronaldos, por ra në sy edhe një mesfushor i ri, Renato Sançes. Më shumë u fol për faktin që Portugalia hidhte në fushë një djalosh aq të ri, 18 vjeç në atë kohë, dhe paraqitjet e tij nuk ishin të këqija.Aq u desh që klubet e mëdhenj të marroseshin pas tij, duke harruar që shpesh lojtarët që zbulohen në Europian apo Botëror nuk rezultojnë detyrimisht fenomenë. Është tjetër gjë të luash 5 ndeshje dhe tjetër gjë të luash një kampionat në nivel konstant.Bajerni i Mynihut, që zakonisht mendohet 1 vit për një transferim, mendoi se bëri biznesin e shekullit dhe e bleu mesfushorin nga Benfika duke paguar 35 milionë euro e duke shtuar klauzola pa fund. Megjithatë, asgjë nuk eci si pritej në Mynih dhe Sançes nuk ia doli të përsëriste Europianin. Bajerni vendosi ta huazonte, sepse nuk ofronte askush shifrën që kishte paguar Bajerni.Çudia ishte se Sançes përfundoi në Angli, të Suonsi: klubi uellsian pagoi 8.5 milionë euro vetëm për hua..

Read More »

Bëri lëmsh Derbin e Italisë, Orsato degdiset në Katar

Sfida mes Interit e Juventusit, që praktikisht vendosi fatet e titullit në Itali, u pasua me polemika të jashtëzakonshme në lidhje me arbitrimin, sepse Daniele Orsato e bëri lëmsh, duke lënë Interin me 10 lojtarë që në fillim e duke mos ndëshkuar Juventusin për faulle identike.Që atëherë Orsato nuk ka gjykuar asnjë ndeshje, ndërsa tani ikën fare nga Italia. Nuk bëhet fjalë për arratisje, por transferimi në Katar duket si mënyrë për ta fshehur nga Seria A.Federata Italiane ka një program bashkëpunimi me Federatën e Katarit dhe ka dërguar në Azi arbitrin, që do të drejtojë një ndeshje kampionati më 12 maj.Me siguri programi i bashkëpunimit nuk është nga ata me shkëmbime, sepse do duhej një arbitër nga Katari në Serinë A, për të fituar eksperienca të reja.

Read More »

Krenaria e Bonuçit, ai që zbriti nga karroca e fituesit për të ecur në këmbë!

Çdokush ngjitet në karrocën e fituesit sa herë i lipset nevoja dhe zbret nga ajo sa herë që ndoshta gjatë rrugës një rrotë mund të prishet… Po kur rruga nuk ka asnjë pengesë? Po kur rrotat ecin për bukuri dhe ku destinacioni duket akoma më i bukur se sa ajo që ke lënë pas? Në atë moment, çdokush do ta kishte vështirë të zbriste dhe të niste të ecte në këmbë drejt finishit.Nuk është se ishte i tepërt, thjesht donte të provonte diçka ndryshe, të provonte një aventurë të re, të vuante, të sakrifikonte dhe të përjetonte më pas emocionet e mëdha kur nuk je gjithmonë favoriti dhe kur nuk “shtrohet tapeti” i kuq përpara… Leonardo Bonuçi e bëri dhe dje u detyrua të shihte ish-shokët e skuadrës, me të cilët ka ndarë shumë suksese por edhe dhimbje, të ngrinin lart në qiell trofeun e Kupës së Italisë…Sigurisht, brenda tij mund të jetë ndjerë keq, por jo sepse mund të ishte ai aty duke ngritur atë kupë, por sepse skuadra e tij, Milani, humbi një finale. E megjithatë, kapiteni kuqezi qëndroi st..

Read More »

Fundjavë zjarri në Pukë, luhet ndeshja e vitit

E shtunë, ora 17.00, të gjithë në stadium për një finale. Jo, nuk po flasim për kampionatin anglez apo atë italian, por për Kategorinë e Parë shqiptare dhe për një ndeshje që do të luhet në Pukë, mes Tërbunit e Korabit. Është një nga ato ndeshje që vlejnë sa një sezon dhe nuk është ekzagjerim, sepse mbyllet sezoni, nuk ka më kohë për të korrigjuar asnjë gabim.Tërbuni ka bërë shumë të tillë, e nisi dobët sezonin, nisi dobët edhe vitin e ri, por skuadra pukjane është Diesel, niset ngadalë dhe nuk ndalet më kur merr shpejtësinë 6 javët e fundit. Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi ka prishur shumë llogari, nga ato të zakonshmet në futbollin shqiptar. Është mundur vetëm një herë, në Shkodër, në një sfidë mbushur me polemika.Tani luhet në Pukë, aty ku Tërbuni po stërvitet prej disa ditësh dhe synon ta kthejë në fortesë të shtunën. Nuk do të jenë 11 kundër 11, por mijëra pukjanë në ndihmë të djemve të tyre. Nuk është kulmi i futbollit, në Shqipëri shumë njerëz nuk përfillin as Superior..

Read More »

Bashakshehiri humbet titullin dhe qetësinë, pezullim rekord për Arda Turan

Fundi i sezonit në Turqi ka qenë më i çmendur se kurrë më parë. Katër ekipe në garë të egër për titull, tension e akuza, luftë në derbin Fenerbahçe-Beshiktash në kupë dhe bojkotim kupe nga Beshiktashi, që është përjashtuar për sezonin e ardhshëm nga kupa. Nuk mbaron me kaq, sepse fundjavën e shkuar Bashakshehiri u ndal në shtëpi nga Sivaspori, në një ndeshje të çmendur, që u mbyll 1-1.Bashakshehiri ishte i dyti dhe vetëm fitorja e mbante në garë për titull, ndërsa goli erdhi që në fillim, por në pjesën e parë erdhi edhe një karton i kuq për Mosoro, për protesta ndaj arbitrit. Ndonëse konsiderohet klub me mbështetje nga shteti dhe kryeministri Erdogan, Bashakshehiri akuzon për komplot për të mos e lejuar të fitojë titullin dhe nervat janë shumë të tendosura.Tre minuta para fundit Sivaspori barazoi dhe në shtesë edhe Arda Turan e humbi totalisht toruan. Ish-mesfushori i Barcelonës protestoi ashpër për një rivënie anësore dhe shtyu arbitrin anësor. Karton i kuq, sërish debat me arbitr..

Read More »

Plas sërish te Partizani, shmanget përleshja në stërvitje

Situatë skandaloze të Partizani, klub me emër të madh, por që duket qartë se nuk ka më qetësi e harmoni prej shumë kohësh dhe vetëm fitoret e para disa javëve kishin mbuluar shumë probleme.Sot ka pasur sërish një sherr i egër në stërvitje, me protagonistë trajnerin Dalipi dhe sulmuesin Edgar Çani.Në lojën 6 kundër 6 brenda grupit Dalipi diçka i tha Çanit, i cili nuk e mori mirë dhe dhe nisi debati, që degjeneroi në konflikt fizik dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të shmangur goditjen mes njëri-tjetrit.Kaos total, por me siguri trajneri do fajësojë sërish mediat.

Read More »

Revolucion në Itali, prej sezonit të ardhshëm krijohen ekipet B

Futbolli italian ka nevojë për revolucion dhe hapi i parë është hedhur më në fund, pasi nënkomisari i Federatës Italiane të Futbollit, Alesandro Kostakurta, ka paralajmëruar një reformë të rëndësishme: prej sezonit të ardhshëm do të përfshihen në kampionatet profesioniste edhe ekipet B.Kjo do të thotë që çdo klub që ka dëshirë mund të regjistrohet në kampionat, që në kategorinë e tretë, duke marrë vendin e ekipeve që nuk plotësojnë kriteret e licencimit.Një hap gjigant, sepse në këtë mënyrë klubet Si Juventusi, Milani, Interi e të tjerë nuk do kenë nevojë të huazojnë tw rinjtë në kategoritë e ulëta, pasi ekipet B do të marrin pjesë në kampionat dhe do të kenë mundësi të shkojnë edhe në Serinë B, nëse ia dalin, ashtu si Barcelona B në Spanjë, sa për një shembull.Skuadrat B do përbëhen nga lojtarë U21, me dy lojtarë deri në 23 vjeç, ndërkohë që do vendoset rregull që shumica e lojtarëve të jenë italianë.Ideja e Kostakurtës është që futbolli italian të nisë punën në themel, nga të..

Read More »