Video

Video

Rama kolazh me foto humori për protestën e PD

Kryeministri Edi Rama, në atë që e quan pasqyra e qeverisjes, që e bën çdo javë redaksia e ERTV, ka ironizuar protestën e të shtunës së opozitës, me anë të një kolazhi me foto humoristike.Ja foto më poshtë:

Read More »

3 profesione që s’e kishim idenë që ekzistonin, por paguhen një mal me para!

Këshillues Feng Shui – shuma e parashikuar e parave: $20.000 deri në $250.000Feng Shui është një praktikë e lashtë kineze, e cila kombinon filozofinë, shkencën dhe artin në arredimin e ambjenteve të ndryshme, por jo vetëm. Nëse keni një energji të fortë dhe dëshironi që të ndihmoni të tjerët, merreni parasysh këtë si një punë të ardhshme.Haker i certifikues etik – pagesa mesatare: $71.331Teknologjia dhe industria e sigurisë në internet është e mbushur me hakera të zotë, por për një të tillë të certifikuar s’na kishin dëgjuar veshët. Ata punësohen në kompani të ndryshme me qëllim që të studiojnë serverat dhe sistemet për të gjetur zonat e dobëta.Testues akulloresh – shuma e të ardhurave: $40.000 deri në $100.000Mesiguri nuk e dini që ndërsa ju shijoni tasin me akullore, dikush në botë paguhet për të provuar shijen pak para se të dalë në treg. Po kjo ngjan si puna e ëndrrave!

Read More »

Pushime hallall në Turqi

Industria turke e turizmit prej 26 miliardë dollarësh është goditur nga frika e sigurisë dhe mosmarrëveshjet politike gjatë viteve të fundit, por një cep i tregut po rritet në heshtje – pushimet në plazh për myslimanët konservatorë.Dhjetra hotele dhe vendpushime në brigjet e Turqisë, ofrojnë pishina dhe plazhe të ndara për burrat dhe gratë për të përmbushur kufizimet fetare në modesti, po tërheqin familje nga Turqia, Lindja e Mesme dhe komunitetet myslimane në Perëndim.“Në dy vitet e fundit ka pasur një bojkot të Turqisë si një destinacion turistik, por ne kemi parë një turizëm miqësor hallall që lulëzon gjatë gjithë kësaj periudhe”, tha Ufuk Secgin i halalbooking.com, i cili promovon festat ndërkombëtare islame.

Read More »

Nis “Mural Fest”, Tirana pjesë e një shpërthimi të vërtetë ngjyrash dhe stilesh

Tirana do të bëhet pjesë e një shpërthimi të vërtetë ngjyrash dhe stilesh të ndryshme. Ka nisur në kryeqytet “Mural Fest”, projekt që lindi si fryt i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe laboratorit italian 167/B Street nga Leçe.Deri në 3 qershor kryeqyteti shqiptar do të presë një grup artistësh urbanë me famë ndërkombëtare, pjesa më e madhe e të cilëve vjen nga Italia. Të tjerë artistë do të vijnë nga Serbia, Franca dhe Uruguai për t’i dhënë një fytyrë të re hapësirave urbane të qytetit.Ky projekt i Bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike, ndërkohë që kryeqyteti shqiptar, Tirana, po merr sërish ngjyra duke rrezatuar jetë.

Read More »

Edhe 70-vjeçaret mund të duken seksi, ja gratë që e dëshmojnë

Ne jemi rritur dhe jemi edukuar me idenë se sa më shumë të rritemi në moshë aq më shumë jetë pasive do të bëjmë dhe aq më pak do të kujdesemi për veten. Mirëpo nuk është gjithmonë kështu dhe kjo mund të vërtetohet nga gratë e mëposhtme.Chrissy Sparks, 35 vjeç nga Birmighami transformon 70-vjeçaret në gra vërtet të bukura duke treguar se mosha është thjesht një numër.Këto gra janë të gjitha grave rreth të 70-ave por siç e shihni mosha nuk përbën një barrierë për bukurinë.Fotografitë e mëposhtme zbulojnë se si makijazhi, stilimi i duhur i flokëve dhe një ndriçim i mirë, mund ta kthejë çdo femër në një yll të vërtetë.Sparks u ofron të gjithë klientëve të studios fotografike “DollHouse” të ndjehen të bukura dhe seksi, pavarësisht përmasave apo moshës së tyre me anë të seteve me të brendshme.

Read More »

Ertisa humbi foshnjen disa javë pasi e lindi, burri bën veprimin e adhurueshëm

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme ishte Ertisa, një nënë e cila kishte humbur djalin e saj kur ishte foshnje.Historia kishte nisur kur Ertisa ishte njohur me Edionin në një bar. Ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe me kalimin e kohës ishin lidhur. Një lidhje e cila më vonë u kthye në martesë. Por në momentin kur Ertisa kishte lindur djali kishte pasur probleme shëndetësore.Pas disa javësh fëmija nuk ia kishte dalë të jetonte dhe kishte ndërruar jetë. Ertisa e kishte përjetuar shumë keq. Ishte pikërisht Edioni ai që i kishte qëndruar pranë duke mos e lënë asnjëherë vetëm e duke i dhënë forcë për të jetuar.Për të falenderuar Edionin për forcën që i kishte dhënë, Ertisa i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ertisa i premtoi Edionit që do të vazhdonte jetën e saj bashkë me të duke i thënë: “Ajo që ne kaluam do të qëndrojë pas dhe do të vazhdoj që të eci përpara. Dua të të kem pranë sepse pa ty nuk ia dal dot. Jeta n..

Read More »

Parashikimi i motit, e diel 27 maj 2018

Vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare gjatë paradites në të gjithë vendin.Ndërsa pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në territor dhe kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore ku gjatë pasdites priten shira të dobët dhe të izoluar.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar maksimume termike mbi 31°C, në disa qytete të Shqipërisë.Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2- 3 ballë.

Read More »

Ky është horoskopi për ditën e sotme, e diel 27 maj 2018

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.DashiDashuria do të jetë në pozitë të shkëlqyer dhe puna thuajse e ekuilibruar. Do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për t’u përballur me aventura të reja. Në këtë fundjavë, duhet të qartësoni raportet me të tjerët. Duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj.DemiKjo ditë do të jetë si një qiell i hapur, ku përmirësimet do të vijnë në të gjitha drejtimet. Ka disa planete si Saturni, Mërkuri dhe Urani, që ju furnizojnë me energji. Megjithatë do të ketë disa ndryshime, të cilat do ju bëjnë të pasigurtë. Ndonjë dyshim i papritur do të vijë për shkak të një reflektimi tuaj. Disa nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë disa probleme të vogla shëndetësore.BinjakëtE diela do të sjellë përmirësime të ndjeshme në të gjitha drejtimet, edhe në sferën e punës. Kalimi tranzit i Mërkurit në shenjën tuaj, do ju furnizojë me energji të reja. Dashuria do jetë s..

Read More »

Live gjatë transmetimit, kameramani bie në lumë kamera xhiron gjithçka (Video)

Një transmetim Live i emisionit në TV CBSN, është bërë shkaktar i shumë të qeshurave mes moderatorëve dhe ekipit që ishte në terren.Kjo pikërisht për shkak se kameramani, i cili ishte në transmeton direkt, ra në lum deri sa po përcillte reporteren e hipur në një varkë.Por i gjithë ky incident u menaxhua nga vetë kameramani i quajtur Chris, i cili edhe pas rënies në lum arriti të shpëtojë kamerën, duke bërë që të mos ndalet transmetimi live.“A je mirë Chris?” bërtiti gazetarja. “Po, unë jam i mirë”, tha ai.Incidenti kaloi pa lëndime dhe pa prishje elektronike apo të kamerës për shkak të ujit.

Read More »

Teoria e frikshme, ja pse Papa Francesku është sot tifozi më i zjarrtë i Real Madrid

Papa Francesku ka arsye për të qenë sonte tifozi më i madh i Real Madrid në finalen e “Champions League” kundër Liverpool. Kjo pasi ekziston një rastësi e frikshme e cila në rast fitoreje të anglezëve Papa parashikohet të ndërrojë jetë.Në 3 nga 5 finalet e fituara nga Liverpool ka ndodhur si më poshtë:Kështu në vitin 1978, ‘The reds’ kanë fituar Ligën e Kampionëve, ndërsa në të njëjtin vit është martuar Princi i Kentit, Michael, si dhe është ndarë nga jeta Papa Joao Paulo.Edhe në vitin 2005, ku Liverpooli fitoi atë finale të çmendur kundër Milanit, pati një dasmë mbretërore, pasi u martua Princi i Uellsit, Charles, ndërsa rreth dy muaj para finales, më 2 Prill 2005 kishte humbur jetën Papa gjon Pali II.Tani jemi në vitin 2018 dhe kemi pasur dasmën mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle.

Read More »

Fillon numërimi mbrapsht për prezantimin e BMW 8 Series, shfaqet sërish duke u testuar

Tani mund ta shihni këtë model, teksa testohet me një shtresë të hollë kamuflazhi nëpër Wales.BMW ka bërë të ditur, se 8 Series i ri, do të prezantohet më 15 qershor, vetëm një ditë para fillimit të Le Mans. Gjatë pritjes së shfaqjes zyrtare dhe me të gjitha detajet, tashmë mund të shohim edhe elemente tjera, derisa po testohej nëpër rrugë të hapur në Wales.Po që se dëgjoni me vëmendje, mund të dëgjon një fuqi të konsiderueshme që vjen nën kapak. Kjo pjesërisht shkaku i motorit 4.4-litra V8 që prodhon 530 kuajfuqi. Mund të shohim edhe një sistem gjigant gypash për nxjerrjen e gazit, që lë të kuptohet se mund të lëvizë me shpejtësi të konsiderueshme.

Read More »

Shqiptari në Zvicër blen tabelat e veturës si data e lindjes

Amir Kosumi që jeton në Zvicër, ka blerë tabelat e veturës ashtu siç e ka ditëlindjen dhe i kushtuan 1770 franga. Shqiptarët janë të pasionuar pas veturave. Jo vetëm pas tyre, por edhe pjesëve, madje edhe tabelat dëshirojnë t’i kenë të veçanta. Kështu ishte edhe dëshira e Amir Kosumit, i cili jeton në Uster të kantonit të Zürichut.“Jetoj që dhjetë vite në Zvicër dhe gjithmonë kam pas dëshirë ta kem një numër karakteristik të veturës në Zvicër, atë e kam realizuar dje, pasi në ankandin publik të tabelave për vetura e kam blerë numrin ZH 41185”, ka thënë Kosumi për albinfo.ch. Këta numra janë të veçantë për të.“Numrat janë të njëjtë me datën e lindjes time, pra kam lindur më 4.11.85 (1985)”, ka shtuar tutje ai. Amiri tregon sa i ‘kushtoi dëshira e tij’. “Këto tabela i kam blerë për 1770 franga zvicerane. Jam i lumtur që kam blerë këto tabela dhe shpresoj që do t’i shfrytëzojnë edhe fëmijët e mi në të ardhmen”, përfundoi Amir Kosumi.

Read More »

Eksportuesit kerkojne rrugezgjidhje per humbjet qe kane nga “Euro”

Eksportuesit kërkojnë që autoritetet publike të ulen në një tryezë të përbashkët me ta për të diskutuar rrugëzgjidhjet për humbjet që po pësojnë nga rënia e pandalshme e monedhës euro.Sot një euro u këmbye në tregun vendas me 126.6 lekë, duke shënuar sërish një tjetër rekord historie të vlerës së saj në dekadën e fundit.Arben Shkodra thotë se deri tani mund të flitet për një shifër të saktë të humbjeve që ka kjo industri, pasi duhet të mbyllet viti financiar, por një gjë është e qartë:Sektorët që po e ndiejnë më shumë rënien e euros janë prodhuesit e lëndëve të para të industrisë dhe dega e sektorit bujqësor.Duke mos patur si qëllim në vetvete ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit, ata kërkojnë bisedime me qeverinë për të parë mundësinë e lehtësirave që mund t’i ofrohen eksportuesve gjatë periudhës që euro është në këto nivele, qoftë në procedurat tatimore e qoftë në uljen e taksave.The post Eksportuesit kerkojne rrugezgjidhje per humbjet qe kane nga “Euro” a..

Read More »

Të përmbytur e pa ujë, banorët e Çerenecit – Top Channel Albania – News – Lajme

Tokat e fshatit Çerenec nuk vaditen, por përmbyten. Fermerët e fshatrave Çerenec i Epërm dhe i Poshtëm, në njësinë administrative Gjoricë të bashkisë Bulqizë ankohen për kanalin vaditës.The post Të përmbytur e pa ujë, banorët e Çerenecit – Top Channel Albania – News – Lajme appeared first on ABC24.AL.

Read More »