Video

Video

Ky ishte vendi sekret ku çifti mbretëror kaloi muajin e mjaltit!

Meghan Markle dhe princ Harry ishin vërtetë në muaj mjalti në fillim të këtij muaji, por jo në Kanada, ashtu siç menduan të gjithë. Burime për E!News thonë se çifti mbretëror pushoi në Afrikën Lindore dhe vizitoi më shumë se dy shtete.Dyshja ka kaluar kohë në safari, kanë shijuar lindjen dhe perëndimet e diellit dhe janë përfshirë në aventura të ndryshme në natyrë.“Ishte arratisja perfekte për ta dhe pasionin e tyre. Tani janë gati për të filluar me angazhimet dhe axhendën shumë të zënë të pjesës tjetër të vitit.”Vetë pallati mbretëror nuk ka konfirmuar asgjë për vendin e saktë pasi çifti donte privatësi të plotë. Meqë nga dasma u zbuluan më shumë detaje nga ç’pritej, pushimet duhet t’i përkisnin vetëm Harry-it dhe Meghan-it.Me shumë gjasa, Afrika ka qenë vendi i tyre i muajit të mjaltit, pasi për të dy ka rëndësi të veçantë. Aty u dashuruan dhe kaluan pushimet e para si çift!

Read More »

12 fjalë që zakonisht shkruhen gabim

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep Qosja, dhe si e tillë, meriton vëmendje të vazhdueshme, sidomos dekadat e fundit kur në të janë vënë re deformime të shumta.Gjuhëtarët dhe akademikët tanë tërheqin vëmendjen vazhdimisht për kujdes në mirëshkrimin dhe mirëshqiptimin e shqipes, e cila, për fat të keq, si çdo fushë e jetës, vijon të mbetet në tranzicion.Pa dashur të vëmë gishtin tek fajtorët, nuk mund të lëmë pa përmendur “kontributin” e klasës politike, të vetëquajturve “opinionistë” e “analistë”, por edhe shumë gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, të cilët, pa pasur kulturë të mjaftueshme gjuhësore, flasin me kompetencë sidomos për gjërat që nuk i njohin.Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohësh, ka shkruar një artikull për deformimet në gjuhën shqipe që vlen edhe sot: “Te deformimet që i bëhen gjuhës shqipe mund të ndalet gjatë, pasi ato janë të shumta dhe janë vënë në dukje në mjaft shkrime nga specialistët e gjuhës. Fakti që de..

Read More »

Doktori dhe njeriu i rrallë, Qazim Bakalli

Nga Luan Laze –U shua njeri nga njerezit me te mire qe rriti kjo toke, doktori i njohur, Qazim Bakalli. E kam njohur qe kur isha femi dhe gjate gjithe jetes time ruaja nje respekt te vecante per kete njeri te jashtezakonshem. Im ate dhe nena ime kane punuar me te ne spital prej shume vitesh. Babai si shef guzhine ne spitalin numer 1,sic njihej ne ate kohe, ndersa nena si infermiere. Doktori dallohej mbi te tjeret per sjellje teper njerezore,i papertuar.i sjellshem dhe shume i kerkuar nga te gjithe pacientet. Duart dhe keshillat mjekesore te doktorit ishin balsam per te gjithe nevojtaret e shendetit. Nena ime e bezdiste aq shume per te me vizituar edhe mua sa shpesh vihesha ne siklet. Por doktor Bakalli duke buzeqeshur i thoshte; po cunin e ke si kokra e molles moj Vace, megjithate shtrije aty ta kontrolloj.Dhe kjo ndodhte dy ose tre here ne jave sa here une i dergoja ushqimin nenes time ne pune.Aq sa sapo shkoja aty fjala e pare ishte;mama mos me vizito me te doktori. Por ajo vazhd..

Read More »

VIDEO/ Urimi i Kryetarit të KMSH, H. Skënder Bruçaj me rastin e Fiter Bajramit

Urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj me rastin e Fiter Bajramit.Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!Të nderuar vëllezër!Të gjithë së bashku përjetuam atmosferën shpirtërore të muajit të begatë të Ramazanit. Allahu i lartësuar na pastë pranuar agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të madhnueshëm. Vetëm Atij i takojnë falënderimet dhe lavdet, që na mundësoi të përjetojmë gëzimin e festës së Bajramit.Ta gëzojmë të gjithë së bashku festën e Fitër Bajramit.Krijuesi i gjithësisë me rastin e Fitër Bajramit na sjelltë paqe, begati, mirësi dhe shëndet në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë shqiptare.Bajrami është kohë e takimeve vëllazërore, është momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.Fitër Bajrami është momenti kur ne falënderojmë Krijuesin e gjithësisë për begatitë dhe mirësitë që na ka dhënë. Bajrami është koha kur ne..

Read More »

Nëse keni plan për plazh të dielën, mësoni më mirë “çmenduritë” e motit

Kjo e premte ka shënuar temperaturat më të larta të kësaj fillimvere dhe mendohet se do jetë ndër më të lartat e muajit qershor. Dita më e nxehtë e këtij muaji ka regjistruar vlerën 37 gradë celcius në mesditë.Sipas Meteoalb, fundjava ka sjellë rënie të temperaturave dhe reshje shiu, por parashikimet e sinoptikanëve japin të dhëna se i nxehti do të rikthehet në fund të muajit. Java e parë e qershorit ka shënuar ditë të nxehta me temperatura përvëluese. Për sinoptikanët, kjo nuk është një situtatë normale. Reshjet që kanë nisur këtë të shtunë do të vijojnë edhe gjatë ditës së diel, kryesisht gjatë pasdites, kur priten të grumbullohen vranësirat nga zonat lindore të vendit.Shirat e ardhur nga Adriatiku kanë nisur të përhapen në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites së të shtunës dhe orët e para të së dielës nis një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike, por mesdita e së dielës do të sjellë sërish një fuqizim të vranësirave në zonat malore duke sjellë me vete rebeshe të s..

Read More »

Nesër Fiter Bajrami, falja e namazit në orën 06.00 në “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët mysliman mbyllin mbremjen e së enjtes (14 Qershor) muajin e Ramazanit, 30 ditët e argjërimit.Mbyllja e këtij muaji të rëndësishëm kremtohet me festën e Fiter Bajramit që është ditën e premten.Komuniteti mysliman i Shqipërisë njoftoi besimtarët se falja e namazit të Fitër Bajrami do të kryet të premte në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, ndërkohë që programi me ligjërimet nga imamët nis më heret, rreth orës 5.30.Arsyeja përse besimtarët i rikthen sërish faljes së namazit në Bulevard, është për shkak se hapësira në sheshin Skëndërbej do të shfryëzohet për arenën që do të ngrihet me ekranë të mëdhenj për kampionit botëror të futbollit.Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Brucaj uroi besimtarët dhe duke i kërkuar që këtë festë ta shfrytëzojnë si takime vëllazërore.“Eshtë momenti i shprehjes së dashurisë dhe respektit për familjet tona, për fqinjët tanë dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë.” u shpreh ai.

Read More »

Njerëzit fetarë jetojnë katër vite më shumë se ateistët

Hulumtuesit kanë gjetur një lidhje të habitshme midis jetëgjatësisë dhe besimit fetar.Besmitarët duket se jetojnë deri në katër vjet më shumë se ateistët, të paktën sipas një analize të botuar në Shtetet e Bashkuara.Hulumtuesit e psikologjisë në Ohio këmbëngulin në këtë përfundim: Njerëzit me përkatësi fetare shpesh vullnetarë dhe angazhohen në aktivitete shoqërore gjatë gjithë jetës së tyre, diçka që lidhet rregullisht me jetëgjatësinë.Ata zbuluan se shoqërizimi rrit jetëgjatësinë më së shumti deri në 1 vit, duke sugjeruar se disa elemetë fetare, si konsumimi i pakët i alkoolit mund të kontribuojnë.

Read More »

E konfirmon studimi, të gjitha pijet energjike kanë urinë dhe spermë demi

Kompania Longhorn Cattle ka krijuar zhurmë kur kanë paraqitur rezultatet e tyre të një studimi të kryer për të kuptuar plotësisht komponentët e pijeve tona energjike. Në prezantimin e tyre ata deklaruan se pijet energjike në përbërjen e tyre kishin urinë dhe spermë demi. Në studim u përfshinë pijet më të njohura energjike dhe e vërteta alarmante doli në shesh. Të gjitha pijet energjike në përbërje kanë Taurinë që është përzierje në mes të urinës dhe spermës së demit. Taurine është ekstrakt i spermës dhe urinës dhe rrjedh nga latinishtja Taurus që do të thotë dem.

Read More »

Mediat italiane shkruajnë për ekstradimin e Agron Xhafajt

Mediat italiane u kanë kushtuar vëmendje zhivllimeve të fundit në Shqipëri për çështjes “Xhafaj”. Një shkrim, i botuar në remocontro.it, flet për lidhjet e trafikantëve me politikën në Shqipëri dhe ekstradimin e Agron Xhafajt.Shkrimi i plotëMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, me një vëlla të dënuar në Itali për shtatë vjet për trafikimin e drogës, nuk e kryen detyrën e ekzekutivit.– Ai, ‘i paregjistruari’ shkon për shëtitje, sepse nuk ka kërkesë për ekstradim.– Skandali me ndërhyrjen e ambasadorit italian që shërben si lëndë djegëse në zjarrNjë histori tërësisht shqiptare, e një familjeje ‘Klan’ dhe politikaPra, historia e çuditshme e narko-vëllait të ministrit të Brendshëm shqiptar.Agron Xhafaj është trafikant droge i arrestuar në Itali në vitin 2002 me ndihmën e anti-drogës amerikane, u dënua në fund të gjitha proceseve të detyrueshme me shtatë vjet burg gjykim përfundimtar, por ai nuk e kreu këtë dënim sepse ai u arratis i qetë për në shtëpinë e tij në Shqipëri.Në kry..

Read More »

Gjesti i pakëndshëm i Robbie Williams në hapjen e Botërorit

Superylli britanik, Robbie Williams, ka shkaktuar skandalin e parë qysh në ceremoninë hapëse.Pasi mahniti të gjithë me performancën e tij, Robbie u sigurua të tërheqë vëmendjen. Në një moment ai ia drejtoi kamerës gishtin e mesëm. Nuk dihet arsyeja pse e ka bërë ai këtë.Në rrjetet sociale tashmë kanë filluar spekulimet se ai këtë gjest e bëri në drejtim të atyre që nuk e përcjellin Kampionatin Botëror.Por, si gjithnjë, ata që e njohin britanikun e dinë se ai gjithmonë sigurohet që të tërheqë vëmendjen me skandale të ndryshme.Robbie Williams flipped off the cam! Is that part of the act usually? #WorldCup2018 good stuff pic.twitter.com/YOxdas8yV7— Nate Coombs (@n8coombs) June 14, 2018Robbie Williams performoi hitet “Feel”, “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, para një publiku të gjerë prej 81 mijë shikuesish dhe miliona të tjerë në ekranet televizive.Ai performoi në një koreografi spektakolare me Aida Garifullinan, sopranon e njohur ruse.

Read More »

10 arsyet se pse Japonia është një nga vendet më të zhvilluara në botë

1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet ” Rruga për tek Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë , pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënja!3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!4- Nxënësit japonez pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!5- Nxënësit japonez marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen..

Read More »

Mesazhi prekës i Viktor Zhustit: Dikush më pret “atje lart”, më në fund do çlirohem nga ankthi

Aktori Viktor Zhusti ishte një prej konkurrentëve VIP në spektaklin e kërcimit “Dancing with the Stars”. Finalja e këtij kompeticioni ishte të premten, ndërsa aktori përmes një statusi në Facebook ka prekur zemrat e fansave dhe miqve.“Sepse, ndjej dhe unë, prej kohësh, një dorë të zgjatur, dikush më pret “atje lart”, që, si të çlirohem nga ankthi, dhimbjet dhe acarimet, nga shpirt’ e mendje-vogëlsitë, nga gjithë graviteti i së keqes dhe interesave meskine që na mbajnë të lidhur në tokë, që na zvogëlojnë, rrudhin e përçudnojnë si “qenie materiale”, të ngjitem atje, në një botë fluide, interne, pa gravitet, ku shpirti i çliruar tërësisht, do të vërtitet i lirë midis yjeve, çmendurisht, në ciklin e pandalshëm të jetë-përjetësisë”- ka shkruar ai ndër të tjera.Statusi i plotë: FALENDERIM ! (E pse jo, dhe pakez nostalgji )Dancing With The Stars, Albania 7, (DWTHS), mbaroi. Ndritshem ! Bujshem ! Suksesshem ! Jo kurdohere kthej koken prapa per te gjykuar rrugen e pershkuar, por, ne kete ..

Read More »

Astrologia Meri ka lajme jo të mirë për këto dy shenja

Astrologia Meri njofton se sot “Mërkuri” do jetë afër me asteroidin “Quaor” i cili është si një rreze drite mbas kaosit.Një ndikim i ngadaltë por i thellë do na shoqërojë edhe sot dhe do na sjellë fuqi si udhërrëfyes vendimesh.Meri ka lajme të mira në përgjithësi për të gjitha shenjat, por dy prej tyre duhet të kenë kujdes.Virgjëresha duhet të ketë kujdes nga manipulimet ndërsa Shigjetari do përballet me një vështirësi.“Virgjeresha duhet te kete kujdes dhe te mos bjere ne manipulime apo ne mungese optimizmi pasi edhe pak ka mbetur nga rruga e veshtire”“Shigjetari mund te kete perballje nje marreveshje te veshtire apo nje partner te veshtire ku do mund te fitojne dominancat”, tregon Meri.

Read More »

“Wildlife” nisëm për ndërgjegjësimin e mbrojtjes së kafshëve të egra në Shqipëri dhe Kosovë

Grupi Wildlife – Albanian Photographers në Facebook ka lindur si një nismë e fotografëve në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e kafshëve të egra. Mediet kanë raportuar jo rrallë rastet e keqtrajtimit të këtyre kafshëve dhe ky shqetësim ka nxitur krijimtarinë dhe shpirtin artistik të tre fotografeve që kanë marrë përsipër ta ndryshojnë këtë realitet.Arian Mavriqi, Granit Hyseni dhe Liridon Shala vendosën ta krijojnë këtë grup virtual me 13 mars 2018, por shumë shpejt tre administratorët vunë re se koncepti fillestar kishte nevoje të zgjerohej, duke përfshirë në bashkëpunim edhe fotografë të tjerë shqiptarë të të gjitha trevave, qasje që filloi të afrojë pranë këtij grupi edhe studiues të botës së kafshëve të egra nga Kosova dhe Shqipëria.Krijimi i një databaze online është një projekt ambicioz që ky grup ka ndërmarrë dhe në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e grupit po pasurohet dita-ditës nëpërmjet projektit Natyr-AL në faqen iNaturalist.Bashkëngjitur me këtë pro..

Read More »