Video

Video

Humoristët rrezikojnë burgun

Qeveria polake nuk e kupton shakanë: Humoristët kritikë rrezikohen të futen në burg. Akuza: “Fyerje e popullit polak”.Klaudia Jachira është këtu me kukullën e saj, që është bërë si Jaroslaw Kaczynski. Aktorja e teatrit me kukulla ka bërë si figurë të satirave të saj kryetarin e partisë në pushtet në Poloni. Unë nuk jam dakord me ato që është duke bërë qeveria e tanishme e Partisë “Ligj dhe drejtësi” dhe si po e shkatërron ajo vendin. Humori është një rrugë ideale për t’u tallur me aktivitetet e dëmshme, është e fortë dhe dhe nuk të lë të mbyllësh gojën, thotë Klaudia Jashira. Ajo publikon satirë të guximshme në internet, dhe vetëm në internet. Në një nga skeçet ajo luan rolin e mjekes dhe viziton Kaczynski-n duke bërë rimë me një gjuhë fëmijërore si pjesë e budallallepsjes kombëtare. Kur në një shpjegim ajo përmend TVP, inicialet e televizionit shtetëror polak, ajo paditet për gjoja shkeljen e të drejtave të autorit. Ky ishte shok për të renë. “Nuk mund ta besoj që prokuroria është d..

Read More »

Trump i përgjigjet De Niro-s: Je një individ me koeficient të ulët inteligjence

Robert De Niro foli me tone të ashpra gjatë ditëve të kaluara për presidentin amerikan, Donald Trump gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Tony Awards”. Ai nuk kurseu asnjë fjalë për të ashtu quajturin “i pari i amerikanëve”.Por, as Trump nuk ka ndenjur duarkryq. Ai ka reaguar përmes rrjeteve sociale kundër De Niros, duke u shprehur qe, aktori ka inteligjencë të ulët.“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij. Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi Trump në Twitter.Kujtojmë se aktori fitues i “Oscar” mbajti një fjalim para publikut në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha se “Para së gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është F.ck Trump”.Donald J. [email protected] De Niro,..

Read More »

Pseudointelektualët po zhysin shoqërinë shqiptare në krizë

Nga Sadedin Çeliku- Me fjalën intelektual është abuzuar aq shumë saqë deformimet nuk kanë të sosur. Dikush mendon se çdo njëri me arsim të lartë është intelektual, dikush tjetër që punon në institucion qëndror e quan veten po intelektual, një deputet që s’ja ka dëgjuar zërin askush në foltoren e parlamentit, apo diplomat që nuk ka prodhuar asgjë për të mirën e vendit sërish e quan veten intelektual, por ka dhe ca që posedojnë ndonjë gradë shkencore dhe e quan veten intelektual. Në kohën e sistemit që lamë pas nuk ishte e lehtë të merrje një gradë shkencore sepse ato shkallëzoheshin nga kandidat shkencash, docent, doktor shkencash e më pas profesor. Ai që merrte gradën profesor kish punuar gjithë jetën dhe i takonte ta merrte atë gradë përgjatë moshës së tretë. Sot ndodh që gradën e merr dhe 27 vjeç mjafton të kesh para.Duke dashur ta përkthejë këtë fjalë, mendoj se intelektual është ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të caktuar të shkencës dhe teknikës, të kulturës, një ..

Read More »

Avicii varroset thuajse gjashtë javë pas vdekjes

Publicisti i DJ suedez, Avicii tha se ceremonia private e funeralit të muzikantit u mbajt në Stokholm javën e shkuar.Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, “u varros të premten në varrezat Skogskyrkogården në Stokholm. Të pranishëm ishin vetëm familja dhe miqtë më të ngushtë.”Muzikanti 28-vjeçar u gjet i pajetë më 20 prill në Muscat, Oman, ku po pushonte me miqtë.Forcat policore të Omanit nuk gjetën asgjë të pazakontë rreth vdekjes. Sidoqoftë, shkaku i vdekjes s’është bërë ende publik. Por, sidoqoftë, në një deklaratë për mediat, familja tha se Avicii donte paqe dhe nuk mund të vazhdonte më kështu. “E mundonin shumë mendimet për jetën, kuptimin e saj, lumturinë.”Varrezat Skogskyrkogården ndodhen në jug të Stokholmit dhe mbrohen nga Unesco si sit me trashëgimi botërore. Gjithashtu, Greta Garbo është varrosur aty.Avicii vuante nga pankreatiti akut, shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Pasi hoqi tëmthin dhe apendiksin, Avicii u tërhoq nga muzika për t’u ku..

Read More »

Rrogat e Kryeministrave të rajonit, Rama i dyti në listë

Gjykata Kushtetuese, vendosi dje në favor të Ramush Haradinajt për rritjen të pagave. Me të marr detyrën e tij, Haradinaj mori vendim që të rriste pagën e tij. Ai vetës ia bëri pagën 2950 euro.Por a e dini sa paguhen kryeministrat e rajonit? Një statistikë që e ka bërë publike Lëvizja Vetëvendosje shikojmë detajet.Sipas të dhënave të paraqitura nga VV, del se: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pagën 1700 euro, Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë, ka pagën 1300 euro, Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës 2950 euro, Dusko Markovic, kryeministër i Malit të Zi, ka pagën 1130 euro dhe Ana Brnabic, kryeministre e Serbisë, ka pagën 1000 euro.

Read More »

“F*ck you”, Trump i përgjigjet fyerjeve të aktorit De Niro: Zgjohu o i grushtuar!

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur aktorit Robert De Niro, pas sharjes që ky i fundit i drejtoi nga foltorja e Tony Awars.Trump e quan De Niron një individ me koeficient të ulët inteligjence dhe një aktor që gjatë përvojës në filma ka marrë shumë grushta në kokë nga boksierë të vërtetë.“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij.Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi ai në “Twitter”.Trump gjeti kohën t’i përgjigjes De Niros pasi u kthye nga Singapori, ku zhvilloi takimin me liderin e Koresë së Veriut.Aktori fitues i “Oscar”-it, i njohur për opozitën që i bën shpesh presidentit amerikan, mbajti një fjalim para turmës në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha: “Para së gjithash, dua të them f.c..

Read More »

Rrini larg këtyre tre shenjave, janë partnerë xhelozë e toksikë

Jo të gjitha, por një pjesë e grave në një lidhje kanë qënë objekt i gënjeshtrave, tradhëtive, keqtrajtimeve ose të braktisura nga partneri i tyre.Ndërsa disa të tjera kanë luftuar, por në fund e kanë lënë lidhjen mbytëse, ose e kanë patur të vështirë t’i mbijetojnë furtunës. Astrologjia shpjegon se disa shenja e kanë të veshtirë të ecin në një lidhje për faj te problemeve që ata kanë me personalitetin e tyre, por cilët janë ata:Peshqit: Në një mënyrë ose në një tjetër, Peshqit gjenden të bllokuar në lidhje toksike me rezultate të tmerrshme. Ndërkohë që përpiqen të drejtojnë gishtin duke nxjerrë difekte tek partneri i tyre, me shumë vështirësi kanë kohë të shikojnë gabimet e tyre. Edhe pse prezantohen si më të ëmblit në një lidhje, për shumë pak kohë arrijnë ta shkatërrojnë atë sepse nuk u pelqejnë gjërat konstante. Kanë zgjedhur të drejtojnë lidhjet e tyre sipas pritshmërive të tyre dhe kur ato nuk kanë rezultatet e duhura, fillojnë problemet. E mbysin në heshtje të gjithë dashuri..

Read More »

Euro sërish në pikiatë, luhatje edhe monedhat e tjera

Në tregun valutor vendas, euro blihet me 126 lekë dhe shitet me 127.20 lekë. Euro ka vijuar në rënie nga nivelet e larta prej 129.20 lekë dy ditë më parë.Dollari amerikan blihet sot me 107.10 lekë dhe shitet me 108.30 lekë. Parashikohet luhatshmëri, dhe rënie drejt nivelit të 106.50 lekë.Paundi britanik sot blihet me 143 lekë dhe shitet me 144.50 lekë. Pritet luhatshmëri edhe në tregun e paundit britanik.Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

Read More »

I gjithë fshati ngrihet në këmbë: Gratë i duam topless në pishinë

Gratë në një fshat pranë Barcelonës kanë votuar për të dalë topless në pishinat publike.Rezultati i votimit në L’Ametlla del Valles, ku morën pjesë 379 gra shkoi 61% për larjen topless dhe 39% kundër saj.Autoriteti lokal katalanas organizoi votimin, rezultati i të cilit është ligjërisht i detyrueshëm për gratë e moshës 16 vjeç e lart.Gratë kërkuan votimin pasi policia urdhëroi dy gra në një pishinë vitin e kaluar që të vishnin bikinit. Një kujdestar plazhi i kishte raportuar në polici. Rasti nxiti protesta nga fshatarët që mbështetnin gratë.Fshati i 8,000 banorëve është 35 km (22 milje) në veri të Barcelonës.

Read More »

10 rregulla të arta për kujdesin e lëkurës në verë

Shumë nga problemet e lëkurës shkaktohen nga dëmtimi i rrezeve ultraviolet A dhe B. Dehidratimi i lëkurës, plakja, shfaqja e rrudhave vijnë si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell!Nëse nuk do të aplikoni rregullisht një krem mbrojtës (minimuni me faktor 30) atëherë ju po përshpejtoni procesin e plakjes automatikisht! Lëkura ka nevoje për përkujdesje të veçantë sidomos gjatë muajve të verës e zona e fytyrës është ajo që konsiderohet nga dermatologët si më e ndjeshmja për shkak edhe të ekspozimit më të madh, shkruan Living.1.Hidhni poshtë të gjitha produktet e skaduara të kujdesit për lëkurën ose ato të cilat nuk i përdorni2.Në mëngjes mjafton ta shpëlani me ujë lëkurën, pasi veç yndyrës së tepërt nuk keni asnjë papastërti për të larë ! (gjithmonë nëse e keni pastruar lëkurën në darkë).3.Pas larjes me ujë, mos harroni të aplikoni kremin kundër diellit 30 minuta para se të dilni nga shtëpia ! Pasi lëkura ta ketë përthithur , mund të aplikoni dhe makeup. Produktet zgjidhini “jo ..

Read More »

Parashikimi i motit, e mërkurë 13 qershor 2018

Paraditja e kësaj të mërkure do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin.Sipas MeteoAlb, pasditja sjell fuqizim të përkohësisht të vranësirave, kryesisht në zonat malore, ku priten shira të izoluar.Mbrëmja dhe orët e natës paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore.Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi.

Read More »

Përfundon “përralla”, futbollisti i njohur i jep fund martesës

Një krizë e gjatë e shkaktuar nga keqkuptime të vazhdueshme, ka çuar në divorcin mes futbollistit italian Alessandro Del Piero dhe bashkëshortes së tij Sonia Amoruso.Çifti nuk shihet bashkë prej shumë kohësh dhe mediat italiane shkruajnë se tashmë ndarja është përfundimtare.Ndërsa historia e tyre e dashurisë cilësohej si përrallash, duket se as ajo nuk i ka rezistuar kohës.Familja jeton në Los Angeles, por kur kthehen në Itali, ai shkon në Milano dhe ajo në Torino.Pas 19 vitesh bashkë dhe tre fëmijëve, Alex dhe Sonia nuk i sheshuan dot mosmarrëveshjet mes tyre.Ish-kampioni i Juventus pasi jetoi në Australi dhe Indi, u transferua me familjen në Los Angeles.1 nga 10

Read More »

Pse veshja e këpucëve pa çorape është rrezik për shëndetin

Hulumtuesit shkencorë tregojnë se ka pasur një shtim të rasteve me infeksione fungale tek të rinjtë për shkak të trendit veshjes së këpucëve pa çorape.Podiatristja Ema Stefenson, tregon se po sheh gjithnjë e më shumë djem të rinj të moshës 18-25-vjeç me probleme që lidhen me trendin e veshjeve të këpucëve pa çorapë. Ky trend është shumë i përhapur tek të famshmit në tapetin e kuq.Është një trend i përhapur në pasarela dhe në revistat e modës, ku shihen modelet dhe trajnerët të veshin këpucë të tipit “brogues” pa çorape. Tinie Tempah ka fituar çmim për stilin e tij dhe shpeshherë shihet në rreshtin e parë në Javën e Modës në Londër.Sipas Ema Stefenson, këmbët tona nxjerrin mesatarisht një gotë me djers gjatë ditës. Lagështia dhe ngrohtësia e tepërt sjell në infeksione fungale krahasuar më këmbët e një atleti. Sipas Emës, pasojat janë shumë të pakëndshme.”Një nga incidentet që kam parë tek një 19-vjeçar i cili punonte në një lavash makinash, kishte këmbë të djersitura dhe të rrud..

Read More »

Horoskopi, e mërkurë 13 qershor 2018

DashiDitë shumë e këndshme për t’u jetuar kjo e sotmja. Do ndiheni për mrekulli në krahët e atij që dashuroni dhe do ndiheni gati të filloni një lidhje më të qëndrueshme.DemiPozicionimi i mirë i planetëve do iu sjellë më shumë qëndrueshmëri në çift sot. Askush nuk do mundet dot ta turbullojë atmosferën e ngrohtë që është krijuar. Në planin financiar nuk duhet të bëni shpenzime marramendëse.BinjakëtMarrëdhënia në çift do konsolidohet edhe më tepër sot. Do flisni hapur me atë që keni në krah dhe do sqaroni edhe disa detaje që më parë i kishit lënë pezull. Financat nuk do jene aspak te këqija megjithatë duhet te vazhdoni te shpenzoni me kujdes .GaforrjaKlima në jetën e çifteve do jetë e ngrohtë sot. Sistemi yjor do ndikojë pozitivisht dhe pasioni do rindizet shumë shpejt. Në planin financiar nuk duhet të merrni vendime impulsive sepse do pendoheni shpejt. Reflektoni me kujdes!LuaniDo ndiheni rehat pranë atij që dashuroni dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesant..

Read More »